Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Ju trazovaçët që na prishni rehatinë

JU TRAZOVAQËT QË NA PRISHNI RAHATINE

Prap po ju drejtohem hapur, juve trazovaqëve, që kur e kur na prishni rahatinë, na trazoni punët edhe atëherë, kur neve na duket, se i kemi qitur ato në rrugë të mbarë. Ju trazovaqët, që keni marr mësime nga e kaluara e juaj kombëtare e historia e popullit tuaj dhe vazhdimisht kërkoni ta jetësoni aspiratën tuaj historike e kombëtare. Ju trazovaqët, që nuk hiqni dorë, dhe nuk ndryshoni në kërkesat tuaja, të cilat përherë, neve që kemi shkathtësi tjetërsimi dhe i përshtatemi çdo kohe, ambienti e klime, na pengoni në trasformimet e nevojshme të cilat na duhet t’i pësojmë, ashtu siç e lyp rendi e kuvendi. Mos harroni, se kur na duheni edhe ju, ne bëhemi  edhe me ju plangprishësitë tanë të dikurshëm. Ama, vetëm kur për këtë e kemi interesin tonë.  Duhet ditur se, ne jemi ata, të cilët bashkëjetesën e krijuam edhe me”dreqin e zi” në troje tona stërgjyshore.  Ne fatin e lidhëm me barbarët mesjetar, duke respektuar ujkun për qengj, të cilëve ju pranuam sundimin me hu e litar mbi kurrizin e popullit tonë, duke treguar për këtë dëgjueshmëri e besnikëri qeni. Ne pajtohemi edhe me forcën e dreqit, po mos të ishit ju trazovaqët, ne do të jetonim nën hije-sofër të dhunës mesjetare. Sepse, ne e quajmëv për vëlla e për atdhe, vetëm ate, që na ushqen dhe ku jetojmë urrtë, but e mirë. Kështu, ndryshojmë, jemi kreativ, krijuam vëllazërim-bashkimin,.dhe u edukuam në frymë të patriotizmit socialit jugosllav, duke u formuar personalitete të gjithanëshme me plotë zbraztësira e ngathtësi për jetën. Dolem qenie të gjalla, pa ndjenja kombëtare e fetare, të pa aftë e pa  gjak për jetën.

Gjitha këto mekullira “përparimtare”, ju planprishësitë, ju trazovaqët, gjithmonë këni tentuar, me veprime të organizuara edhe ilegale të na pengoni, Kështu, keni vepruar, që nga LNÇ-ja e 1941-45. Ju punëprishësitë grindavec të sojit të Shaban Polluzhës,  Gjon Serreqit, Adem Gllavicës e të tjerëve si këta. Edhe para kohës së tyre që tentuan të na ndanin nga PKJ dhe e ndihmës së pakursyer e përkrahjes atërore të lindjes e nënës Rusi. Ju trazovaqët, që dualët para forcës së madhe të ushtrisë së kuqe.  Ju prishësitë e rahatisë së popullit të vëllazëruar, prishësit e rahatisë edhe pasluftes “çlirimtare”. Juve ju denoi  gjyqi i “popullit” në Prizren, ku ju dha denimit meritor në emër të “popullit”, Juve trazovaqëve të papërmirësuar, që ju printe Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Kadri Halimi, Ali Aliu e ju udhëzonte Ismail Domoshi e të tjerë të përcaktuar e këmbëngulës për  rezistencë ndaj udhëheqjes së “popullit” dhe, pabindëshmërisë ndja LKJ. Ju mbajtëm në biruca  edhe 10, 20 e 28 vjet me qëllim të ndryshimit, përmirësimit e pendimit pozitiv ndaj “socializimit”,që t’I  ktheheni bashkëjetesës. Prapë mbetët në bindjet tuaja marramendëse të “gabuara”që na shqetësojnë se, ate që menduat ju atëherë, sot na doli kërkesë e natyrshme dhe e drejtë kombëtare e njerëzore. Ndërsa, tash në kohën tonë, kur po flasim e po shkruajmë, është bërë realitet I pranueshëm botërisht. Por ama, tash kërkojmë të na jepni hise edhe neve, që sado pak, edhe pse nuk na përfillnit, ne ju kemi “toleruar”, apo nga ju nuk kishim guxim të reagojmë siç kërkonte “padroni-partia”. Apo sado pak, edhe ne punuam e patëm “vullnet” për këtë. Edhe pse ju trazovaqët, na prishët punën edhe atëherë, kur nga përpjekjet tona, për të mirën e bashkëjetesës, na dhimbëte zemra e koka. Ju na prishët punë, edhe kur mori turr e vrap përparimi i motivuar nga Kushtetuta më përparimtare e më humane në botë, për të cilën, siç thot popullit ”rri shtrembër e fol  drejt”, ju trazovaqët na e nxorret edhe atë Kushtetutë me demonstratat e 1968, ashtu siç nxorrët flamuri kombëtar dhe universitetin. Kjo Kushtetutë e përsosur në botë-lindje, që vetëm “‘neve na ra hise”, na siguroi “udhëheqqja e popullit” që dhe sot, kur nuk I sheh askush, nga  pak rrahin gjokës për ngadhnjim kombëtar, he pirolla ju qoftë, e aferim që na mëshiroj me lindjen e nuk na lejoi të ngelim  aty ku ishim gjithmonë me përendimin.

Ju trazovaqët, prishësitë e rahatisë, që nuk ju nënshtruat atyre që  donin t’ju frigësonin, e të ju detyronin që të qetësoheni, ju prishët rahatinë e atyre, që ju tregonin “birën e miut”, ju hajnitë e pulave, që nuk ju njihte as lagjja e juaj. Ju trazovaqët kryeneq që, ju tërhoqëm vërejtjen parreshtur, që nga 1945,1968, 1975, 1979  e 1981 e sa e sa herë para 1945-së,por edhe tash, viteve të fundit; Të dëgjoni e kuptoni që, të hiqni dorë nga veprimet e papërmbajtura që prishin rahatinë tone. Të bini në rrugën e “zotit e të popullit”, që të tërhiqeni nga kërkesat tuaja. T’i nënshtroheni kohës dhe ligjit të durimit për qëndrimet tuaja lidhur me zbatimin e jetësimin  e qeverisë dhe shtetit tuaj neutral dhe të pavarur.

Mos harroni! Ju trazovaqët, rradhazi kështu keqvepruat më 1963, kur na sollët në dyshim besnikrinë tonë ndaj “Shokut tito”.  Populli sërbë atëherë u hamend ndaj bindjeve  dhe përcaktimeve tona. Ju trazovaqët, shkaktuat këtë huti. Nuk u qetësuat as në vlugun e lulëzimit të bahkëjetesës sonë, kur shiheshin edhe ndjenjat tona kombëtare e fetare, kur ngriteshin në maje të majes së proletariatit. Kur nuk dallonim as ngjyrë, as komb, as fe e atdhe. Por, ndaheshim me mur kinez me vëlla. Ju kujdestarët e ndërgjegjes kombëtare, moralit kombëtar të tejshkuar që, ishte shpallur i panevojshme më 1975 e 1979. Na e prishët rahatinë përseri. Ju trazovaqët që nuk ndërruat kurrë, edhe kur me ju luftonim, ju përherë shtoheshit e zgjeroheshit, sa më 1981 na dualët doresh krejtësisht, dhe  na e luajt themelet e “shtëpisë së madhe”, na futët thikën mes popujve të ‘vëllazëruar”. na e morët popullin shqiptar tërsisht, hapët rrugë për forma dhe përmbajtje të reja demokratike e  kombëtare. Ju trazovaqëtr, prishësit e punëve e rahatisë, e na latë “me gishta në gojë” e të frigësuar  të shikojmë  nga birucat, skenat që zhvilloheshin më 1988,1989 e 1990, kur rrënohej “jugoslalvia jonë” e dashur para syve tanë të cilën vet me përpjekje e mund, bashkë e patëm krijua-r-t-,edhe me ju të pabinduerit. Ju të pabindurit krijuat edhe organizma politike e Lëvizje kombëtare. Çdo veprimtari e juaja ishte mbështetur në aspirate e kërkesa të arsyeshme njerëzore, historike e kombëtare. Ju trazovaqët që, as sot nuk po prani së këmbëngurit që, tek ne e mbi populli tonë, të mos thehen parimet univerzale të të drejtave ndërkombëtare të popujve, në mbështetje të konventave, tashmë të njohur dhe të aplikueshme, për vetëvendosje të drejtave dhe lirive të popujve.

Ju trazovaqët, prishësitë e rahatisë, durimit pakufi, që veproni në interes të popullit tuaj, aspiratës kombëtare, me sinqeritet e fjalë të dhënë, që punoni me korrektësi e vendosshmëri, që toleroni me pakufi. Kur është në pyetje interesi kombëtar, përbini edhe atë që nuk përbihet,kur është në pyetje çëstja e madhe e kauzës kombëtare, falni edhe atë që nuk falet, vetëm për idealin e shejt të atdheut dhe popullit. Të gjitha këto, ju I bëni, vetëm për hirë të unitetit, aspiratës dhe përkushtimit kombëtare. Pavarësisht syimeve të nënçmimit, etiketimit dhe inskenimeve që ju i vëreni me kohë dhe mirë i studioni. Ndaj jush kështu është vepruar ndër mote e sisteme të kaluara, dhe ka gjasë, të transformuariit që, kanë ndërruar vetëm këmishat, të veprojnë po me atë metodë, edhe në këto mote të ngrohtaa të integrimeve demokratike sot.

  • U shkrua 28 maj 1996,po ato ditë u botua në “Bujku” dhe në  “Zëri i Kosovës” – organ i LPK – së