Portreti/intervista

Mathieu Aref (Arif Mati): Homazh aktores shqiptare me famë botërore Irini Leleku (Irini Papa)

Homazh Irini-t Leleku (Irini Pappa) ose Irène Papas !
Iríni Leleku (Ειρήνη Λελέκου) ose në emrin e martesës Irini Pappa (Ειρήνη Παππά) apo Irène Papas në gjuhën frenge dhe jo vetëm, lindi në 1926 ose 1929 dhe vdiq më 3 shtator 2022. E ema ishte nga Çameria dhe i ati nga Korinti në Peloponez dmth për mua njena çame tjetri arvanitas. Por sipas biografisë zyrtare ishte greke dhe sipas çfarë ka thënë në mediat ajo tha : nëna ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria dhe ndoshta jam gjysëm shqiptare. Dhe në një dëshmi tjetër ajo do të kishte thënë se « nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë se jam shqiptare ». Ja shkurtimisht çfarë dimë nga Irini (Irina/Irena, Irène) leleku (ndoshta sipas meje mund të jetë edhe « Lejleku »).
Por më e rëndësishmja dhe më madhështorja nuk është as emri, as vendlindja e saj, por fizionomia, morfologjia, karakteri, hija, klasi dhe aktrimi në skenë si aktore dhe tragjediane dhe gjithashtu repertori i saj ku interpretoi pjesët më të famshme të tragjedive të Antikitetit (Elektra, Ifigjenia, Trojanet…) si dhe Odisea ku luajti rolin e Pelelopës epirotja e shoqëruar në rolin e Uliksit nga aktori i madh shqiptar i Kosovës (Bekim Fehmiu), etj. E kthyer drejt Antikitetit ashtu siç ishte si dhe personazheve të lashta që mishëronte, mendoj se në zemrën e saj të thëllë diçka e papërcaktuar e shtyu drejt këtyre horizonteve të largëta : pa e ditur, pa e dashur u metamorfozua në një misionare të të parëve të saj. Lavdi dhe lamtumirë Ô shqiptare e madhe !