Botë

BE – ja i ofron Ukrainës integrim të përshpejtuar

Në një konferencë në Liev BE-ja i ka dorëzuar Kryetarit Zelensky një pyetësor, i cili do ta çojë Ukrainën një hap më tej drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE.

Duke folur me Kryetarin ukrainas, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyeni, tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që përfundimi i saj të marrë “javë, jo vite”, pasi procesi është përshpejtuar disi për shkak të luftës.

“Rusia do të bjerë në kalbje ekonomike, financiare dhe teknologjike, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.

 

 

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Borreli përmendi gjithashtu se delegatët e BE – së do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin.