Shqipëria/Aktualitet

Republika e Kosovës ka aplikuar për t’u anëtarsuar në Këshillin e Evropës

Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës, në emër të Republikës Shqiptare të Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht aplikacionin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Pasi dorëzoi aplikimin në Strasburg të Francës, Gërvalla tha se sot do të hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshill të Evropës dhe u shpreh optimiste për anëtarësim të plotë të Kosovës në KE.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës, sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, asamblesë parlamentare dhe në fund këshillit ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, vendi më proevropian në rajon dhe vendi më optimist në rajon. Prandaj Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësimin e  plotë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe këtë në forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasjes së tyre në instanca evropiane”, tha ajo.