FILISTINËT / “PALESTINEZËT”?
Filistejtë ishin një popull që pushtuan një pjesë jugperëndimore, midis Detit Mesdhe dhe lumit Jordan. Emri “Filistin” / “Palestinë” vjen nga emërtimi që kanë përdor Romakët për provinca romake që shtriheshin në hapësirë gjegografike që banoheshin nga fiset filistine të Anikitetin të hershëm (më shumë se 1000 vjet para Erës sonë). Atëherë në hebraisht quheshin פְלֶשֶׁת / Pleshet. Nga britanikët u mor emërtimi romak, për territorin e mandatuar pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Tashmë po ndërmerreshin përpjekjet e para “kombëtare” për pavarësinë e rajonit, i cili atëherë ishte nën sundimin osman. Fillimisht ndodhën nga hebrenjtë në fund të shekullit të 19-të dhe nga pala “palestineze” në fillim të shekullit të 20-të.
Filistejtë u shfaqën për herë të parë në “shkrimet e shenjta” në Tabelën e Popujve, një listë e themeluesve patriarkalë të shtatëdhjetë popujve të ardhur nga Nou (Zanafilla 10:14).
Mendohet se filistinët e kanë origjinën në Caphtor, emri hebraik për ishullin e Kretës dhe gjithë rajonin e Egjeut (Amosi 9:7; Jeremia 47:4)]. Për arsye të panjohura, ata migruan nga ai rajon në bregdetin e Mesdheut afër Gazës. Për shkak të historisë së tyre detare, filistinët shpesh lidhen me “popujt e detit”. Bibla shënon se filistinët kishin kontakte me Abrahamin dhe Isakun, duke filluar nga viti 2000 para Krishtit. (Zanafilla 21:32, 34; 26:1, 8.)
Pas përfshirjes së Isakut me filistinët (Zanafilla 26:18), ata përmenden edhe në librin e Eksodit, pak pasi izraelitët kaluan Detin e Kuq: “Dhe Isaku gërmoi përsëri puset e ujit që ishin hapur në ditët e Abrahami, ati i tij, dhe të cilin Filistejtë e kishin ndaluar pas vdekjes së Abrahamit; dhe ai u vuri atyre emrat që u kishte vënë babai i tij” (Eksodi 13:17).
Nëpër rajonin e Filistejve kalonte një rrugë, e njohur më vonë si Via Maris ose “rruga e detit”, një nga tre rrugët kryesore tregtare në Izraelin e lashtë. Ajo rrugë bregdetare lidhte deltën e Nilit me tokën e Kanaanit, Sirinë, madje edhe më gjerë, rajonin e Mesopotamisë në Azinë Jugperëndimore.
Testamenti i Vjetër (pjesë e Biblës) tregon se, rreth shekullit të 13 para Erës së re, gjatë kohës së Samuelit dhe Samsonit, filistinët u zhvendosën në brendësi të vendit nga bregu i rajonit të Kanaanit. Atje, ata kishin ndërtuar qytetërimin e tyre kryesisht në pesë qytete: Gaza, Ashdod, Ashkalon, Gath, Ekron (Jozueu 13:3). Secili prej këtyre qyteteve drejtohej nga një “mbret” ose “zot” (nga fjala hebraike seren, e përkthyer gjithashtu si “tiran”). Këta mbretër, me sa duket formuan një koalicion të barabartësh. Çdo mbret kishte kontroll të pavarur të qytetit të tij, por ata vepronin së bashku në kohë emergjence kombëtare (Gjyqtarët 16:5).
Që në fillim, filistinët ishin bërë aleatë me armiqtë e popullit të Izraelit. Ata luajtën një rol vendimtar në jetën e Samsonit (Gjyqtarët 13:1; 14:1), Samuelit (1 Samuelit 4:1), Saulit (1. Samueli 13:4) dhe Davidi (1 Samuelit 17:23).
Filistejtë ishin të njohur për përdorimin inovativ të hekurit, i cili ishte më i fortë se bronzi i përdorur nga izraelitët për armë dhe mjete. Edhe në kohën e Saulit (1050 – 1010 p.E.s.), izraelitët u detyruan të vareshin nga filistinët për të mprehur ose riparuar veglat e tyre prej hekuri (1 Samuelit 13:19-21). Me armatimin e tyre më të avancuar dhe politikën ushtarake agresive, filistinët penguan vazhdimisht zhvillimin e Izraelit si komb. Për gati 200 vjet, filistinët sulmuan dhe shtypën izraelitët, shpesh duke pushtuar territorin e tyre. Bijtë e Izraelit nuk mund të përballeshin thjesht me fuqinë dërrmuese ushtarake të filistinëve. Kjo mori fund vetëm kur Samueli, dhe më vonë Davidi, ishin në gjendje të mposhtin filistinët. (1 Samuelit 7:12-14; 2 Samuelit 5:22-25).
Testameni i Vjetër tregon se filistinët adhuronin tre perëndi: Ashtorethin, Dagonin dhe Baal-Zebubin, secili prej të cilëve kishte vende të shenjta në qytete të ndryshme (Bibla, Testamenti i Vjetër, Gjyqtarët 16:23; 1 Samuelit 31:10; 2 Mbretërve 1:2). Zbulimet arkeologjike tregojnë se ushtarët filistinë mbanin në betejë figurina të perëndive të tyre (2 Samuelit 5:21). Me sa duket, ata ishin popull supersticioz, i cili respektonte fuqinë e Arkës së Besëlidhjes së Izraelit (1 Samuelit 5:1-12).
Filistejtë ishin të njohur për prodhimin dhe konsumimin e pijeve alkoolike, veçanërisht birrës. Rrënojat e lashta filistine përmbajnë fabrika të shumta birre dhe pika tregtimi verërash, si dhe tanke të panumërta dhe enë të tjera pijeje. Dasma e Samsonit, e regjistruar në Librin e Gjyqtarëve, tregon praktikën filistine të mbajtjes së ahengjeve njëjavore të pijes; fjala greke misteh, e përkthyer si “festë” në Gjyqtarët 14:10, do të thotë “festë alkoolike”.
Izraelitët shpesh i referoheshin filistinëve si «të parrethprerë» (Gjyqtarët 15:18; 1 Samuelit 14:6; 2 Samuelit 1:20), që në atë kohë do të thoshte «ata që nuk kanë marrëdhënie me Perëndinë». Ata nuk ishin populli i zgjedhur i Perëndisë dhe duhej të shmangeshin plotësisht, si një sëmundje ngjitëse.
Sot fjala “filistin” përdoret si epitet për një person të vrazhdë. Në të vërtetë, filistinët e historisë nuk ishin të pa kulture, por një popull detar i avancuar që, për disa breza, e gjetën veten vite përpara Izraelit.
Me përjashtim të kapitullit 47 të Jeremisë, ka shumë pak referenca profetike për filistinët. Më në fund, filistinët u asimiluan në kulturën e kananitëve. Ata u zhdukën nga tregimet dhe historia biblike, duke lënë pas emrin “Palestinë” si dëshmi të ekzistencës së tyre.
Shumica e hebrenjve u dëbuan nga romakët pas revoltave të shekujve 1 dhe 2 pas E.s. Në vitin 637 Palestina, siç quhej nga romakët, u pushtua nga arabët, me origjinë nga ai që ne sot e quajmë Gadishulli Arabik, dhe që atëherë ishte pjesë e subjekteve të ndryshme politike (Kalifati Islamik, Perandoria Osmane, Perandoria Britanike), pa qenë kurrë autonome ose e pavarur.
Pra, si u krijua populli palestinez? Palestinezët janë pjesë e banorëve të “Palestinës”, të cilët u arabizuan pas pushtimit në vitin 637 nga arabët mohamedanë. Disa autorë e kanë kërkuar origjinën e “palestinezëve” rreth shekullit të nëntëmbëdhjetë ose në shekujt e mëparshëm, por identiteti politik “palestinez” u fomua në shekullin e njëzetë.
[N. Loka, FB., 02.11.2023]
add a comment