Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Po të kishte vullnet për shkëputje – pavarësi të plotë nga Serbia (ripublikim)

PO TE KISHTE VULLNET PER REPUBLIKE TE QENDRUESHME
Prishtine, 20 korrik 2017
Po them e po shkruaj ne menyren deshirore: po te kishte vullnet! Sepse, do te deshiroja, si cdo shqiptar normal, qe Kosova shqiptare te jete nje Republike (shtet) e qendrueshme dhe e fuqishme me mundesi te shkeputjes se plote nga Serbia dhe afrimit dhe bashkimit me trungun e saj. Mirepo, me kete skene politike kaotike, te percare e plote nderskambca veshtire do ta kemi si shqiptare te Kosoves e si komb ne Iliri! Po te kishte vullnet kombetar e politik, kreret (s’po them partite, sepse nuk i pyet kush) e partive politike, ata qe kane ne dore partite, do te duheje te uleshin, nese duhet edhe te mbylleshin diku dhe te kuvendonin shqiptarce per nje zgjidhje te dobishme dhe te domosdoshme per ta fuqizuar Republiken e Kosoves dhe per ta bere te zonjen qe te shkeputet plotesisht nga Serbia… Mirepo, jo!. Kreret e partive tona nuk mund te mbijetojne te bashkuar per Kosoven shqiptare! Ata mund te mbijetojne (ata e jo Republika dhe populli shqiptar i Kosoves!) vetem duke u ndare, percare e kacafytur si gjelate maje plehut!! Edhe me heret, por sidomos kesaj here, kreret e partive politike do te duheje te uleshin (mbylleshin) me marreveshjen qe nuk do te levizin-dalin pa u marre vesh per krijimin e nje qeverie te unitetit-shpetimit kombetar! Nese dikush i lutet Listes Serbe dhe Pacollit per t’u bere Kryeminister e dikush i lutet Isa Mustafes per ta votuar per Kryeminister, atehere pse mos te ulen e te gjejne zgjidhje te perbashket ne interes te vendit dhe te popullit te Kosoves?! Kjo do ta gezonte edhe Tiranen dhe qendrat tjera shqiptare. Kjo do t’i gezonte edhe miqte tane nderkombetare qe na duan te fuqishem e te qendrueshem ne kete rajon me plote te panjohura e te papritura… Degjenerimi i sistemit tone politike e shteteror ka prekur fundin (mbase po me duket mua)! Rinia shqiptare (edhe te moshuarit) ka ikur dhe po ik me shume se kurre me pare nga vendi yne! Jane bere me shume shtepi pa njerez se me njerez! Siguria tokesore, politike e shteterore eshte cenuar dhe po cenohet edhe sot e kesaj dite! Shteti dhe shoqeria jone jane nje udhekryq historik: te shkeputen pergjithmone nga Serbia dhe te afrohen e bashkohen me Trungun e tyre e me Bashkimin Evropian apo te mbeten peng dhe ne vartesi te Serbise me mundesi te medha konflikti e lufte? Nje Republike e qendrueshme dhe plotesisht e pavarur u duhet te gjitha partive politike dhe secilit shqiptar normal (edhe pakicave lojale ndaj Republikes se Kosoves), ndersa nje Republike (shtet) e paqendrueshme, e dobet dhe e varur nga Serbia nuk i duhet asnje partie (mbase krereve te tyre!!) dhe asnje shqiptari normal! Nje Republike e tille e paqendrueshme eshte kokecarje dhe e padeshirueshme edhe per miqte tane nderkombetare… Situata qe po kalon Kosova shqiptare: “Zajednica”-Serbia, kufiri me Malin e Zi, kufiri me Serbine, Gjykata Speciale, fusnota (pozita nderkombetare e Kosoves), varferia, krimi i organizuar, nderhyrjet nga te gjitha anet per ta rrenuar qendrueshmerine e Republikes dhe identitetin shqiptar te Kosoves, ekonomia e rrenuar me privatizimin-kontrabandimin qe u be permes AKM-AKP-se (te huaj e vendore bashke!), shendetesia, arsimi, kultura… jane treguese te mjaftueshem (per ata qe kane mendje, zemer, sy e vesh shqiptari) per te patur vullnetin e hekurt per t’u ulur dhe per t’u marre vesh per krijimin e nje qeverie te perbashket, e cila do te merrte persiper kapercimin e kesaj krize ekonomike, politike e morale dhe reformimin e thelle te sistemit (modelit) tone politik, kushtetues, ekonomik, arsimor, shendetesor, elektoral…, ne interes te nje Republike te qendrueshme e plotesisht te pavarur nga Serbia… Kjo, besoni qe mund te behet! Po te kishte vullnet!