TË MBLEDHIM MENDJEN DHE KURRË TË MOS HARROJMËI!
Kosova nuk është çështje krahinore dhe rrjedhimisht nuk mund të jetë çështje e izoluar! Kosova është çështje shqiptare dhe çështje e shqiptarëve, jo vetēm në Iliri (Ballkan), por në mbarë botën.
Kosova e Shqipërisë aktualisht është hallka më e rëndësishme e çështjes shqiptare dhe zgjidhjes së saj të plotë…
Kurrë nuk duhet ta heqim nga mendja se për mbrojtjen e Kosovës (në rast lufte) do të luftojnë e do të bien në fushën e betejës shqiptarët, askush tjetër. Dhe kjo është e kuptueshme. Pa qëndru e luftu vet nuk të ndihmon kush. Askush nuk vdes për tokën tënde!
A mund të gjeni ndonjë rast në historinë tonë që të ketë ardhur ndonjë ushtri e huaj me luftu dhe me u vra për tokat tona? Kurse për grabitjen dhe pushtimin e tokave tona s’ka mbetur ushtri pa ardhur në tokën e shqipeve!…
Edhe përpjekjet dhe Lufta Çlirimtare e UÇK-së në Kosovë dhe në viset e saj provuan se për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptarët vuajtën 666 shekuj burg, ranë me armë në dorë dhe u vranë e u masakruan dhjetra mijëra shqiptarë duarthatë! Mund të numrohen me gishta vullnetarët e huaj që erdhën, luftuan dhe ranë përkrah luftëtarëve tanë. Nderim dhe lavdi për Ta!
Ndryshe ka qenë puna me popullin tonë, me shqiptarët, që kanë luftuar, janë sakrifikuar dhe janë meritorë për krijimin e Turqisë moderne, për krijimin e Greqisë, për krijimin e Malit të Zi, për krijimin e Serbisë, të Rumanisë, etj., që u krijuan kryesisht në tokën ilire – arbërore – shqiptare!
Prandaj, mos humbni mendjen pas propagandës e luftës speciale që po bëjnë mercenarët, kosmopolitët e kolaboracionistët e pushtuesve të të gjitha kohërave për t’ua mbushur mendjen se liria na erdhi nga qielli (zoti!?) e nga të huajt!? Mos na raft me harru, thoshin pleqtë!
Larg qoftë lufta por, që ta mbajmë larg luftën duhet të jemi unik dhe të përgatitur për luftë. Petullat me ujë nuk bëhen, na thoshin nënat tona! Kush harron pëson! Popujt që harrojnë (si puna jonë!) pësojnë më shumë e më shpesh! Të mësohemi të mësojmë nga sukseset e jo nga pësimet! Në jetë të jetëve mirënjohje për miqtë që përkrahin dhe ndihmojnë të drejtën tonë për të jetuar edhe ne të lirë e të bashkuar në një shtet – një Shqipëri e nën hijen e Flamurit tonë kuqezi!
“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”, këndonte Poeti ynë Kombëtar, Naim Frashëri.
add a comment