“Banda kriminele serbe”, në sensin klasik të cilësimit të tyre, në Veri të Kosovës, nuk ka!!!
Ky emërtim, gjatë gjithë periudhës pas lufte, bëhet me qëllim që të relativizohet ndikimi i fuqishëm i shtetit serb atje dhe mungesa e pranisë së juridiksionit të shtetit të Kosovës, në aspektin formal dhe faktik!
Në Veriun e Kosovës, situatën në kontrollë e ka-shteti serb!
Fatkeqësisht, me aprovimin edhe të një pjese të rëndësishme të faktorit ndërkombëtar!
E vetmja shenjë e prekshme e shtetit serb që mungon atje, janë kazermat formale ushtarake!
Të ashtuquajturat-Banda Kriminele serbe, në të vërtetë janë segmente të organizuara shtetërore serbe.
Nësë kërkohet cilësimi i natyrës kriminele të dikujt, pyetja që merr një përgjigje të thjeshtë është: a ka në botë organizatë më kriminele sesa që është vetë shteti serb!?
Përgjigjja e vetme do të ishte: nuk ka!
Qeveria e Kosovës, nuk ka probleme me banditë serbë në Veri, por me vetë shtetin kriminel serb atje!
Ndryshe, do të ishte edhe më e patolerueshme, që një shtet si Kosova, të mos mundet për 23 vjet të neutralizojë një grup banditësh ordinerë!
Qeveria e Kosovës, duhet ta akuzojë Serbinë publikisht për forma të padeklaruara okupimi të territorit të saj në Veri, e jo të relativizojë problemin me cilësime për aktivitet ilegal kriminel të grupeve të caktuara!
add a comment