Morali ka karakter klasor
Gjatë gjithë historise njerëzore dy gjera kanë mbetur te denueshme nga shoqëria: Vjedhja e Tradhtia.
Studiot e TV – ve janë kthyer, siç citoj dikush, “në streha prositucioni” sepse, ato çdo ditë u japin zë disa grupimeve të vogla me deformime psikologjike etiko-sociale si LGBTQI, duke kërkuar imponimin e tyre ndaj shumicës në emër te “mbrojtjes se drejtave e lirive te tyre”.
Studiot e TV – ve qe nga mëngjesi deri ne darkë promovojnë shthurrjen morale, degjenerimin e rinisë si “liri shoqerore”.
TV – ve te ngritura mbi trafikun e droges, prostitucionit dhe pastrimit parave, natyrisht që u intereson për të trullosur e çoroditur opinionin e masave, duke na servirur programe dhe emisione, ku në qendër vendoset “liria” e pakufizuar dhe e pakushtëzuar…
Ne kushtet e mungesës së një ligji per Median, e cila konsiderohet e “lirë” pronaret e saj i kanë gjetur edhe shërbëtorët e tyre te zellshëm servil e pa pikë profesionalizmi, te cilet lajmet e kronikes zezë i kane lajmet me te suksesshme.
Mezi presin gazetarucet servilë që zhbirilojnë ndonjë gje mediokriteti e meskiniteti dhe vulgariteti shoqeror që t’ua servirin shikuesve si diçka “teper interesante”.
Ka një javë qe pothuajse te gjitha studiot TV, merren me vulgaritetin banal te një gruaje e cila gjendet ne shtratin bashkëshortor me dashnorin e saj.
Sigurisht ky nuk është një fenomen i ri që ka ndodhur dhe ketu qenka bërë hataja, por Medias i intereson qe te mbushë boshllëkun e varfërinë e saj kulturore e profesionale duke “gjuajtur” ngjarje te tilla.
Ka 32 vite që plaga e rëndë e kurbetit e ka tronditur familjen shqiptare, e cila tashmë ndodhet ne krizë, varfërisë materiale por edhe shpirtërore.
Qindra familje e divorcuara, qindra gra te braktisura që janë detyruara te rrisin femijet e tyre ne kushte jashtëzakonisht te vështira.
Qindra femijë te braktisur nga prindërit e tyre te alkoolizuar, droguar dhe me probleme te renda psikosociale.
Dhe sigurisht që për keto gjëra media nuk është e interesuar, përkundrazi ajo interesohet për “horrlleqet e vajzave te droguar e te shthurura te Dubait”.
Studiot e TV-ve, që gjoja në emer te “dashurise” promovojnë kurvërinë në disa emisione te shthurura e dekadente.
Studiot e TV-ve që u japin hapsirë antikultures e dekadences shpirtore e intelektuale, që duket sikur ngrenë “kurthe” per të kapur viktima te shthurjes morale.
Nuk rreshtin diskurset e tyre socilogë, psikologë, gazetare e analistë, te cilet hynë në vorbullën e moralit, duke na servirur “liritë e te drejtat e njeriut”.
Por, Lirite e te Drejtat e Njeriut nuk janë të pakushtëzuara, se ja ta zëmë se një individ del e shet fara ne bulevard dhe polici i bashkisë nuk e lejon, ja pra qe Liria dhe e Drejta e Njeriut ka karakter te kufizuar, sepse individi nuk jeton vetem, ai hyn ne marredhënie e bashkëveprim me te tjere, pra është pjese e shoqërisë dhe rrjedhimisht shoqeria ka përcaktuar edhe rregullat kufizuese.
Por e gjitha kjo i vjen pershtat sistemit, i cili është i interesuar per çoroditjen, trullosjen e shthurjen morale te shoqerise në menyre që masat të mos kuptojnë shfrytëzimin e tyre barbar…
add a comment