Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve, Lufta jonë Çlirimtare dhe përkdhelja e Serbisë nga bota e “civilizuar”
Prishtinë, më 15 janar 2021
Serbia bëri krime te tmerrshme lufte dhe krime kunder njerezimit ne Kosove. Serbia kreu masakra e gjenocid ndaj popullit shqiptar. Serbia beri edhe holokaust ne Kosoven shqiptare, duke vrare shqiptarë te pafajshem e duke ua djegur kufomat… Keto i pa e gjithe bota. Keto i incizoi, i fotografoi dhe i regjistroi gjithe bota. Keto jane deshmuar e sterdeshmuar… Megjithate, pas Luftes shqiptaro-serbe (teper e pabarabarte) Serbia po perkdhelet e po shperblehet, kurse shqiptaret liridashes po persekutohen, po arrestohen e po denohen per “krime lufte e krime kunder n jerezimit”!! Per ta finalizuar persekutimin dhe denimin e liridashesve dhe te Luftes sone Çlirimtare u krijua edhe nje gjykate speciale!! Per çka? Per ta denuar popullin shqiptar, qe guxoi t’i kundervihej me arme Serbise neofashiste pushtuese. Per ta denuar Luften tone çlirimtare dhe kembenguljen e nje populli per te jetuar plotesisht i pavarur dhe i lire nga Serbia!!! Tmerresisht antihistorike, antinjerezore dhe anticivilizuese nga nje bote e “civilizuar”!
Ne kete bote te padrejte nuk respektohet viktima, por krimineli! Ne kete bote nuk ka te drejte i drejti, por i forti! Ne kete shoqeri njerezore nuk ka te drejte i pushtuari, por pushtuesi! Prandaj, shqiptaret nuk do te duhej te shpenzonin energjite e tyre, duke kerkuar te fitojne statusin e viktimes nga gjenocidi i Serbise, por do te duhej me te gjitha fuqite e mendjes, te shpirtit dhe me te gjitha fuqite materiale te perqendrohen dhe te angazhohen per t’u fuqizuar e per t’u bashkuar ne nje shtet… Vetem kur te jemi te fuqishem (faktor e aktor…) ne Iliri, bota do te kujtohet e do ta “njoh” gjenocidin qe Serbia ka kryer ne Kosove e me gjere ndaj popullit shqiptar, jo vetem ne luften e fundit… (XH. Gj.)
add a comment