SYTË JANË PËR TË PARË, MENDJA PËR TË MENDUAR E VESHËT PËR TË DËGJUAR!
Prishtinë, 11 gusht 2021 (Ripublikim)
Rruget dhe sheshet e Shqiperise kendej Drinit jane mbushur ding me ardhjen e bashkekombesve tane te merguar larg vendlindjes e larg Atdheut… Plote jane edhe kafenet dhe restaurantet qe i kemi me shumice… Puna eshte se ne keto kafene e restaurante nuk degjon kund kenge e muzike shqipe !! Me ndonje perjashtim te paperfillshem ! “Patriotet” e Kosoves shkrihen me muzike te huaj!! Ne dasma kryesisht degjohet muzike “shqip ” por, zakonisht s’ka asgje (perveç fjaleve) nga ritmi dhe shpirti i kenges shqiptare!! Nje perzierje (rendome) turko- sllave !! Nuk jemi hiç me mire me mbishkrimet… Kudo sheh mbishkrimin serbisht “vullkanizer”, “autolarje ” (nga auto pranje!), etj. Mbishkrimet e gjelltoreve kudo jane serbisht: “kemi pasul”, “kompira”, pleskavica”!! Shqipfoles, madje edhe mesuese, deputete e ministra me gojen plote “pasul”, “kompira”, “lepak”, “prozore”, e nje mori fjalesh tjera serbisht !! Sa per drejtshkrimin s’kemi ç’te themi. .. Jane keta “patriota” qe gjuhen serbe e kane bere gjuhe te barabarte me shqipen !
I vetmi argetim i rinise sone (edhe i asaj mergimtare) eshte kafeneja me pijen perpara, me cigaren e “pije” më te forta dhe me nje muzike qe demton veshin dhe dhunon trurin e shendetin e te rinjve tane !! Muzika, kuptohet, eshte kryekeput e huaj!! Te rinj te moshes 15-16 vjeçare sherbehen me te gjitha pijet pa kufizim !!
Kuptohet qe nuk behet fjale per veprimtari kulturore, letrare, artistike a sportive!! Prandaj, “patriotet” e Prishtines e te fejsbukut jane te nxehur me Tiranen!!…
Une do t’u thoja qe te mos bejne “ish” aty ku s’ka pula, por te merren me gjithe keto probleme qe i ka Shqiperia kendej Drinit dhe shoqeria jone. ..