Lëvizja\UÇK

Bejtullah Tahiri: Në kujtim dhe nderim të Heronjve të Janarit – LËVIZJES

Në kujtim të dëshmorëve të janarit
Dyzet vjet më parë emri i Kadri Zekës ishte i ndaluar. Ky emër kërkohej nga pushteti, kërcnohej familja ose ta dorzonin ose të dorzoheshin ata. Ky emër kerkohej sepse ky njeri kishte trazuar pushtetin jugosllav në Kosovë dhe patjetër ky njeri duhej izoluar, e mundësisht edhe eliminuar sepse ky emer dhe shumë shokë të tij do i tregojnë dhe trasojnë popullit tonë, rrugën e lirisë.
Sot, ai na mungon fizikisht, por shpirtërisht gjendet në zemrat e çdo shqiptari. Sa krenari për famijlen që e rriti, për shoqërinë që bashkpunoi me te, për komunën që ka kujt t’i ngrit shtatore.
Qysh në fëmijëri, në gjirin familiar, Kadriu u brumos me një edukatë të shëndosh, frymë të pastër patriotike, urrejtje të madhe ndaj armikut pushtues dhe me një dashuri të pakufishme për Atdheun, popullin dhe lirinë.
Si gjimnazist bie në kontakt me idetë patriotike dhe me literaturën e ndaluar që qarkullonte dhe lexohej në fshehtësi të madhe.
Sa ishte nxënës në Gjimnazin e Gjilanit, Kadriu u njoh dhe u lidh me Rexhep Malen. Në fillim këto lidhje kufizoheshin kryesisht në biseda, lexim e shkëmbim literature a në ndonjë aksion konkret të natyrës propagandistike, por më vonë ato u shndërruan në lidhje të organizuara e të fshehta politike.
Si student ai u organizua në kuadër të Grupit studentor, pastaj Grupit Revolucionar, grupe këto që bashkë me celula e grupe tjera përbënin Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës.
Arrestimet e njëpasnjëshme, goditen dhe dëmtuan fort veprimtarinë patriotike në Kosovë, por ato nuk e luhaten për asnjë çast vendosmërinë e Kadriut dhe shokëve të tij.
Barra që rëndonte mbi supet e tij bëhej gjithnjë e më e rëndë, por edhe supet e tij sa vinin e bëheshin më të forta. Të shumta dhe të llojllojshme ishin angazhimet dhe veprimet konkrete të atyre viteve, përfshirë edhe shpërndarjen e trakteve nëpër të gjitha konviktet e studentëve në Prishtinë, dhe pothuajse në të gjitha ato ishte edhe dora e Kadri Zekës. Kadri Zeka kështu bëhet një nga drejtuesit kryesorë të organizatës dhe gjithë veprimtarisë së fshehtë patrotike të asaj kohe.
Kurrë nuk e harroj datën e 13 prillit të vitit 1978, kur ai së bashku me Hydajet Hysenin erdhën dikur vonë në banesën time në Mitrovicë. Se harroi sepse pikërisht atë natë u vendos nga Komiteti Drejtues i OMLK-së, që Kadriu së bashku me Hydajet Hysenin të kalonin në ilegalitet të thellë. Kadriu u vendos që të largohej në Zvicër kurse Hydajeti të mbetet nën përkujdesjen time në Kosovë.
Gjithashtu nuk e harroj as daten 2 Janar 1980, kur u ndam me sy të përlotur në Buks të Kantonit St. Gallenit, sikur të dytë e ndjemë se ai do të ishte takimi i fundit mes nesh.
Për Kadriun në Zvicër u përkujdesën shokët: Hasan Mala, Kadri Abdullahu, Zijah Shemsiu e të tjerë dhe ai vazhdoi veprimtarinë patriotike e çlirimtare edhe më me forcë e vendosmëri.
Lidhjet e shpeshta dhe profesionale, me veprimtarë të shumtë në mergim, ai jo vetëm i riorganizon dhe zgjeron radhët me veprimtarë të ri, por arrin ta ngre gjithë këtë veprimtari në një nivel më të lartë cilësor.
Falë angazhimit të tij nis botimin revista “Liria”. Botohet përmbledhja e poezive Këngët e Lirisë, teksti i Elaboratit të Çubriloviqit për dëbimin e shqiptarëve dhe shpërndahet sasi e madhe literature të ndaluar patriotike. Gjatë muajve të fundit të vitit 1980 dhe në fillim të vitit 1981 ai vendos kontaktet e para dhe më pastaj një bashkëpunim të ngushtë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Ibrahim Kelmendin, Enver Hadrin e të tjerë dhe tok me ta i hyn punës për një organizim të ri e të bashkuar të lëvizjes së shkapërderdhur çlirimtare në mërgim.
Në veprimtarinë e tij të fshehtë ai përdorte pseudonime të ndryshme si “Korab”,” Jeton”, “Ilir”, “Zef “, ndërkaq pjesa më e madhe e mërgimtarëve e njihnin me emrin aq të adshur e të respektuar “Zeqa”.
Një vëmendje të posaçme Kadriu i kushtonte shfrytëzimit të formave legale të veprimit e organizimi dhe në këtë kuadër ai nis përpjekjet për pavarësimin e klubeve kosovare, deri atëherë të kontrolluara dhe të instrumentalizuara nga pushteti jugosllav. I bindur për rëndësinë e pazëvendësueshme të faktorit ndërkombëtar, ai vendos kontakte e lidhje të ngushta bashkëpunimi me miqë të shqiptarëve, të përfshirë në organizata të ndryshme, politike, humanitare, kulturore etj.
Gjatë kohës së qëndrimit dhe veprimit të tij në mërgim, Kadri Zeka mbante lidhje të ngushta dhe të rregullta me përfaqësues diplomatikë të Shqipërisë, duke hedhur në këtë mënyrë bazat e një bashkëpunimi të ngushtë e të gjithanshëm në relacionin Kosovë –Shqipëri. Ai e donte fort Shqipërinë dhe ishte tejet i kujdeshëm që me asgjë të mos e dëmtonte shtetin shqiptar dhe pozitën e saj ndërkombëtare.
Veprimtaria e Kadri Zekës, vjen e intensifikohet sidomos pas ngjarjeve të pranverës së vitit 1981. Atij dhe shokëve të tij si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, etj, u detyrohen edhe ajo seri demonsratash, mitingjesh e protestash, organizuar në Zvicër dhe anekënd Evropes. Ata, në të vërtetë, edhe nisin procesin e ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.
Zëri i Kadriut, Jusufit e Bardhit u bë zë i fuqishëm dhe shumë i dashur për mergimtarët. Zëri i tyre u bë zë i së vërtetës, i arsyes e bashkimit kombëtar.
De fakto ata u bënë ambasador të çështjes kombëtare në botë dhe pas gjithë atyre demonstratave ndërroi edhe mendimi i të huajve ndaj shqiptarëve. Tani të gjitha shpifjet që kishte bërë propaganda serbe ndaj nesh, qëndrimi dinjitoz që paraqiten shqiptarët në demonstrata të udhëhequra gjithmonë nga Kadriu, Jusufi e Bardhoshi, bëri që shqiptarët të njihen më mirë e të respektohen më shumë.
I bindur në domosdonë e bashkimit sa më të gjerë të potencialit krijues e veprues të populit tone liridashës dhe lëvizjes së tij çlirimtare, Kadri Zeka intesifikon përpjekjet për një pajtim e bashkim të ri e të gjerë gjithkombëtar.
Ngjarjet e vitit 1981, krijuan jo vetëm nevojën, por edhe kushtet për një bashkim të gjerë të të gjitha forcave patriotike dhe të të gjithë patriotëve të vërtetë në një front të përbashkët të luftës për Republikën e Kosovës. Kadri Zeka, bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën e të tjerë, ishin shtyllat kryesore të bashkimit të ri që po krijohej. Ata dhanë edhe shembullin më të mire se si ndërtohej ky bashkim.
Dhe pikërisht në këtë kohë, në përpjekje për ta rumbullakësuar procesin e bashkimit të Lëvizjes së shkapërderdhur kombëtare e demokratike, më 17 janar të vitit 1982, në një atentat të organizuar e të përgatitur mirë nga sherbimi sekret serb, Kadri Zeka vritet bashkë me shokët e tij të idealit Jusuf e Bardhosh Gërvallën.
Vrasja e tre tribunëve të Lëvizjes, koincidoi me fushatën e gjerë të arrestimeve të pjesëtarëve të organizatave të fshehta patriotike që vepronin në Kosovës dhe kjo nuk mund të ishte rastësi, siç nuk ishte rastësi as vrasja më vonë e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe mbytja në torturë e veteranit të Lëvizjes kombëtare në Kosovë Metush Krasniqit.
Nuk kishte dyshim, regjimi vrastar serbomadh, në këtë mënyrë synonte t’i jepte goditjen vendimtare e vdekjeprurëse gjithë Lëvizjes Çlirimtare.
Vrasja e Kadri Zekës dhe e vëllezërve Gërvalla, ishte vërtetë goditje shumë e rëndë, por vepra dhe idetë e tyre tashmë kishin lëshuar rrënjë të thella dhe nuk mund të shkuleshin dot. Ata u bënë shembëlltyrë dhe burim frymëzimi për gjenerata të tëra veprimtarësh të vjetër e të rinjë për ta ngritur lartë e më lart flamurin e lirisë. Çështja për të cilën luftoi dhe u flijua Kadri Zeka dhe shokët e tij, u bë çështje e të gjithë popullit dhe me epopenë e lavdishme të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës u kurorëzua edhe dëbimi nga Kosova i makinës vrastare policore e ushtarake serbe.
Në themel të të gjitha të arriturave të popullit tonë qëndron vepra e pavdekshme e dëshmorëve, midis të cilëve Kadri Zeka zë një nga vendet më të rrespektuara.
LAVDI VEPRËS SË VËLLEZËRVE GËRVALLA E KADRI ZEKËS!
LAVDI VEPRËS SË DËSHMORËVE TË KOMBIT!