Lëvizja\UÇK

Agim Sylejmani: Akademi Mirënjohjeje për veprimtarin dhe drejtuesin e shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Mehmet Hajrizin, në 40 – vjetorin e themelimit të LËVIZJES

Ditën e hënë, më 4 prill 2022, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, nga Shoqëria “Lëvizja” u organizua në kuadër të 40 vjetorit të themelimit të LPK-së një Akademi Nderimi e Mirënjohjeje për veprimtarinë atdhetare në shërbim të luftës për çlirim e bashkim kombëtar të veprimtarit të madh të Lëvizjes sonë Kombëtare Shqiptare, Mehmet Hajrizi. Salla ishte e vogël për t’i nxënë të gjithë të interesuarit për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje të një rëndësie të veçantë, ku nderohej kjo figurë, njëri nga drejtuesit e Lëvizjes sonë Kombëtare, Mehmet Hajrizi.
Pos Kosovapress-it, edhe infosot.com e transmetuan drejtpërdrejt në platformat e tyre digjitale, duke njoftuar për së afërmi të gjithë ata që do merrnin pjesë me dëshirë në këtë ngjarje, e për shkaqe të ndryshme nuk mund të merrnin pjesë.
Të gjithë ata që duan të shohin gjithë Akademinë, mund të klikojnë këtu, në këtë vegëz dhe mund ta përcjellin gjithë ngjarjen.