RUSIA E MADHE PO KORITET ME SHQIPERINE E VOGEL
Prishtinë, 4 mars 2017 (ripublikim)
Rusia ka mbi 17 milionë kilometra katrore… Ndërsa Shqiperia e ribashkuar e katër vilajeteve nuk i ka 100 000 km katrore… Megjithatë, rusët janë të pakënaqur: Pushtuan Krimen dhe po maten të pushtojnë edhe Ukrainën Lindore e territore tjera! Ndërsa dëshirën e kombit shqiptar në Iliri për ta ribashkuar Shqipërinë e copëtuar, e cila u pushtua dhe copëtua sidomos me ndihmën e Rusisë, e quan dëshirë dhe përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”!! Vendit me mbi 17 milionë km katrore nuk po i themi “Rusia e Madhe”, ndërsa vendit që nuk bëhet më shumë se 1 00 000 km katrore i thonë paturpësisht “Shqipëri e Madhe”!! Kjo “shpikje” është tipike ruso-serbe dhe greke… Diplomacia shqiptare, studiuesit dhe mediet shqiptare do të duhej (e kanë për detyrë) t’i tregojnë Rusisë dhe gjithë botës se kjo që po e quani “Shqipëri e Madhe” në fakt është Shqipëria e Vogël… “Shqiperia e Madhe” do të përfshinte gjithë Ilirinë (Ballkanin). Kjo është ajo që do të quhej “e drejta historike” e shqiptarëve në Iliri… Por, shqiptarët nuk kanë shprehur dhe nuk kanë dëshira dhe pretendime të tilla… Ajo që dëshirojnë dhe pretendojnë shqiptarët me të drejtë dhe ajo për çka shqiptarët kanë luftuar e luftojnë, duke derdhur gjakun lumë, është ribashkimi i Shqipërisë së Vogël në një shtet të vetëm… E drejtë legjitime, të cilën do të duhej ta mbështeste edhe Rusia e Madhe…
Ribashkimi i Shqipërisë do të duhej të përjetohejë nga fqinjët tanë si “çlirim” prej shqiptarëve, ndërsa nga Fuqitë e Mëdha, sidomos nga Rusia, si zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe e përherëshme që garanton stabilitet, paqe, siguri dhe fqinjësi të mirë në Iliri (Ballkan) dhe Evropë…
add a comment