Marrëveshja për “asociacionin/bashkësinë e komunave serbe” (entitet politik serb me atribute “sovraniteti”, nje minishtet serb në Kosovën shqiptare!), e negociuar nga politikane e zyrtarë shteteror te shantazhuar dhe e nënshkruar nga një kryeministër me prejardhje kolaboracioniste, është bër gur i rëndë në qafën e Republikës Shqiptare të Kosovës… Megjithese, Gjykata Kushtetuese e Republikës se Kosovës e kishte “gjykuar” se marreveshja eshte në kundershtim me frymen e Kushtetutes dhe me shume nene te saj, BE-ja (zyrtaret e saj te larte) kembengul qe te zbatohet, te krijohet asociacioni/bashkesia e komunave serbe, sipas marreveshjes së nenshkruar ne Bruksel!!
E njejta BE dhe te njejtit zyrtare te saj kembengulin qe te zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves per manastirin e Deçanit (dhenien e shume hektareve toke ketij manastiri)!!
Kur dëgjon deklaratat dhe qendrimet e BE-së te krijohet pershtypja qe kemi dy BE ose një BE me dy kute: nje per shqiptaret dhe nje tjeter per serbet!! Ne rastin kur Gjykata Kushtetuese “gjykon” ne favor te Kushtetutes dhe te interesave te Republikes se Kosoves e te popullit shqiptar BE-ja nuk e respekton dhe kërkon të ndryshohet Kushtetuta per t’i bere vend “zajednices”, ndersa kur Gjykata Kushtetuese “gjykon” ne favor te kishes “serbe” dhe pakices serbe-Serbise BE-ja kembengul te zbatohet vendimi i Gjykates Kushtetuese!!
Ka edhe “shqiptarë”-jugokosovare qe kerkojne te krijohet asociacioni/bashkesia e komunave serbe sipas marreveshjes se nenshkruar nga Isa Mustafa e ne kundershtim me “gjykimin” – vendimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves!! Avokat i zeshem i Serbise, qe kerkon krijimin e nje entiteti serb (minishteti serb) ne Kosoven shqiptare, është ber edhe Enver Hasani, qe po spekulon me te paverteta per marreveshjen e Brukselit, duke e paraqitur si “marreveshje nderkombetare” dhe si “marreveshje qe e obligon Kosoven”, e spekulime të ngjashme nga soji i matrapazve si ky!!
Marreveshja e Brukselit per themelimin e nje entiteti serb ne Kosoven shqiptare, ne 30 % te territorit te Republikes se Kosovës, nga pakica serbe (5%!) do te ishte kancer ne trupin e Kosoves shqiptare dhe kercenim (bombe me sahat!) per sigurine, lirine, pavaresine e sovranitetin e Kosoves dhe te paqes ne rajon e më gjerë… Prandaj, kjo marreveshje nuk e obligon Kosoven shqiptare dhe nuk duhet zbatuar nga shteti i Kosoves. Institucionet e Kosoves duhet te kerkojne mirekuptim dhe mbeshtetje nga shtetet mike, sidomos nga shteti yne AMË, per ruajtjen dhe perkrahjen e nje Kosove unitare dhe ne funksion te qytetareve te saj pa dallim deri në zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çeshtjes shqiptare ne Iliri…
add a comment