Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Familjen e Madhe JASHARI nuk mund ta peshojë as vota e krejtë kombit shqiptar e lëre më vota e një komune (ripublikim)

FAMILJEN JASHARI NUK MUND TA PESHOJE AS VOTA E KREJT KOMBIT SHQIPTAR E LERE ME VOTA E SKENDERAJT
Prishtinë, 9 qershor 2014
Sot lexova diku nje koment per votat e NISMA per Kosoven ne Skenderaj dhe “humbjen” e familjes JASHARI, e cila, sipas ketij shkruesi te mjere, e paska perkrahur kete subjekt, por “paska humbur me gjithe te”… Nuk po zgjatem shume, veç dashta te sjelle ne vemendjen e ketyre gazetarucve dhe te cdo shqiptari se Familja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk mund te peshohet as me votate e krejt shqiptareve e lere më me votat e Skenderajt… Me vota kjo FAMILJE ishte “mundur” edhe para Lufte kur shqiptaret tane te mashtruar votonin 99% per paqe, dialog dhe mirekuptim (tolerance) me Serbine pushtuese dhe me forcat e saj terroriste… Ishte Adem Jashri shqiptari qe vetem me familjen, farefisin dhe nje grusht bashkeluftetaresh, te drejtuar nga nje organizate clirimtare (LPK-UCK), i shpalli lufte, luftoi dhe fitoi kunder Serbise dhe forcave te saj gjenocidiste, fitoi edhe kunder sahalepiresve dhe kolaboracionisteve te pushtuesit… Prandaj, ju njerez te vegjel (te padukshem…) mos e beni Familjen JASHARI pjese te fushatave tuaja denigruese per pak para qe merrni nga “bosat” tuaj…! Familja JASHARI eshte fituese dhe perjete faqebardhe para kombit, para Shqiperise sone dhe para krejt njerezimit… Perpjekja, qendresa, lufta, renia dhe gjaku i Adem Jasharit dhe i familjes se te Tij jane ne themelet e lirise sone dhe te mbare Shqiperise, jane edhe ne themelet e te drejtes sone per t’u organizuar lirisht ne parti politike dhe per te mbajtur zgjedhje e per te votuar pa friken e shkaut, jane edhe ne themele te ribashkimit te Shqiperise…