Komenti

Xh. Gjini: Tezat jugoserbe për historinë shqiptare jetojnë edhe sot në shpirtin, mendjen, penën dhe gojën e M. Krajës dhe jugokosovarëve e jugonostalgjikëve si ai

ANTISHQIPTARI DHE SHOVINISTI I TËRBUAR, DUSHAN MUGOSHA, RRONË NË SHPIRTIN, MENDJEN, PENËN E GOJËN E M. KRAJËS DHE JUGOKOSOVARËVE E JUGOTITISTËVE SI AI

Kryeakademiku i akademisë partiake (me akademikë jugokosovarë), Mehmet Kraja, vazhdon të propagandojë dhe të mbajë gjallë tezën jugoserbe e jugotitiste për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare!! Sipas Dushan Mugoshës dhe sipas historisë jugoserbe e jugotitiste PKSH – në e kanë themeluar “komunistët jugosllavë”!! Këto teza shoviniste dhe thellësisht antishqiptare jugoserbe, që mbllaçiten nga “akademikët” jugokosovarë e kolaboracionistë kanë për qëllim të “provojnë” se e gjithë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, e gjithë historia shqiptare dhe vet shteti shqiptar janë “produkte” – rezultate të të huajve, jo të shqiptarëve!! Me këtë logjikë dhe me këto teza antishkencore, antishqiptare dhe antihistorike shpjegohet (mohohet) edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, edhe lufta dhe përpjekjet e Kryeheroit dhe Kryeprofetit shqiptar, Gjergj Kastriotit, madje edhe lindja dhe krijimi e ngritja e shtetit shqiptar!!? Me këtë logjikë dhe me këto teza antishqiptare po propagandohet dhe sponzorizohet thellimi i hendekut midis dy republikave te Shqipërisë dhe po punohet intenzivisht që mohimi i të drejtës së Kosovës për t’iu bashkuar shtetit të saj të përjetësohet dhe çështja e pazgjidhur shqiptare të mbyllet me krijimin e një shteti si ky i Kosovës!!? Kësaj propagande dhe këtyre tezave antishqiptare u janë bashkuar edhe ata jugokosovarë që eshtërat e gjyshërve kolaboracionistë ia kërkojnë shtetit tonë AMË në vend se t’i kërkojnë eshtërat dhe varret e mijëra atdhetarëve dhe të qindra mijëra shqiptarëve nga Serbia pushtuese fashiste dhe në vend se t’i kërkojnë tokat e pushtuara të Shqipërisë!!

Duket që soji i këtyre nuk e kanë as me Enver Hoxhën, as me Gjergj Kastriotin, as me Besëlidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe as sot me Edi Ramën, por e kanë me çështjen shqiptare, të cilën me dëshirë dhe për interesa të shteteve pushtuese fqinje do ta varrosnin!! Në thelb të projektit dhe angazhimit të tyre është përçarja ndërshqiptare, goditja – rrënimi i ngjarjeve dhe figurave kombëtare që janë referenca dhe kolona të historisë dhe krenarisë kombëtare.

Duket që çlirimi edhe i mbi 10 000 km katrore tokë Shqipërie nga pushtuesit serbë dhe ribashkimi i pashmangshëm i Shqipërisë në kufijtë e saj kombëtar po i tremb shovinistët fqinj, prandaj kanë intensifikuar propagandën me gojën dhe penën e kolaboracionistëve që i kanë me bollëk në politikën tonë, në media, në “akademi”, në fe dhe në institucione tjera… Kot e kanë… Nuk do të fitojnë më shumë se turpin dhe faqen e zezë për vete dhe për nipërit e stërnipërit e tyre. Çështja shqiptare do të zgjidhet: Shqipëria do të ribashkohet, sepse është dëshirë dhe vullnet shekullor i një kombi, është përpjekje, luftë, sakrificë dhe gjak i derdhur ndër shekuj… Edhe lufta e fundit shqiptaro – serbe u bë për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Ky edhe ishte BETIMI i luftëtarit shqiptar të UÇK – së… SHQIPTARIA do të jetë ideologjia dhe sistemi i vlerave që do t’i bashkojë dhe udhëheq shqiptarët në jetën politike e shoqerore dhe në shkencën e tyre. Çështja shqiptare kërkon mendjen, mundin, paran dhe sakrificën e secilit shqiptar deri sa të jetësohet e drejta e kombit shqiptar për një flamur kuqezi, një gjuhë dhe një komb!