BEKIM V SHYTI ISHTE DHE ËSHTË NDËR MË MERITORËT PËR TË UDHËHEQUR FSK-në!
Plagët e luftëtarëve tanë ende kullojnë gjak të pastër të Lirisë!
Më 02.04. 2022, i bëmë një vizitë bashkëluftëtarit tonë, ish Komandantit të Njësisë Speciale të UÇK-së, ZOSH-së, të nderuarit Bekim V Shytit!
Më 27.03.2022, sypatremburi dhe strategu i luftës dhe organizimit ushtarak të UÇK-së, ish Komandanti i Njësisë Speciale të ZOSH-së, Bekim V Shyti, u operua dhe i hoqi me sukses, mbetjet e plagëve të marra gjatë betejave të shumta e fitimtare ndaj ushtrisë okupatore dhe gjenocidale serbe gjatë luftës së viteve 1998/99.
Bekim Shyti, është ndër luftëtarët më meritor për organizimin, për luftën dhe për fitoret e shumta e heroike të UÇK-së në ZOSH-së.
Ai printe në aksione për furnizimin me armatim, ai printe nëpër aksione e beteja të shumta luftarake në ZOSH-së. Ai ka marr pjesë në aksione e beteja të shumta në trojet tona së bashku me Bekim Berishën, Bedri Shalën, Qerim Kelmendin e me shokë të tjerë.
Që në fillim të luftës ai improvizoi disa shtëpi kazerma në fshatin Gurakuq, i vendosi krevatet dykatëshe dhe qoshqet e armëve për luftëtarët e Lirisë.
Kur pushonin luftimet, ai printe në aksione për furnizim me miell dhe ushqime, organizonte aksione për rregullimin e rrugëve nëpër fshatra e sidomos rreth Shtabit dhe Spitalit Ushtarak të ZOSH-së. Komandant Bekim Shyti, kurrë nuk ka folur në vetën e parë, ai nuk ka thënë Unë, por gjithnjë na thoshte se luftën po e bëni Ju luftëtarët e të gjitha moshave, e sidomos ju që na keni arsimuar e që po na motivoni edhe me pjesmarrje në këte luftë të shenjtë për Liri e për Bashkim Kombëtar.
Megjithat, Bekim Shyti, ky komandant dhe luftëtar i sprovuar nëpër frontet e luftës tonë çlirimtare, ky strateg i luftës, i organizimit dhe ndërtimit të artit tonë ushtarak dhe luftarak, edhe sot e kësaj dite nuk është i emruar në strukturat e FSK-së.
Është dëm i madh, është fatkeqësi jona, është e pafalshme që Bekim Shyti, ky strateg i organizimit, strukturimit dhe i udhëheqjes së luftës së UÇK-së, të mos jetë në krye të strukturave të Forcës së Sigurisë të Kosovës.