Shqipëria/Aktualitet

Evropa e shqetësuar me krizën politike në Mal të Zi

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është e shqetësuar për situatën politike në Mal të Zi.

Ndërsa janë shprehur se deri më tani Mali i Zi ka qenë një nga vendet që ka arritur të ruajnë një balancë mes tensioneve të tilla, duket se tashmë situata është ndryshe.

Europa i bën thirrje liderëve politikë që të ulin tensionet.

Një draft-raport për monitorimin e vendeve anëtare të Këshillit të Europës , do të shqyrtohet nga Kuvendi në seancë nga data 24 deri më 28 janar.

 

‘Në lidhje me Malin e Zi , Kuvendi mirëpret bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet autoriteteve dhe Komisionit të Venecias në shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë  Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. I bëjmë thirrje parlamentit malazez të sigurojë pesë anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të emërohen në bazë të ekspertizës së tyre’, thuhet në raport.