BERLIN, 18 shkurt /ATSH-MIA/- Qeveria gjermane sot e emëroi politikanin Manuel Saracin për të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Saracin është i dërguari i Parë për Ballkanin Perëndimor, sepse ky funksion nuk ka ekzistuar në qeveritë gjermane paraprake.
Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër dhe ishte deputet në Bundestagun prej vitit 2008 deri në vitin 2021.
Saracin ka qenë aktiv në punën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Punët e Jashtme. /os/
add a comment