Mendim për Jasharët a keni?
Se kush janë a e dini?
Shumë e thjeshtë kjo punë
Për Jasharët ju tregoj unë.
Shumë fjalë venë e vijnë
Do lexoni historinë
Janë “Fis” e farë flori
Me rrënjë në lashtësi.
Është
një fis i vërtetë
Nder, respekt e epitet
Ngriti lart trimërinë
Sinonim ka mençurinë.,,,
I guximit e besnikërisë
Qëndresa e Atdhetarisë
Ngriti lart gjithë botën
Për t’i dhënë Kosovës jetën.
Janë njerëz si të gjithë
Dallim kanë nga veçoritë
Epopenë kur ta lexoni
Për Jasharët do mësoni.
Nëse Atdheu rënkon
Edhe trima kërkon
Dalin nga fushë e male
Me plumbat hedhin valle.
Kur Kosovën shkeli vandali
Ngrihen si dallgë e furtunë mali
Për të drejtën rebelohen
Te Serbia nuk dorëzohen.
Për Kosovë e vatan
Gur themeli e taban,
Besë e trimëri dhuruan
Me pushkë kala ndërtuan!
Kur merr frymë liria
Demokraci e popullsia
Pa sforco e pa bujë
Gjakun e derdhën lumë.
Përdhunimi e urrejtja
Të nxjerrin nga vetvetja
Në beteja sa mali peshojnë
Me pushkën që këndojnë.
Janë si gurra burim i mirë
Dalin në luftë me dëshirë
Si në dasmë ata shkojnë
Vdekjen e nënvleftësojnë.
Kush përpiqet të na pushtojë
E me dhunë t’na nënshtroj
E sa shumë e shtron terrorin
Vdekja e pret okupatorin.
Kur thërret liria e jeta
Vdekjen e preferojnë
Edhe nënat trimëresha
Nuk qajnë por këndojnë.
Rritur në Kosovë për kushtrim
Nuk pranuan kurrë nënshtrim
Nënat shqiptare i kan rritur
Për luftë i kanë përgatirur.
Në Kosovë toka e rëndë
Jasharët u bashkuan me këngë
Me pushkë e jataganë
Të gjithë u bënë komandantë.
Shqiptarja sokoleshë
Bashkë me burrat trimëreshë
U ndriti prehri e feqiri
Lindën trima prej floriri.
Bacë Jashari e ka qëndisur
Nënat Jashare e kanë ujdisur,
Gjeni u solli magjinë
Brez pas brezi trimërinë.
Kur Jasharët vijnë në jetë
Janë si engjuj të vërtetë
Në origjinë trima me fletë
Me dorë i ulin retë.
Zjarrin e shuajn me gjakun
Shokëve ua marrin hakun
Djem trima e trimërisë
Më të mirët e Shqipërisë.
Drita e diellit dhe e hënës
I rrit qumshti i nënës
Ai qumsht që i jep djalit
Rrjedh në dammar të vatanit.
Jasharët trima me fletë
Me shikim përpijnë retë
Rritur në halle të mëdha
Nëna Jashare bukur tha:
“Vuan Kosova e Shqipëria
Biro dil nga shtëpia
Është nder për ne
Të dhurosh jetën për Atdhe.
Çohuni trima pushkët rrembeni
Pa fitore mos u ktheni
Të nderoni trimërinë Jashare
Për Kosovën hallemadhe.
Luftoni me shokë e shoqe
Kurrë mos u nënshtroni
Bëhuni trima e burra
Për Kosovë e flamur.”
Gjithë Jasharët djem të ri
Janë flori mbi flori
I rrit Kosova bar
Hëna lart dielli i tharë.
Të jeni çelik trima e burra
Mos tradhëtoni Kosovën kurrë
Ndizeni vendi në zjarr e flakë
Për të rënët merrni hak.
Jasharët bijë të Kosovës
Si djalëria e Shqipërisë
U bënë shqiponjë e luanë
Barutin me grusht e hanë.
Janë trima të paepur
Gjakun ta marrin në vetull
Se kanë vetëm Jasharë
Por e tërë Kosova mbarë.
E kanë fjalën besë burri
Betuar para flamurit
Për këtë qiell e dhe
Do japni jetën si me le.
Kur Serbia na pushtoi
Kosovën e robëroi
Por Jasharët s’durojnë huqe
Këmishëzezën e bënë të kuqe.
Jasharët jetë e dritë kërvani
Po njëlloj si vatani
Kur serbi e pushtoi
Ngrihen Jasharët e çlirojnë.
Janë Jasharet trima me fletë
Djegin shtëpinë përpijnë retë
Për liri janë të etur
Të marrin gjakun në vetull.
Janë bijë të Kosovës
Yjendritur i lirisë
Ndezën Kosovën flakë e zjarr
Dhe e mposhtën Serbinë mbarë.
I rriti Kosova kurorë
I kapnin plumbat me dorë
Dhe luftuan dhemb për dhemb
Serbin e shkelën me këmbë.
Janë gjak i paprishur
Nga lulet janë ngjizur
Në gjak kanë trimërinë
Për Kosovë e për Shqipëri.
Mbi tela hodhën gunën
Me gjoks pritnin furtunën
Kush i ka këto cilësi
Janë Jasharët plot safi.
Janë njerëz të rrallë
Sa granit e strall
Për Kosovë sypafjetur
Vdekjen e mbanin nën sqetull.
Si shkëmbenjët e Drenicës
Mrekulli dhe e Shqipërisë
S”janë njerëz por luanë
Serbin e hëngrën me dhëmbë.
Sypatrembur për atdhe
Në shpirt Jashrëve u ka mbi
Djem të Kosovës së lirë
Bëjnë kurorë për të mirë.
Në luftë ishin shqiponjë
Lart në qiell fluturojnë
Puthin der e prak gjithë
Kosova është jatak.
Sy patrembur në Atdhe
Shpirti i tyre përmbi re
Djemtë e Kosovës së lirë
Bijtë e shqipes më të mirë.
Fitorja ngadhnjimtare
Dashuri atdhetare
Është ortek shkëmb malor
Heroizmi popullor.
Jasharët si dallgë deti
Si vullkani si termeti
Nuk u tërhoqën nga rrëmeti
Sikur të bëhej kiameti.
Për Kosovë e Atdhe të lirë
Këputën hekur e zingjir
E kthyen tufanin në uragan
U trondit Europa u bë cunam!
Zemrat jashartë mëdha
Gjokset i kanë si kala
Nuk i trembi dallga as deti
As vullkani as tërmeti.
Jasharët botën lajmërojnë
Deri në vdekje luftojmë
Jemi një e të pandarë
Na pushtove të bëjmë varr.
Dje Jasharët ishin betuar
Popullit për t’i treguar
O do sjellim botë të re
O asnjë s’mbetet nga ne.
Ku është parë e dëgjuar
Pushtuesi që të ka pushtuar
Të ka vrarë e masakruar
Me dhunë të ka ofenduar.
Të ka mohuar lirinë
Të ka djegur shtëpinë
Të ka vrarë e të ka prerë
Të ka lënë djepin djerrë.
Ta marrë vesh bota mbarë
Jasharët janë Shqiptarë
Te populli e atdheu
Morën forcë nga Skënderbeu.
Jasharët si nënshtruan
Tiranit i vunë flak
I vunë Dushmanit
Qoftë i ri apo plak.
E merr hakun gjak per gjak!
Kur ecin nxjerrin shkëndija
Në shpirt u qëndron lavdia
Ndaj kujdes Serbia
Me opinga ndezin zjarr.
Nuk janë trima të marrë
Por të djegur e të vrarë
I drejton mençuria
Vatani-besa dashuria
Para botës deklaroi:
“Nuk jam korb i gjunjëzuar
Por shqiponjë dhe e lirë
Fluturojmë në hapësirë”.
Jemi Jasharët që tundim dhenë!