Xhamizimi i Atdheut të shqipeve për qëllime antishqiptare
Mbishkrime dhe pllaka si kjo gjenë në të gjitha xhamitë e ndërtuara këto dy-tri dekadat e fundit në Atdheun e shqipeve! Kjo xhami është ngritur në zemër të Elbasanit, siç thuhet në pllakë, nga një familje e Kuvajtit! Kjo praktikë është kudo në tokat e Shqipërisë (andej dhe këndej Drinit)! Në Tiranë, në Shkup, në Prishtinë dhe në çdo qytet shqiptar (edhe në fshatra) janë ngritur xhami turko-arabe me projekte dhe fonde kryekëput turko-arabe sikur toka jonë shqiptare të ishte tokë pa zot! Fondacione, organizata dhe agjenci qeveritare e “joqeveritare”, kryesisht turke dhe arabe, kanë mbjellur vendin tonë me xhami e minare që përhapin dhe shtrijnë ndikimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit turko-arab në Atdheun tonë!! Xhamizimi i Atdheut të shqipeve qëllim themelor ka varfërimin, zbehjen dhe mposhtjen e ndërgjegjies kombëtare shqiptare dhe identitetin gjuhësor e kultutor shqiptar! Për këtë qëllim rekrutohet kleri, rekrutohen edhe “intelektualë”, tregtarë dhe njerëz të shtresave të ndryshme, duke i korruptuar me të gjitha mjetet dhe format që kanë shtetet që qëndrojnë prapa këtij projekti antishqiptar… Këto xhami turko-arabe, pa asnjë problem organizojnë edhe “mësime” për fëmijët dhe rininë tonë!!
Pa mendoni pak: A do të mundej një familje e pasur shqiptare, një fondacion a shoqatë ose një agjenci shtetërore e jona të ndërtonte një monument për Kryeheroin dhe Kryeprofetin tonë, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, ose monumente tjera shqiptare në Turqi, ku jetojnë miliona shqiptarë pa asnjë të drejtë kombëtare, në Kuvajt, në Arabinë Saudite, etj.?
Përfundimish xhamitë (edhe kishat) dhe religjionet në Atdheun tonë duhet të flasin shqip, të kenë fytyrë shqiptare dhe t’u shërbejnë vetëm shqiptarëve dhe zotit… Sepse, xhamitë dhe kishat (religjionet) në Atdheun tonë u shërbejnë të gjithëve, pos zotit dhe shqiptarëve!!…
add a comment