2
Fjala e madhe e Gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina… “Më mirë një hero lufte se sa një deputet, president, a kryeministër zuzar…”
Të njëjtën e bëri edhe komandant Ahmet Zeqiri – Igrishta, me vepër, pa fjalë fare!
Në të djathtë Komandant Ahmet Zeqiri – Igrishta me autorin e shkrimit Gani Mehmeti
Nisur nga kjo thënie dhe nga veprimi i Gjeneralit Ante Gotovina, me të më gjason edhe një nga komandantët e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Zeqiri – Igrishta, të cilin do përpiqemi sado pak t’ua paraqesim me aq sa do mundem, por jo të tërin, pse ai meriton të shkruhet shumë më tepër për të. Nuk më kujtohet kush më kishte folur për të së pari herë. Por, ai i cili më ka folur, më pati treguar edhe vndbnanimin e tij e shtëpinë ku jeton.
3
Edhe pa e njohur, ia kisha mësyrë shtëpisë së tij, tani në Podujevë. Natyrisht, kisha një qëllim dhe nuk po hezitoja fare ta kontaktoja. Edhe pa u njohur ndërmjet vetit me të, shkuam drejt në familjen e tij, në sallonin e shtëpisë ku po rrinte me krejt familjen, por kjo ka një kohë diku prej 15 a 16 vite më përpara.
Po më priste ashtu, si krejt mavriqasit e Llapit! Ata në shikim të parë, hiqen si të zorshëm, me një mimikë të rëndë. Por, kur hyn në bisedë me ta, ata hapen, nuk kanë rezerva më ndaj teje dhe të bëjnë si të thuash, për vete e mjaft tërheqës në bisedë. Kryesisht të tillë janë ata njerëzit e mëdhenj të Mavriqit, që janë fare pa komplekse, aq më shumë ata që me nder kanë kryer veprimtarinë e tij, me të cilën janë marrë. Po e ceku, se i tillë ishte edhe Niman Shabani i Reçicës, një veprimtar, patriot, krentar e burrë. Kur pata shkuar tek ai, ishte buzëmbrëmje dhe me borë, nëse nuk kam harruar, ishte 12 janari i vitit 1975. Sa njerëz të mëdhenj po më dukeshin, kur unë po ngjitesha shpatit përpjetë e ata, xha Nimani me dy djemtë, kishin dalë si vigaj para dyerve të tyre të më prisnin, ashtu si të vërenjtur disi, m’u dukën. “O Zot, a është e mundur të kalohet sonte nata këtu!?” –pyeta veten, ende pa kontaktuar e pa folur me ta. Ashtu m’u duk vetja tepër i vogël kundrejt tyre. Mirëpo, që me kontaktin e parë, që me përshëndetjen e parë, vërejta se nuk ishte si po e mendoja, më kishte tradhtuar mendja, dhe, tani nata e gjatë e dimrit, na doli e shkurtër me shëtitjet tona përmes bisedimeve të llojllojshme shumë të çiltërta e të hapta deri në mëngjes. U largova pakëz nga personazhi im i këtij shkrimi, por, njësoj me atë të parin, po më dilte edhe ky i dyti, pra Komandant Ahmet Zeqiri – Igrishta. Ne hymë në sallon, po flisnim për gjithçka që na interesonte për kohën, e në veçanti për Luftën e UÇK dhe veprimtarinë e vet Komandantit në fjalë. Kur erdhëm tek verpimtaria e Komandantit, këtu u tregua i rezervuar, dhe i pakënaqur me rrjedhat si po shkonin aso kohe punët me shtetin, që ishte tejet i pakënaqur, më tha: – Ne kemi luftuar, kemi bërë punën tonë me sa kemi mundur e me sa kemi ditur, nuk e kemi kursyer jetën tonë aspak, kemi pasur vështirësi, kemi pasur rreziqe të ndryshme nga armiku, e disa herë vetëm sa nuk kemi rënë në prita të tyre qoftë për të na burgosur ose për të na vrarë. Falë fatit dhe strategjisë sonë ushtarake e luftarake, sot jemi gjallë. Por, unë nuk do të hapem edhe disa kohë. Do të presë si do të zhvillohen ngjarjet, meqë nuk jemi aspak të kënaqur deri tani.
– Kjo është një e drejtë e juaja, në të cilën unë nuk i jap vetes të drejtë të ndërhyjë. Qëllimi im është përshkrimi i punës suaj, për aq sa na jep ti. Kur do që të jesh i gatshëm të flasësh, unë jam për të shkruar. – ia kam kthyer, pa insistuar fare në të që të hapet e të flasë. Koha po kalonte, e unë me Ahmetin ishim në kontakt të vazhdueshëm. Si gradualisht, me kalimin e kohës, komandant Ahmeti po hapej ndaj meje dhe po rrëfente copëza ngjarjesh të tij që nga rinia e tij, kur ishte nxënës i shkollës së mesme. Edhe Ahmeti, si një komandant i shquar gjatë luftës, nuk deshi
të kyçet askund në jetën politike në Kosovë, deshi të mbetet vetëm KOMANDANT e jo asgjë tjetër në jetën civile pas Luftës, për çka, me të drejtë mund ta krahasojmë me Gjeneralin e Kroacisë, Ante Gotovina. Komandant Ahmet Zeqiri – Igrshta ishte komandant në luftën e Pashtrikut gjatë gjithë kohës sa po zhvillohej lufta dhe qe shumë i
suksesshëm. Ai ishte angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare në moshë të re, i nxitur dhe i frymëzuar nga Demonstratat e vitit 1981, që siç thotë ai, rastësisht kishte qëlluar aty, ngjarje që e kishin marrë me vete gjatë tërë jetës, deri në përfundimin e luftës kundër Serbisë. Duhet cekur se, Ahmet Zeqiri – Igrishta, është nipi i Ramë
Igrishtës, për të cilin Beogradi kishte festuar me rastine vdekjes së tij.
Ramë Igrishta ishte tmerri për serbët, sa që edhe fëmijët kur qanin, i pajtoni duke i frikësuar me emrin e Ramë Igrishtës, duke iu thënë e duke i shtrënguar shumë për gjoksin e tyre: Shuej se po vjen Rama! – dhe fëmijët, duke marrë si një dragua, frikosoheshin dhe e ndalnin ta qrit. Ishte bërë një personazh i frikës deri thellë në palcë për serbët. Pastaj nga Igrishtët vijnë kryekaçaku Shaqir Igrishten dhe Mursel Igrishta qe ishte luftëtar i shquar i Isa Boletinit me luftërat që bëri në Shalë.
Komandant Ahmet Zeqiri – Igrishta, menjëherë pas luftës ka shkuar për në Gjermani, duke mos dashur fare të kyçet në jetën shoqërore e politike. Atje ka qëndruar deri në vitin 2004 kur kthehet përfundimisht.
5
Komandanti ka një mori mirënjohjesh e medalesh me plot meritë.
AHMET SHABAN ZEQIRI – IGRISHTA 1
– Hero i gjallë edhe i heshtur –
Ahmet Igrishta lindi më 10 tetor 1959 në fshatin Sllatinë, po dhe në lagjen Igrishta, pasardhës i Shaqir Igrishtës. Pra rrjedh nga një familje patriotike. Me rastin e vdekjes së gjyshit të tij, Ramë Igrishtës, serbët deri në Beograd kishin festuar, sepse kishin pasur një tmerr prej tij. Ahmeti është djali i madh i Shabanit të Ramë Igrishtës, ndërsa Ahmeti ka edhe katër vallezër të tjerë dhe dy motra. Katër klasat e para të fillores i kryen në fshatin e lindjes, në Sllatinë, ndërsa katër të tjerat në Pollatë në vitin 1973. Mbas mbarimit të tetëvjeçares konkurron në Akademinë e Shkollës për Polic në Vushtrri. Kishte plotësuar të gjitha kushtet për regjistrim, por kurrë nuk u regjistrua dhe as mundi të fillonte mësimet në këtë shkollë. Mbas verifikimit se çfarë familjeje i përkiste Ahmeti, nuk iu mundësua të regjistrohej, sepse aso kohe, kërkohej të ishte i një familjeje shumë të përshtatshme për sistemin shtetëror serbo-jugosllav, përndryshe, nuk mund të ishe në shumë vende. Ahmeti i takonte një familjeje atdhedashëse e nacionaliste. Pas dështimit të regjistrimit këtu, ai regjistrohet në Shkollën Normale në Prishtinë. Këtu vazhdon shkollimin e mesëm, por vetëm për
dy vite dhe, detyrohet ta ndërpresë shkollimin në mungesë të kushteve për mësim. Menjëherë pas ndërprerjes së shkollimit, ai gjen punë në firmën e Beogradit në Prishtinë “Park Beograd”. Punon vetëm një vit, pastaj e ndërpren edhe punën. Martohet. Shkon ushtar, e mbas kthimit nga ushtria punon punën e bujkut dhe të blegtorit në fshatin e familje.
1 Gani I. Mehmeti: Mavriqi i Llapit 2” , bashkautor me Metë H.” Mavraj: mavrajt e
Podgurit”, 2020, Podujevë, faqe 415.
6
Se si, rastësisht, qëllon të gjendet në Prishtinë ditën e demonstratave të vitit 1981. Merr pjesë aktivisht në demonstrata dhe më nuk ndalet asnjëherë për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar. Në vitin 1985 dënohet me dy muaj burg për veprimtari “armiqësore” dhe e mban burgun në Prishtinë. Sërish dënohet në vitin 1987 me 35 ditë burg, se gjoja Ahmeti kishte të incizuar Kongresin e 8-të të Partisë së Punës së Shqipërisë. Edhe kësaj radhe burgun e vuan në Prishtinë. Nga këto dënime dhe nga dashuria për lirinë e kombit e atdheut, Ahmeti nuk ndalet më, por gjithherë e më me përkushtim merr pjesë aktive pa u ndalur kurrë më, për kundër gjendjes së vështirë ekonomike në
familje. Deri në vitin 1991, Ahmetit i lindin shtatë fëmijë; dy djem e pesë vajza. Nga viti 1990, gjendja sa vinte e përkeqësohej. Pushteti serb u bë shumë agresiv; vriste, rrihte, plagoste, burgoste… Shpesh dhuna e ka dhunën. Prandaj edhe populli shqiptar, pas formimit të partive politike, duhej organizuar që një ditë do duhej t’i dilej në ballë armikut edhe me armë. Pikërisht për këtë, në Degën e Pollatës nisin përgatitjet ushtarake e luftarake, ku ishte pjesëmarrës nga të parët edhe Ahmeti në mesin e Muhamet Latifit, Abdullah Ramës, Faik Durmishit dhe Isuf Latifit. Dhe më 14. 4. 1990 janë formuar dy kompani të mbrojtjes së vendit. I kanë kryer edhe stërvitjet. Ahmeti ishte komanadnt i kompanisë së parë, Koordinator ka qenë Muhamet Latifi. Komandant i Batalionit ka qenë Faik
Durmishi, të cilët ishin të pazëvendësueshëm. “Nga gjendja e krijuar pas 13 shtatorit të vitit 1990, kur u rrethua
Pollata dhe u vranë dy nga shokët tanë, Skënder Monolli dhe Besim Latifi, ne sa u tërhoqëm nga sytë e pushtetarëve serbë, por aktivitetin nuk e kemi ndalur assesi. Dhe, kur u vështirësua aktiviteti nga brenda, ne dolëm jashtë” – shpjegon Ahmeti Igrishta. Më 25 shtator 1991, Ahmet Igrishta bashkë me Muhamet Latifin, Islam Visokën e Ajet Shalën, shkuan në Zvicër përmes aeroportit të Shkupit. Atje ranë në kontakt me Shaban Mulollin nga Shajkovci, Ismet Abdullahun nga Dumnica dhe Gani Hoxhën nga Obrança, që ishin organizatorët kryesorë bashkë me Zymer Berishën nga Majaci, ndërsa për Zonën e Llapit ishte Isë Berisha. Nga Zvicra, më 1 tetor 1991, pas marrëveshjes me të lartpërmendurit, Ahmeti bashkë me Islam Visokën dhe Ajet Shalën kthehen për në Tiranë në kazermën ushtarake në Shqipëri. Aty takuan edhe njerëz të njohur po u njohën edhe me ata që nuk ishin të njohur deri tani nga të gjitha trojet shqiptare, që i bashkonte ideali – lufta kundër armikut.
Përveç të tjerëve nga Llapi, kishin takuar edhe:
Zahir Pajazitin
Fadil Begun
Shaip Hazirin
Arsim Hamitin
Afrim Zena
Zymer Lulaj
Atje kishin filluar ushtrimet ushtarake me epror kolonel Hysen Gegaj dhe zëvendës Agron Dhimorka. Aty ishin edhe eprorët: Sinani, Kastrioti, Rolandi, Ylli, Ramazani etj. Grupi i parë, prej 54 vetash, stërvitjet ushtarake i kishte filluar më 25 tetor 1991. Nga Llapi në këtë grup ishin:
Zahir Pajaziti,
Ahmet Zeqiri – Igrishta,
Islam Visoka,
Fadil Begu,
Ajet Shala,
Arsim Hamiti
Shaip Haziri
Afrim Zena
Zymer Lulaj
Për një muaj stërvitje në Burrel, Hafiz Gagica i kishte vizituar dy herë (!). Ahmeti, Islam Visoka e Ajet Shala ishin kthyer përmes Tiranës në Zvicër e nga atje në Kosovë.
8
Medalja e ushtrisë jugosllave shpëton nga torturat. Ne nga Zvicra po ktheheshim përmes aeroportit të Shkupit në
Kosovë. Ishim në një kombibus, të cilin po e voziste polici Isak Ejupi, të gjithë të grupit të Llapit. Në Han të Elezit na ndali policia serbe. Dukeshin shumë agresivë. Sikur po donin të hulumtonin për gjithçka. Po, ne nuk kishim diçka karakteristike për të dyshuar, por tek ta ishte dyshimi. Kisha një kufer të vogël dhe një libër për Mic Sokolin që e kisha marrë në Shqipëri. Policia serbe e hap kuferin, dhe papritmas gjendet në të një medalje e ish ushtrisë jugosllave, e cila tregonte se kisha qenë i shpërblyer. Dhe, me të parë medaljen, policit i interesoi se çka ishte kjo. E
merr shpejt e shpejt dhe po e lexon. Po e sheh se unë kisha qenë ushtar i mirë, për çka edhe nisi e po më pyet:
– Ku ke kryer shërbimin ushtarak?
– Në Velika Goricë të Kroacisë. – i jam përgjigjur.
– Çka ke qenë me gradë?
– Dhjetar, për çka kam qenë i shpërblyer si ushtar i mirë, – iu përgjigja. Mbas këtyre fjalëve më liruan mua, po edhe të tjerët. Natyrisht, në Kosovë ne zhvillonim aktivitetin tonë politik e ushtarak, rrëfen Ahmeti.
9
Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike, Ahmeti detyrohet të shkojë në Gjermani. Atje punon për tetë muaj dhe sërish kthehet në vendlindje, ku vazhdon aktivitetin atdhetar. Blen një minibus dhe bartë udhëtarë në vijën Sllatinë – Kërpime – Podujevë, më shumë për mbulesë ndaj policisë serbe, se gjoja ky nuk kishte kohë dhe as mendonte të merrej me aktivitet kombëtar. Policia, edhe ashtu, i kishte në shënjestër të dy këta – Muhamet Latifin dhe Ahmet Zeqirin – Igrishta. Këta kishin filluar me stërvitje dhe kishin formuar dy kompani. Vetë Ahmeti ishte komandant i kompanisë së parë të Mavriqit me tri togje. Ishte edhe anëtar i Shtabit. Ishte edhe kryetar i Aktivit të Lidhjes
Demokratike të Kosovës për Kokorovicë 2 .
Për çdo vit Ahmeti shkonte në Gjermani dhe rrinte nga tetë muaj, ndërsa nga katër muaj në vit bartte udhëtarë në Llap me minibus. Nga viti 1994 deri më 1996 kishte qëndruar vazhdimisht në Gjermani. Mirëpo, regjimi i atëhershëm serb ia kishte shtuar presionin Ahmetit, saqë kishte ndodhur ta thërriste për biseda informative deri edhe dhjetë herë brenda një muaji. Për këtë, ai nuk mund të durojë më dhe nga fundi i vitit 1994 e lëshon Kosovën e shkon në Gjermani sërish. Atje, krahas punës në ndërtimtari, ai vazhdon të marrë pjesë rregullisht në demonstratat e
organizuara për çështjen e Kosovës. Ai ishte organizues i shqiptarëve kundër regjimit serb në qytetin Krefelld të Gjermanisë. Ai vetëm në këtë qytet të vogël kishte mbledhur tre autobusë shqiptarë dhe kishin shkuar në demonstratë në Bon për t’i treguar botës fuqishëm për regjimin serb të instaluar në Kosovë, ku po vriste, rrahte, plagoste dhe burgoste shqiptarë, e cila edhe po i largonte shqiptarët nga Kosova për në vendet e tjera të Evropës, sepse Serbia nuk e donte Kosovën me shqiptarë. Pas demonstratës në Bon, Ahmetit i jepet rasti të jetë pjesëmarrës i
takimit me Hafiz Gagicën, Sali Çekun e shumë aktivistë të tjerë të çështjes kombëtare, ku kishin biseduar për gjendjen momentale dhe mundësinë e organizimit të një lufte guerile në Kosovë. Edhe nga larg, nga Gjermania,
Ahmeti ishte vazhdimisht në lidhje me Muhamet Latifin. Dhe, Muhameti ishte ai që Ahmetit i kishte thënë të mos kthehet në Kosovë, sepse më shumë i duhej dhe mund t’i ndihmonte nga jashtë, sesa po të hynte brenda.
2 Kokorovica, ish vendbanim i dikurshëm, tani territori i tij vendbanimi bën pjesë në tri fshatra: Pollatë, Sllatinë dhe
Brecë. Mirëpo, nuk llogaritet dhe nuk është sot si fshat administrativ, por nga populli, pothuaj se është fshat. E
igrishtët bëjnë pjesë në Kokorovicën e Sllatinës.
10
Ahmeti ishte tani në rrethinë të Mynihut. Atje organizonte nëpër klube për kthimin e ushtarëve shqiptarë në luftë kundër Serbisë. Së fundi, me ftesën e Muhametit, Ahmeti kthehet në luftë me tre autobusë. Derisa Ahmeti nuk
kishte nevojë për ushtrime ushtarake, sepse i kishte kryer ato në Shqipëri herët, dy vëllezërit e Ahmetit, Ismeti dhe Naimi, shkojnë në ushtrime në Zabergjë me gjeneratën e parë dhe pastaj inkuadrohen në luftë deri në ditën e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë. Djali i xhaxhait të Sinanit të Ahmetit, Muja, kyçet në Sllatinë bashkë me Besimin.
Ahmeti nuk është në Kosovë, ai vjen me ushtarë të tjerë në luftë përmes Shqipërisë dhe lufton tërë kohën në Zonën e Pashtrikut operacioni “Shigjeta –TF2”. Madje ai është Komandant i togut në gjendje të fortë
luftarake 3 . Me plagosjen e komandantit, Ekrem Veseli nga Tetova, Ahmeti e merr mbi vete Kompaninë në detyrën e komandantit të kompanisë së parë, të cilën e komandon deri në fund të luftës me shumë sukses. “Ushtrimet ushtarake që janë bërë për herë të parë, me qëllim të aftësimit të djalërisë kosovare për mbrojtjen e vendit, kanë filluar në dy ditët e para të tetorit 1991. Në mesin e 52 vullnetarëve, nëntë prej tyre kanë qenë nga rajoni i Llapit, kurse të tjerët kanë qenë nga Prishtina, Ferizaji, Kaçaniku, Vushtrria dhe Vitia. Zahir Pajaziti, Fadil Begu, Ajet Shala, Ahmet Zeqiri, Arsim Hamiti, Islam Visoka, Shaip Haziri, Zymer Lulaj dhe Afrim Zena, kanë qenë nëntë vullnetarët të cilët kanë qenë nga rajoni i Llapit, kurse organizimin për këtë rajon, lidhur me dërgimin e tyre e ka bërë Isa Berisha
nga Majaci”. 4
3 Fahri Nazifi: PASHTRIKU – Kufiri i larë me gjak. Prishtinë, 2012, f. 81. te ky autor Ahmet Zeqiri – Igrishta është cituar në shumë vende, dhe gjithnjë si komandant. Me këtë tregohet se ai është një strateg i luftës, i përgatitur muirë
fizikisht e psikikisht.
4 Driton Sejdiu: Kush ishte Zahir Pajaziti, Zona Operative e Llapit, Prishtinë, 2001, faqe 63.
11
Në foto, po shkruan: Ahmet Igrishta, i pari nga e majta. Në ditëlindjen e 57 të komandantit te parë të UÇK-së, tani Heroit të Kombit, Zahir Pajazitit.
Foto para 28 vjetësh e bërë në Krujë . — me Ahmet Zeqiri Igrishta
TË TJERËT PËR AHMET ZEQIRI – IGRISHTA:
Menjëherë pas formimit të grupit të parë gueril, i përbërë prej tre përsonave, Zahiri më tha se do ta takojmë një shoq nga Podujeva, me të cilin kishin stërvitur bashkë në Shqipëri. Në tetor të vitit 1993, shkuam për ta takuar shoqin siç e quante Zahiri. Aty afër kafeterisë PRANËVERA, rrinin të parkuar mikrobusët që bartnin udhëtarët e fshatrave malore të Podujevës. E takuam shoqin, tē cilit nuk ia dija emrin aso kohe. Nga një distancë prej 3 ose me tepër
metrave e shikoja kētë burrë të zotin. Ishte i veshur me atlete dhe trenerka ngjyrë qielli.
12
Fiziku i tij i ngjante shumë një atleti të përkryer… Nuk e di çka biseduan me Zahirin dhe menjëherë hipi në mikrobusin, të cilin e drejtonte. Zahiri më tha: – Po pse more Hasan ndejte aq larg, po a erdhe për t’u takuar me
te!? – Erdha për atë qëllim por vërejta se pak metra larg nesh ishin milicia dhe u përqëndrova drejt tyre, duke i vëzhguar lëvizjet e tyre dhe as pak s’prishi punë pse s’e takova, do e takojmë një herë tjetër. – i thash Zahirit.
Pas këtij takimi shkuam drejt në kafen përtej lumit Llap dhe u ulëm për të pushuar. Gjatë muhabetit aty, Zahiri më pyeti : – Hasan qysh t’u duk ky shoqi jem. – Me të vërtetë ishte i zoti dhe shumë i ngjante njē gladiatori! – i thash. Zahiri filloj të qeshet dhe atë çast më tha: – Është sportist dhe ushtron karate, ka shiritin e zi. Ma tregoj edhe emrin e tij dhe gjatë bisedës më tha se Ahmetin do ta lëmë jashtë aksionit. Do i japim detyrë që me mikrobusin e tij t'na
çojë deri te vendet ku do t’i kryejmë aksionet. – Po pse të mos merrë pjesë direkt me neve? – e pyeta. – Hasan ka fëmijë kallabllak Ahmeti! – m’u përgjigj Zahiri. Fillova të qeshem fort! Zahiri më tha: – Çka dreqin ki ejjj? – Po , a unë pak fëmijë kam aaa? – I thash Zahirit. – Hahahah! – qeshej Zahiri ato momente duke me thënë pastaj: – Valla more Hasan veq ti, se s’asht dasht me qenë në këto gjëra po nejse, hajrli koftë se do ta shtijmë edhe Ahmetin nē aksion.
Muaj më vonē, Zahiri prap e kishte takuar Ahmet Zeqirin dhe i kishte dhënë një detyrë, të cilën Ahmeti e kishte kryer. Pas pak ditësh, prap e biseduam me Zahirin punën e Ahmet Zeqirit. Zahiri vendosi që Ahmeti të mbetet personi më i besueshëm i tij, dhe, kurdo që të na duhet ta thrrasim për aksion.
Ahmet Zeqiri për ne mbeti njeri i besueshëm dhe me shumë respekt! Nuk e takuam Ahmetin shkaku se UDB-ja filloi ta merrte në biseda informative dhe Zahiri i ruante shokët e grupit. Gjat luftës së UÇK-së, Ahmet Zeqiri u inkuadrua që nga fillimi e deri në nënshkrimin e Marrveshjes së Kumanovēs.
13
Respekt për SHOQIN e Zahirit; komandant AHMET ZEQIRI Igrishta.
Lavdi dëshmorve, nderime Atdheut !
17. 06. 2020, HASAN S. ZENELI, Ballaban.
ALI LAHU: Me të dytë më ka ra të bashkëpunoj. Zahiri më la “amanet” partinë që e udhëhoqi para meje, kur ai vendosi ta “braktiste” atë dhe të nisë luftën e lirisë, e Ahmeti me vëllezërit e tij edhe mua më barti falas çdoherë me kombibusin e tij për në ambulancën e Pollatës dhe Brecësnë përkujdesje të asaj popullate të lënë në mëshirën e kohës. Krenar që i njoha nga afër.
Zahir Pajaziti ulur, Ahmet Zeqiri – Igrishta në këmbë
Me Muhametin kemi shkuar bashkë në Cyrih, Shtabi e ktheu Muhametin për të formuar Grupin e Dytë për Shqipëri.
Ky grup ka shkuar dhe me të ka përfunduar. Ky grup ka shkuar një muaj pas grupit të parë. Grupi i parë e ka pritur grupin e dytë në kazermë. Ata kanë shkuar, grupi i parë është kthyer. Në Grupin e Dytë ka qenë në ushtrime Adem
Jashari.
Gjithherë burra ka pasur Dardania dhe Llapi e Gallapi, por ndër të parët në beteja ka qenë Malësia. Kësaj gjenerate i prin Komandant Ahmet Igrishta, mjeshtër i rrallë i artit luftarak, që kur del në brez të kufirit, i tregon se brez pas brezi Igrishta ka nxjerrë trima, sa në palc i ka shti frikën Serbisë, siç e ka përjetuar shumë herë. Lidhur me trimat Ramë Igrishta, me nipin Ahmet Igrishtën, doli kënga:
Ramë Igrishta i pari i fisi
çdo betejë shpejt e bitisi,
amanet i la ardhmënisë,
të mbrohet kufini prej Serbisë,
asht Ahmeti Gjenerali
në kufi ai prin i pari…… (nga Ismet Salihu)
Luftën e Pashtrikut, sikur edhe nga vise të tjera, morën pjesë shumë. Në të djathtë ka qenë i pozicionuar në fshatin Gorozhup komandant Ahmet Zeqiri – Igreishta, ndërsa në të majtë ka qenë komandant Abdyrrahman Nazi – Bugari, Bunjak i Sallabajës. Komandant i batalonit TF-2 Fazli Berisha nga Godishnjaku, ish oficer i Jugosllavisë për 16 vite përvojë ushtarake të këmbësorisë. Gjenerali i famshëm kroat Ante Gotovina gjithnjë ka qenë në vizionin e partive politike kroate. Poste nga më të ndryshmet i propozuan por gjenerali Ante në permanecë refuzoi të gjithë kalkulimet dhe lojërat politike, çështjen partizane të partive. Ja se ç’kishte deklaruar në një rast: “Unë, si një gjeneral lufte, jam hero në vendin tim, jam idealist, i takoj të gjithë popullit liridashës kroat. Si politikan, nuk mund t’i përkas të gjithëve dhe do të përfundoj si një palaço i zhytur me premtime të rreme, duke zhgënjyer varret e plagët e dëshmorëve dhe shokëve. Më mirë një hero lufte se sa një deputet a ministër por edhe president e kryeministër zuzar”. (Ante Gotovina)
Ne e quajtëm Ante Gotovinë, Komandant Ahmet Igrishta pse i gjason. Ahmeti pas luftës nuk u inkuadrua askund në jetën shoqërore e politike nëpër parti. Ai nuk deshi ta humbi luftën e vetë e të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë
njerëzit.
Fadil Begu, Zahir Pajaziti, Ahmet Zeqiri, …, Islam Visoka, Shefket
Brajshori, Ahmet Hoxha, nga Ferizaji, e kanë vrarë në burg të Dubravës
bashkë me tjerët. I dyti ulur nga e majta, Ajet Shala.