KISHA T’I LUTET ZOTIT!
Kisha katolike paska hequr veladonin fetar dhe qenka veshur me kostumin e ekstremit të djathtë, siç ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore!!… Italiani Angelo Massafra, në emër të kishës katolike në Republikën e Shqipërisë, paska shkruar e paska paraqitur kërkesat për ndalimin e filmave shqiptarë, të simbolikave dhe të figurave (fotove, simboleve, emrave…) që kishin organizuar dhe drejtuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe që kishin udhëhequr shtetin dhe kombin shqiptar gati gjysmë shekulli!!
A ka kush që nuk ka dëgjuar për inkuizicionin shekullor të kësaj kishe?!! A k kush që nuk e di se kjo kish dhe kleri i saj (kreu po se po…) ishin në anën e forcave më të errëta në mesjetë dhe gjatë Luftës sê Dytë Botërore? Vështirë të gjendet ideologji a sistem tjetër që ka bërë krime më të mëdha ndaj njerëzve të pafajshëm (“heretikëve”) gjatë shumë shekujve…
Angelo Massafra dhe kleri katolikë do të bënin mirë të luteshin për shpirtin e atyre qindra mijëra viktimave të inkuizicionit dhe t’u kërkonin falje pasardhësve të tyre… Kisha katolike do të bënte mirë të distancohejë nga ideologjia fashiste dhe të dënonte bashkëpunimin me te…
Mbi të gjitha, kisha dhe kleri do të bënin mirë të mos i fusnin hundët në çështje politike e shtetërore të kombeve, por të merren me punët e tyre fetare…
Republika e Shqipërisë dhe kombi shqiptar i ka institucionet dhe përfaqësuesit e tij dhe nuk ka nevojē për “rekomandimet” e kishës e të klerit të huaj: italian, grek, turk… Shteti shqiptar duhet t’ua heq të drejtën të huajve të predikojnë fenë në tokën shqiptare ose të jenē pjesë e klerit që predikon për shqiptarët…
Kryetari i Republikës dhe institucionet shtetërore duhet të mbajnë qëndrim të prerë dhe t’ia tregojnë vendin kishës dhe çdo religjioni që përdoret (siç po përdoren!) për propagandë dhe fushatë antishqiptare.
Kombi shqiptar nuk ka nevojē as për kishë dhe as për xhami që i mohon gjuhën, kulturën, artin, historinë dhe Luftën e tij Çlirimtare – Antipushtuese dhe Antifashiste – figurat kombëtare…
Rreshtimi i kishës ose i islamit në krah të ideologjive të djathta ekstreme, që kishin shkaktuar kasaphanën e madhe dhe që po shkaktojnë krime pa fund në botë do të duhejë të përbënte shqetësim për shoqërinë shqiptare, për inteligjencinë e saj!… Besimtarët do të duhejë të ishin distancuar nga ata që bëjnë fushatë antishqiptare në emër të kishës së tyre…
Kërkesat e kishës katolike (Angelos) vijnë fill pas librit të “ideologut” të kolaboracionistëve me nazifazhizmin pushtues, Uran Butkës, për “luftën civile” në truallin shqiptar!! Edhe koketimi i Kryeministrit Rama me këtë ideologji kolaboracioniste të ekstremit të djathtë duhet të kishte marrë fund…
add a comment