KËRÇOVA SHQIPTARE SHËNOI 40 – VJETORIN E LPK – SË
Dje, edhe në Kërçovë, Shoqëria LËVIZJA, bashkë me komunën, mbajti Akademi mirënjohjeje në këtë qytet për nder të BASHKIMIT politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimit të LPK – së dhe për kujtim e nderim të Heronjve të këtij BASHKIMI patriotik… Veprimtarë – luftëtarë lirie dhe drejtues të LËVIZJES e të Luftës Çlirimtare po shënonin dhe nderonin këtë Ngjarje të veçantë dhe me peshë në Lëvizjen tonë Kombetare e Çlirimtare dhe Heronjtë e saj… Kishin ardhur edhe shumë bashkëkombës për ta kujtuar e nderuar 40 – vjetorin e BASHKIMIT që rezultoi i qëndrueshëm dhe me rezultate inkurajuese për të ecur tutje… Salla ishte e mbushur. Pas Himnit të Flamurit tonë kuqezi dhe pas nderimit të të rënëve, fjalën e mori Kryetari i komunës, Fatmir Dehari… Doktor Hasan Bekteshi lexoi kumtesën për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Kërçovë…, kurse “Haxhi Baba” (Musa Demiri) foli për themelimin e Këshillit të Rrethit të LPK-së në këtë komunë dhe veprimtarinë e këtij Këshilli… Një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe veprimtari i LËVIZJES dhe luftëtari i lirisë, Kryetari i komunës së Rahovecit, Ismajl Latifi… Me interes u ndoq edhe fjala e njërit prej priatarëve të LPK – së dhe të Luftës Çlirimtare, Ali Ahmeti…, kurse fjalën përmbyllëse e mbajti Kryetari i Shoqërisë LËVIZJA dhe në fund u dhanë mirënjohje për shumë veprimtarë dhe luftëtarë të kësaj ane… Simpatinë dhe duartrokitjet e sallës së mbushur i fitoi edhe pedagogia, artistja dhe interpretuesja e njohur, Besiana Mehmeti…
add a comment