Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Të mos fajsohet mjekra për veprimet e këqija të njerëzve që fshehin fytyrën pas saj

TE MOS FAJSOHET MJEKRRA PER VEPRIMET E KEQIJA TE NJEREZVE QE FSHEHIN FYTYREN PAS SAJ
Prishtinë, 19 gusht 2014 (ripublikim)
Keto vitet e fundit MJEKRA eshte bere gati sinonim i te keqes, i ekstremizmit, i terrorizmit, i vrasesve… Mjekra ne te gjitha epokat dhe shoqerite njerezore, ne te gjitha civilizimet dhe kulturat eshte mbajtur… Edhe egjiptianet e lashte, edhe persianet, edhe pellazget (qe vazhdojne pa te drejte t’i quajne “greker”), edhe popujt tjere deri ne ditet e sotme e mbajne mjekren per “qellime” te ndryshme… Mjekrren e kane mbajtur dhe e mbajne edhe te krishteret (sidomos kleri ortodoks…)… Ka qe e kane mbajtur mjekrren per arsye fetare, dikush pse ishte me bindje marksite dhe donte ta imitonte Marksin, te tjere pse ishin cetnike-nacionaliste serbe (dalloheshin me mjekerr…)… Kishte edhe shume filozofe-dijetare qe e mbanin dhe e mbajne mjekrren… Mjekker mbante edhe Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, pastaj Plaku i Urte, Ismail Qemali, Avdyl Frasheri, poeti dhe atdhetari yne i njohur, Jeronim De Rada, intelektuali i shquar i diteve tona, Rexhep Qosja… Mjekerr ka mbajtur edhe Ali Pashe Tepelena… Por e mbanin dhe e mbajne edhe te rinjte per piken e qejfit ose per te “deshmuar” burrerin e tyre… Mjekrren e ka mbajtur edhe Komandanti yne Legjendar, Adem JASHARI dhe shume luftetare te UCK-se… Ne kohe dhe vende te ndryshme ka njerez e grupe njerezish me mjekrra qe kane bere krime te tmerrshme ndaj njerezve, edhe ndaj nesh, shqiptareve;;; Ishin te tille cetniket, pastaj kleri me mjekrra i Kishes serbe, qe u bene frymezuesit e krimeve dhe te gjenocidit… Por, kishte edhe shtetare e grupe njerezish (formacione ushtarake, policore…) pa mjekrra (te rruar e te veshur me kostum e kollare ose me uniforma ushtarako-policore…) qe kane bere po ashtu krime dhe gjenocid te pashembullt (Hitleri, Miloshevici…). Krimineli, me mjekerr e pa mjekerr dhe pavaresisht profesionit ose grupit shoqeror… eshte kriminel. Mjekrra nuk te bene as me mysliman, as me ortodoks, as me te ditur, as me shqiptar… Sidomos keta qe po mundohen te na shesin “myslimanizem” me mjekerr-lesh duhet ta ken te qarte se nuk eshte mjekrra-leshi ajo qe dikend e bene me besimtar-mysliman-ortodoks… Vrasesi-krimineli pavaresisht arsyes per te cilen e bene krimin (ne emer te ideologjise, kombit, shtetit, grupit, partise, religjionit, ne emer te Zotit (kuranit, bibles…), pavaresish mjekrres-leshit qe e mban nuk mund te kete emer tjeter, vec emrit KRIMINEL… Pra te gjithe vrasesit-kriminelet kane nje emer te perbashket: emrin e shemtuar dhe te papranueshem per njeriun dhe per Zotin, emrin VRASES-KRIMINEL… Prandaj, te mos e fajsojme MJEKRREN-LESHIN, por ate qe bene krimin ose veprimtarin kriminale, te demshme per njeriun-shoqerine dhe jeten e tij…