A DI KUSH ME SHPJEGU?
“Asociacioni/bashkësia nuk duhet të ketë kompetenca”, paska thënë Ambasadori i vendit të konsideruar, nga ne, si vendi më mik!! Kështu po thonë edhe “defatoret” e mediave dhe partive “kosovare”!
Atëherë, lum miku, pse duhet të ketë “asociacion” të posaçëm (territorial!) serb në Kosovën shqiptare?!! Pse ky “asociacion” serb u dashka të ketë një statut aq voluminoz, që definon deri në hollësi marrëdheniet e tij me Prishtinën (Republikën e Kosovës) dhe fushat ku ky “asociacion” është “kompetent”?!! Nëse, siç po thuhet, te njëjtat kompetenca i kanë komunat, atëherë pse u dashka “asociacioni”?! Apo për të krijuar entitetin serb, që po kërkon me këmbëngulje Serbia, si puna e gozhdës së Nasradinit? Një “asociacion” që financohet nga Serbia nuk është një “asociacion” pa kompetenca, Ambasador!! Ndryshe, ç’kuptim do të kishte një “asociacion” koti, pa kompetenca për Serbinë?! “Asociacione pa kompetenca” pakica serbe ka krijuar edhe deri tash dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore, e drejtë kushtetuese dhe ligjore për shtetasit e Kosovës pa dallim!! Edhe asociacioni i komunave është i themeluar për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës… Atëherë, si shpjegohet dhe si të kuptohet presioni, shantazhimi dhe dhuna e shfrenuar që po ushtrohet nga këto qendra e Fuqi të Mëdha mbi Kosovën e vogël për ta detyruar të krijojë një “asociacion pa kompetenca”, koti?!! Ose, nëse nuk keni shpjegim për këtë “asociacionin serb pa kompetenca”, atëherë, a mund të na thoni pse nuk mund ta ketë populli shqiptar në Kosovën Lindore një “asociacion pa kompetenca”, si ky që po kërkoni me forcë të themelohet në Kosovën shqiptare?!! Apo shqiptarët nuk janë “popull i zgjedhur”, kurse tokat e tyre përdoren edhe sot veç për “kusuritje”?!! Ju lutem pak konsideratë për popullin shqiptar dhe inteligjencën e tij, për Republikën e Kosovës!
add a comment