TË ZHGËNJYERIT ME REPUBLIKËN E KOSOVËS!!
Qarqe te ndryshme, qeveri të caktuara në botë dhe Bashkimi Evropian po shprehin “zhgënjimin” e tyre me, siç thonë ata, Qeverinë e Republikës së Kosovës që po përpiqet të vendosë rendin dhe ligjin në territorin e saj!! Janë edhe disa qarqe, media, parti e grupe në Kosovë që po ua mbajnë “ison” dhe po tregohen edhe më të zhgënjyera dhe më të ashpëra me Qeverinë e Kosovës shqiptare që po kërkon dhe po insiston që edhe pakica serbe t’i respektojë ligjet dhe të mos jetë mbi ligjin!!
Populli shqiptar i Kosovës ka më shumë se dy dekada që po pret me një shpresë dhe durim të paparë “zhgënjimin” e botës Perëndimore dhe të BE-së me ndërhyrjet dhe agresionin shovinist të Serbisë në Kosovë… Kosova dhe populli shqiptar edhe sot po pret dhe po shpreson që miqtë tanë dhe bota demokratike të bëjnë presion dhe të kenë qëndrime të qarta e të prera ndaj Serbisë dhe Qeverisë se saj, që po angazhohet kundër Kosovës shqiptare dhe sovranitetit të saj… Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë po pret që Republika e tij të njihet edhe nga 5 vendet anëtare të BE-së… Kosova shqiptare dhe populli i saj kërkojnë dhe me të drejtë presin që partitë politike, mediat, OJQ-të dhe gjithë shoqëria shqiptare të jenë të bashkuar përballë presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve të Serbisë… Askush nuk ka të drejtë që të heq dorë nga kontrollimi i një pjese të territorit tonë për hesape dhe interesa të Serbisê dhe të bandave serbe në territorin e Kosovës shqiptare… Populli shqiptar me të drejtë dhe me arsye pret që miqtë tanë dhe bota demokratike të mbështesin kërkesat e drejta të popullit tonë të pushtuar në Kosovën Lindore për liri dhe të drejta elementare… Kosova shqiptare ka pritur dhe po pret qe BE-ja t’ia heq vizat dhe t’ia njeh te drejten per levizje te lire e jo ta getizojnë… Per popullin shqiptar ne Kosove uniteti (fronti) politik e kombëtar përballë Serbisë dhe pretendimeve të saj është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm në çdo kohë… Populli shqiptar ka pritur nga çdo parti e qeveri dhe pret edhe nga kjo qeveri qe t’i bashkerendoje dhe unifikoje politikat me Tiranen, qe eshte Kryeqendra e kombit shqiptar dhe të jetë e pergatitur per t’u mbrojtur nga nderhyrjet dhe agresioni i Serbise… Albini mund të kritikohet për qeverisjen dhe ministrat e perzgjedhur, për politiken e jashtme te deshtuar, per marredheniet e ftofta me shtetin tone Ame, per Vjosēn që e beri kryetare te Republikes per ta “valvitur” flamurin e LDK -së ne Presidence dhe per shume çeshtje tjera… Por, Albini dhe Qeveria e drejtuar prej tij nuk mund të kritikohet dhe të shantazhohet për çeshtjen e targave dhe angazhimin për ta kontrolluar tere territorin e Republikes, qe ishte dhe mbetet detyrim kushtetues dhe kombetar per çdo qeveri… Perpjekjet per vendosjen e rendit, ligjit dhe kontrollit ne Veri te Republikes meritojne dhe duhet te kene perkrahjen e çdo partie dhe te çdo shqiptari “normal”… Prononcimet, deklarimet dhe angazhimet kunder perpjekjeve te Qeverise per ligj e rend në Veri dhe ne gjithe territorin e Republikes jane faqja e zeze e tyre…
Miqte tane dhe BE – ne do te duhejë t’i shqetesonte dhe zhgenjente politika dhe angazhimi shovinist e neofashist i Serbise ndaj Republikes se Kosoves dhe ndaj popullit shqiptar ne Kosoven Lindore e jo Qeveria e Kosoves dhe kembengulja e saj per te ushtruar sovranitetin ne gjithe territorin…