Lëvizja\UÇK

Emrush Xhemajli: Fjala e mbajtur në mbledhjen komemorative për Veteranin e Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare

EMRUSH XHEMAJLI:

FJALE NË TUBIMIN MORTOR PËR PER VERIMTARIN DHE PJESTARIN E UÇK-SË ILAZ BAJRAMI

E nderuara z. Minushe, Lulëzim, Sahadete, Mirvete, Valdete, Mifail, Besim, Zeqirjah, vëlla Abaz, motër Qibrie dhe nipa e mbesa të bacës Ilaz. shokë, miqë, dashamirë! I nderuar Kryetar i Shoqërisë Lëvizja, shoku Xhevat Bislimi, i nderuar përfaqësues i Komunës, deputetë e përfaqësues të popullit e të shtetit!

Jemi tubuar me rastin e ndarjes nga jeta, para dy dite, më 28 qershor 2023 në Itali, rrugës duke shkuar në Zvicër, të veprimtarit të shquar të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarit për çlirim e bashkim kombëtar, Ilaz Bajramin, Ilaz Kosvës, Ilaz Shqpërisë, nga Devaja e Vitisë.

Ilaz Bajrami u lind më 3 Qershor 1943. Kosova po kalonte ditë të vështira të okupimit nazifashist. Pasoi vendosja e pushteti okupues jugosllav më 1945 dhe gjendja e rëndë ekonomike e sociale në viset shëiptare nën Jugosllavi. Valët e jetës së vështirë Ilaz Bajramin e detyruan të zëjë punë në Republikat e Jugosllavisë. Nga viti 1960 deri në vitin 1969 punoi si udhëheqës grupi në ndërtimtari në Beograd. i etur për mësim edhepse në kushteve të vështira, edhe pse me ndërprerje, ai kreu shkollen 8 vjecare, 4 vjet në Kosovë dhe 4 në Beograd. Ndërsa në vitin 1969 mbaron vijoi mësimin profesional për murator.

Më 5 janar 1970 udhton në Austri ku qëndron 5 vjet. Gjat kësaj kohe sëmuret dhe qëndron në spitalet austriake për shërimin e mushkërive. Pas shërimit përsëri mësyn gurbetin. Kësaj radhe në Zvicër, Gjenevë. Aty zuri punë, por gjeti edhe shokë me të njejtat halle jetësore e ideale të përbashkëta për daljen nga robëria. Gjatë rinisë së hershme dhe qëndrimit në Vojvodinë e Serbi, sidomos në  Beograd ai kishte përjetuar poshtërim dhe fyerje shoviniste. Ishte mbushur me urrejtje për armikut dhe kishte ardhë në përfundim se dalja nga gjendja e robërisë mund të bëhej vetëm me bashkimin e vepritmarisë me ata që janë të gatshëm të japin veten për liri. Kryengritjen e vitit 1981  në Kosovë Ilaz Bajrami e priti me shpresë e besim se po vijnë ditë të mira për Kosocvën. Ai po kërkonte si të përkrahte demonstata që shpërthyen. Përmes organizimit që bënte Kadri Zeka Ilaz Bajrami u angazhua në lëvizjen clirimtare që nga viti 1981. Ai fillimisht ishte propagandues dhe mobiliuzues per demonstata të shqiptarëve për Republikë. Dhe vetë mirrte pjesë kudo që ato mbaheshin në Zvicër e jashtë saj. Për herë të parë Kadri Zekën e takoi në demonstratrën e Bernës të vitit 1981 në mbështetje të kryengritjes në Kosovë. Goditje e madhe për te ishte vrasja e Jusufit Kadriun e Bardhoshit me të cilët ishte njohur në demonstrate. Por, sic thoshte baca Ilaz : “Ideali dhe shembulli i shokëve na jepte forcë”.

Në vitin 1982 Ilaz Bajrami merr literaturë atdhetare nga Perendimi dhe e fut në Kosovë dhe ua sjell shokëve. Por edhe pushtuesi nuk kishte ndejtur. Me të dëgjuar se Ilazi ishte kthyer, i shkon në shtëpi në Devajë. Fatmirsisht aty nuk ishte qëlluar dhe arratiset në Zvicër. Qëndrimin larg vendit e përjetonte rëndë: “… Kosovën vetëm e ëndërroj por nuk e shoh dot dhe të dini se, të vemin ngushëllim e gjej në aktivitet, andaj gjatë tërë kësja kohe jam angazhuar të kontribuoj për clirimin e saj…” do të thoshte ndër të tjera Ilaz Barjrami në një intervisë dhëne revistës “Rruga Jonë” që botohej në Lion të Francës.

Banesa e Ilaz Bajrmanit në Gjenevë ishte një vend i njohur ku priteshin e përcilleshin veprimtarët për Republikë. Në vitin 1981 1985 bashkëveproi për oranizimin dhe mobilizimin e kurbetcarëve për demonstrate e tubime, për përhapjen e ideve liridashëse e clirimtare me veprimtarët: Jup Ahmeti, Kadri Abdullahu, Ibrahim Kelmendi, Shyqeri Koreqi, Ademin, Selmanin, Jonuz Salihu, Qmail Salihu, Ismet Rashitin, Sami Kurteshin, Milaim Zeka, Rashit Rashiti. Poashtu ai gjatë asaj kohe u njoht me Xhafer Shatrin Hasan Malen e Saime Isufin.

Në vitin 1983 Ilaz Bajrmani ishte për vizitë 15 ditore në RPS të Shqipërisë bashkë me 18 shokë ndër të cvilët Ilaz Krasniqi, Kadri Abdullahu, Isa Elshani, Rexhep Halimi, Adem Sadria, Shefqet Musliu, Shyqeri Koreqi, Januz Saliu, Latif Peërvetica etj. Kjo nuk ishte një vizitë e thjeshtë por një aktivitet që pati rol të madh në vepritmarinë e mëtejshme clirimtare të pjestarëve të grupit.

Ilaz Bajrami nga viti 1985 kaloi në një formë më të avacnuar të organizimit në rrjetin e Këshillave Popullore të LPK-së që ishin të organizuara kudo në botë ku kishte shqiptar. Ai ishte bashkëveprimtarë në Këshillin e Rrethit në Gjenevë bashkë me Basri Misini, Ismet Kadriun, Ramadan Avdiun, Xhemë Kelmendin, Ekerem Jasharin, Shani Gashin, Mehmet Rashitin, Kasum Veliun, Bajram Lokun.

Në vitin 1989 – 1991, aktiviteti i Ilaz Bajramit bëri që ai të zgjedhet kryetar i Këshillit të LPK-së në Gjenevë ku u shqua për bashkëpunim me shokë, vendosmëri në zbatimin e detyrave dhe vigjilencë në veprim.

Në  nëntor 1989, Ilaz Bajrami ishte një nga delegatët nga Gjeneva në mbledhjen e Dytë të përgjithshme të LPK-së e cila u mbajt në Zvicër dhe në të cilën ishte edhe Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e Arif Seferi dhe gjithë veprimtarët tjerë delegate të mbledhjes.

Ilaz Bajrami ishte në kontakt me anëtarët e Kryesisë e LPK-së, Kryetarin Fazli Veliu, me Emrush Xhemajlin, Gafurr Elshanin, Ali Ahmetin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Adem Grabovcin dhe gjithë të tjerë në Kryesi e Këshill të Pergjithshëm. Vecanërisht kontakti ishte i dendur kur LPK thirrte demonstata në Gjenevë, që Ishin të shpeshta e në të cilat Ilaz Bajrami lunate rol aktiv në organizim, mobilizim e përgatitje teknike.  Në demonstratën Dy javore të LPK-së që u mbajt në Gjenevë nga 19 maji deri më dy qershor 1990, demonstratën më të madhe që kan mbajtur ndonjëherë shqiptarët jashtë vnedit, Ilaz Bajrami bashkë me anëtarët e Këshillit të LPK-së në Gjenevë, sipas udhëzimeve të Kryesisë së LPK-së, gjatë gjithë kohës u morën me organizim, komunikim me autoritetet e Kantonit të Gjenevës, akomodim të demonstruesve që kalonin natën në Gjenevë, dhe shumë anë praktike që kërkonte një përqëndrim aqë i madh i njerëzve në një vend.

Ai njihej dhe ishte pjesëmarrës në takime me përfaësues shqiptar në Selinë e OKB-së në Gjenevë, Klimen, Kdri Cenkon e Alfred Papuciu.

Ilaz Bajrmai në shtator të vitit 1990 së bashku me Genc Pulahën dhe Xhavit Bajraktarin me detyrë të LPK-së i dorëzuan Televizionit në Tiranës materialin filmik me pamje nga helmimet e nxënësve në Kosovë nga pushtuesit serbë.

Në vitin 1996 Ilaz Bajrami priti në banesën e tij simbolin e rezistencës shqiptare Adem Demacin dhe veprimtarin Shaban Muja ku u bisedua për situatën në Kosovë në kohën e rritjes së aktivitetit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Formimin e UCK-së në vitin 1994 Ilaz Bajrami e pati pritur në gjendje gatishmërie për t’I shërbyer asaj. Në vitin 1997 kur u shperthyen depot e armatimeve në Republikën e Shqipërisë Ilaz Bajrami ishte me banin në shtëpinë e tij në  Tiranë. Në këtë kohë deri më 1999 shtëpia e Ilaz Bajramit ishte  bazë e ndërlidhjes së veprimtarëve të LPK-së dhe UCK-së. Nga ajo kohë ai Ishte aktiv në mobilizimin e luftëtarëve si dhe në grubmullimin e mjeteve financiare. Ndërsa edhe zyrtarisht Ilaz Bajrami u sistemua në Sektorin logjistik e financiar të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës me emërtimin e Gjeneral Jashar Salihut. Sipas vendinmit të Shtabit të Pergjithshëm të UCK-së të datës 22 janar 1999 dhe 18 shkurt 1999, nga koha kur Fondi i luftës “Vendlindja Thërret” filloi të administrohet direct nga UCK me crast gjithë struktura që ishte nën varësinë dreëjtuese të Jashar Salihut u shnërrua në pjesë të UCK-së.

Ilaz Bajrami në vitet ’80-ta dhe ’90-ta kishte kontakte të herëpashershme me Hysen Tërpezën, të cilit Ilaz Bajrmani shpesh i bënte konak në Gjenevë. Megjithëse nuk pajtoheshin për të kaluarën ata pajtoheshin për të ardhmën, për atë që ishte kryesorja, për clirimin e Kosovës me luftë të armatosur.

Sa ishte në Tiranë kishte kontakte të shpeshta me qytetarë e personalitete në Shqipëri dhe më së shpeshti me dramturgun e njohur Ruzhdi Pulahën.

Në të gjitha paraqitjet, në gjithë vepritmarinë, Ilaz Bajrami ishte një nga përfaqësuesit tipik i clirimtarëve nga radhët e klasës punëtore. Ai ishte i disiplinuar në detyrat që kishte, vullnetar e me bindje në realizimin e Programit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ishte vigjilent ndaj infiltrimit të UDB-së në radhët e bashkëatdhetarëve.

Ilaz Bajrami ishte bashkëshort i përkushtuar dhe baba i kujdesshëm. Në moshën e shtyrë dhe gjysh i dashur. Shoqëria “Lëvizja” humbi veprimtarin e saj të dalluar ndërsa populli unë luftëtarin e zjarrt për clirim e bashkim kombëtar.

Edhe një herë ngushllime të gjithëve.

Lavdi shembulltyrës dhe veprës së tij të paharruar!

30 Qershor 2023, Viti.