Të dashur miq,
Ju uroj ëndrra pa fund dhe dëshirën e furishme për të realizuar disa prej tyre!
Ju uroj të doni atë që duhet dashur dhe të harroni atë që duhet harruar!
Ju uroj pasione të flakëta me burim nga shpirti, por edhe heshtje, më në fund uroj që të mos hiqni dorë kurrë nga kërkimi, nga aventura, nga jeta, sepse kjo jetë është një aventurë madhështore në të cilën duhet të bëjmë një betejë të ashpër por të bukur!
Së fundi, ju uroj mbi të gjitha të jeni ju, krenarë për këtë dhe më e rëndësishmja, të jeni të lumtur, sepse lumturia, aq personale që është si koncept, është fati ynë i vërtetë!…
Edhe mijëra kilometra duke na ndarë për (shumë) prej nesh, të ndarë në disa shtete dhe të shpërndarë të katër anët e botës, ju uroj me gjithë zemër, në këtë natë, Vitin e Ri 2023!
Joni.
add a comment