Sali Berisha shpalli kandidaturën e tij për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike dhe garantoi gjithë kandidatët e tjerë se gara do të jetë e ndershme.
Sipas Preç Zogajt, “kandidati shpall zgjedhje kur të dojë! Kandidati garanton kandidatët! Është për të qeshur, por ka kuptim”.
Analisti shprehet më tej se “Sali Berisha e di veten kryetar absolut të PD-së. Edhe tani që nuk është. Të tillë e ka ditur gjatë gjithë kohës”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD, Preç Zogaj tha se “kjo varet nga fundi i përplasjes së nisur nga Berisha kundër Bashës, rrjedhimisht kundër SHBA, duke qenë se vendimi i Bashës për pezullimin e Berishës u mor në respekt të një kërkesë zyrtare nga SHBA.
Analisti shton më tej se “në versionin e drejtimit nga një person i shpallur ‘non gratta’, Partia Demokratike do të izolohej nga SHBA dhe do të trajtohej si një bërthamë e anti-amerikanizimit, pra do të rrezikonte zvogëlimin e pashmangshëm. Për fitoren e zgjedhjeve as që do të bëhej fjalë”.
“Kam shpresë e besim e ky skenar i zi për PD-në do të shmanget”, tha ai për RTSH.