Prishtinë, 15 mars 2012 (ripublikim)
Nuk janë të sotit dhe as të rastit këto mjegulla dhe bubullima në qiellin shqiptar… Kështu do ta kemi derisa kombi shqiptar dhe Shqipëria të jetë e copëtuar…
Nuk duan që shteti i Kosovës të jetë shtet shqiptar, sepse e dinë që do të bashkohet me shtetin tjetër shqiptar… Prandaj, kanë bërë një projekt sipas të cilit Kosova duhet të jetë e lidhur me ca fije herë të dukshme dhe herë të padukshme me Serbinë që të shtyhet dhe pengohet sa më gjatë bashkimi i shtetit të Kosovës dhe i krahinave të tjera shqiptare në një shtet të vetëm, në një Shqipëri.
Ky është thelbi i çështjes… Krejt mjetet, propaganda dhe mekanizmat tjerë formalë e joformalë janë në shërbim të këtij qëllimi dhe projekti antishqiptar…
add a comment