HILEJA E NJË EMËRTIMI
Që në emërtim kuptohet hileja e Evropës: ASOCIACION/BASHKËSI!! Asociacion t’i thonë politikanët dhe mediat e mercenarizuara shqiptare, sa për t’i genjyer bashkekombesit e tyre, kurse BASHKËSI (ZAJEDNICË) Serbia, që angazhohet me gjithë arsenalin e saj ekonomik, politik, diplomatik, propagandistik e diversionist (krahas armatosjes me armë ofanzive-sulmuese) për defunksionalizimin dhe zhbërjen e shkëputjes së Kosovës prej kthetrave të saj pushtuese e vrastare. Po të mos kishte hile do të quhej “asociacion”, sepse kjo fjalë nuk është as shqipe dhe as serbe… Kurse ky lloj dyemërtimi i padëgjuar: asociacion/bashkësi fakton hilen e madhe që në emërtimin e tij/saj… pastaj hartimi i (projekt)statutit “voluminoz” nga OJQ e fondacione mercenare (30 faqe statut!!) e dokumenton edhe më mirë hilen e madhe që s’kanë si ta fshehin inspiruesit, sponzorizuesit, negociuesit dhe nënshkruesit… Nuk duhet të jesh specialist i fushës për të kuptuar se “asociacioni i komunave” nuk është e njëjta gjë (as në formë dhe as në përmbajtje) me “bashkësinë e komunave” (entitet), për çka do të angazhohet Serbia me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme… Po të ishte një çështje kaq e thjeshtë dhe pa efekte “anësore”, siç e thonë mendjet dhe gojët e dehura për pak pushtet e privilegje, Serbia do ta lejonte edhe për popullin shqiptar në Kosovën Lindore një asociacion/bashkësi komunash!…
add a comment