Enver Hoxha diell epoke!
16.X.1908— nuk vdes kurrë!!!
Sot, më 16 tetor, në këte ditë të bukur vjeshte, u mbushën plot 113 vjet që kur në trevën e Ilirisë, në Gjirokastrën heroike, lindi burri më i madh që ka nxjerrë trualli shqiptar gjer me sot, lindi ora e katër vilajeteve shqiptare, lindi Enver Hoxha, i cili gjatë gjithë jetës, mundin, mendjën e forcën e Tij e shkriu në shërbim të popullit e Atdheut.
Ai, u bëri ballë me trimëri e krenari gjithë provokimeve e ndërhyrjeve nga toka, deti e ajri për 45 vjet me radhë dy supërfuqive më të mëdha botërore, (Paktit të Natos e Traktatit të Varshavës) si dhe akteve armiqesore të UDB-ës jugosllave dhe shërbimeve agjenturore greke e Italiane. Për 45 vjet me radhë Ai doli fitimtar e me ballin lartë, shqiptarisht, ndaj këtyre supërfuqive që e trazuan rruzullin tokësor, duke ndezur kudo luftëra të armatosura sa herë që u a donte interesi i tyre. Në këtë kendveshtrim, nuk do të lindë më, një tjetër burrë shteti, një prijës ushtarak e burrë shqiptarie si Enver Hoxha, për t’i detyruar armiqtë e egër e më të egër, të poshtër e më të poshtër, njerin pas tjetrit, që ta fusin bishtin nën shalë dhe të ikin me turp andej nga kishin ardhur.
Nuk do të flas për trimërinë, luftën heroike e të armatosur dhe fitoren legjendare të popullit shqiptar dhe të UNÇ të Tij të udhëhequr me një trimëri, mençuri e largpamësi të rrallë nga Komandanti legjendar, Enver Hoxha që më 29 Nëntor 1944 çliruan Shqipërinë dhe i sollën lirinë, duke perzënë nga Shqipëria okupatorin nazifashist dhe tradhtarët e vendit pa ndihmën e askujt. Kjo fitore e lavdishme tani dihet botërisht nga populli shqiptar, por edhe nga armiqte e Shqipërisë dhe veglat e tyre qorre. Çlirimi i Atdheut nga nazifashizmi dhe tradhetarët e vendit, rindërtimi dhe ndërtimi i tij, forcimi, mbrojtja, respektimi i tij, emancipimi i shoqërisë duke ngritur në nivel sa më të lartë nivelin arsimor, kulturor e shkencor ishin flamuri nën të cilin u rreshtuan pjesa dërrmuese e shqiptarëve nën udhëheqjen e të ndriturit Enver Hoxha.
Ky program madheshtor filloi dhe u realizua me zhdukjen e analfabetizmit, me krijimin e një armate të tërë intelektualësh me arësim të lartë që arritën deri në 100.000 veta, me investimet e papara ndonje here, me krijimin, forcimin dhe modernizimin e ushtrisë dhe forcave të armatosura shqiptare, deri në atë nivel sa, të jenë të afta të përballen me kërkesat e kohës dhe sfidat nga armiqët e çfardo ngjyre qofshin, të lindjes apo përendimit. Nuk mund të mos kujtojme nderimin dhe lartesimin që iu bë bijve të popullit që derdhen në altarin e lirisë së Atdheut gjakun e tyre. Ndihma dhe përkrahja e vëllezërve të një gjaku që fuqitë e mëdha, padrejtsisht i coptuan nga trungu i Shqipërisë dhe ia aneksuan ishJugosllavisë, ndihma e pakursyer për vëllezërit e mbetur nën Jugosllavi, si në arsim shkencë e kulturë e deri te përkrahja pa rezerve e grupeve ilegale revolucionare, që vepronin për të jetësuar vendimet historike të Konferencës së Bujanit, në këte kontekst, ndihma për të gjitha grupet pa përjashtim, pavaresisht nga orientimi i tyre ideologjik, por që luftonin përë një Shqipëri natyrale, të të gjithë shqiptareve, janë një faqe tjetër e ndritur në jetën dhe veprën e Enver Hoxhës që e kemi për detyrë ta kujtojmë, përkujtojmë e nderojme.
Po kështu eshtë edhe kethimi nga dheu i huaj i eshtrave të patriotëve dhe varrosja në Atdhe e atyre që u dogjën dhe vdiqën me mall e me sytë kthyer nga Atdheu.
Armiqtë tanë shekullor, perkatesinë e ndryshme fetare të shqiptarëve, vllavrasjen dhe gjakmarrjen, të trasheguara nga errësira e shekujve, dallimet jugë -veri etj., u perpoqen t’i shfrytëzojnë për të mbajtur shqiptarët të përçarë me qëllim që të perjetesonin sundimin e tyre. Lufta kunder këtyre të keqijave të trasheguara dhe eleminimi pothuajse total i tyre ka qenë një gur diamanti në kurorën e arritjeve të medha nën udheheqjën e Enver Hoxhës.
Në Shqipëri nuk ishte me problem perkatesia fetare. Të gjithë, të çdo besimi të ishin e ndienin vetën shqiptare, në radhë të parë. Këto arritje madheshtore por edhe shumë e shumë të tjera janë të njohura botërisht, si nga miqtë ashtu dhe nga armiqtë tanë…
******************
Ushtaraku slloven Janez Jansha, ne vitin 1989 dekonspiroi planin sekret të nderhyrjës ushtarake të Jugosllavisë në Shqipëri për te realizuar ëndërren e moçme që Shqipëria të bëhej republikë e shtatë e Jugosllavisë dhe per këte u denua me 15 vjet burg .
Plani i nderhyrjes ushtarake duhej të zhvillohej në katër faza. Faza e parë parashikonte që të armatoseshin 2000 serbë me plisa të bardhë, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ky moment do të regjistrohej dhe do të dërgohej në OKB, ku do të deklarohej se Shqipëria kishte ndërhrë ushtarakisht në Jugosllavi. Nën këte pretekst do të invadohej Shqiperia dhe do të merrej Radiotelevizioni i Tiranës nga i cili do i drejtohej popullit shqiptar thirrja:“Popull shqiptar! Endërra e juaj për të qenë republikë e shtatë e Jugosllavisë u realizua“ dhe regjimi i diktatorit Enver Hoxha u rrëzua për toke”. Si dëshmi për këte fakt ju lutem lexuesëve të nderuar të shikoni në YOTUBE filmin:“Kompania 4000 e Mynihut„ ABC NEWS.
Për këto fakte, mendoj se rapsodi popullor që këndoi vargjet: “plot pesë shekuj nëna priti, Skenderbeut një vëlla ia rriti“ ka domëthënie vërtetë të madhe.
Të përballosh, dhe çdo here të dalësh fitimtar mbi të gjitha këto operacione luftarake kundër dy superfuqive botërore, UDB-ës, shërbimit grek, me të vërtetë vetëm vëllai i Skenderbeut, Enver Hoxha dhe askush tjetër nuk kishte patur mençuri, guxim, kurajo e forcë çeliku që t’i përballojë.
Për t’i perballuar me nder e për të dalë çdo here fitimtar në këto përleshje u desh punë, punë natë e dit, për ta ndërtuar e mbrojtur Atdheun në unitetin e pathyeshem popull – Parti.
Me gjithë këto vështersi e provokime ditën e natën nga armiqët e kombit shqiptar, me mund djersë e sakrifica u arrit që me 24 prill 1951 të formohej Aviacioni Luftarak Shqiptar. Për këte ju lutemi shikoni filmin ne YOTUBE nga shqiptari i madh Marin Mema :“Gjurmë shqiptare-Aviacioni luftarak shqiptar“. Në një vend të vogël, siç ishte Shqipëria, i rrethuar me armiq të egër e më të egër nga të katër anët, duheshin investime të pakufishme, marramendëse për forcat e armatosura të cilat ndikonin drejt për së drejti në mireqenien e popullit.
Mardheniet me Bashkimin Sovjetik e pastaj me Kinën më tepër ishin mardhënie djallzore nga ana e sovjetikëve dhe kinezëve. Duhej një mençuri, guxim e trimeri e rrallë dhe e pashoqe e Enver Hoxhes për të dalë nga Traktati Warshaves në vitin 1960. Ky akt i rrufeshëm dhe tepër i guximshem, pa pyetur fare për procedurat e daljes, mendoj se ishte vendimi i denimit me vdekje Traktatit të Varshavës, që ndodhi pak më vonë.
Krahas investimeve në ushtri e për sigurimin e shtetit Enveri ynë, rëndesi i kushtoi zhvillimit të vendit, tharjes së knetave, ndertimi i fabrikave dhe uzinave, zhvillimit të industrisë e kështu me radhë.
Në vitin 1957 në Tiranë u formua për herën e parë në historinë e shqiptarisë Universiteti shtetror i Tiranës.
Të diplomuarit në këte universitet konkurronin dhe posedonin aftësi shkencore edhe më të larta se studentët që diplomoheshin në universitetet europiane.(sot çdo diplomë univerziteti por edhe ajo e mjeksisë blihet me lekë)
Ne çdo fshat të Shqipërisë u hapën shkollat fillore, u hapen kurset kunder analfabetizmit,e për rrjedhojë u zhduk analfabetizmi fare.
Librat dhe fletoret për nxënësit ishin falas. Spitalet, edhe pse ishin të pakët në fillim, trajtonin pacientët në mënyrë të barabartë. Shërbimet në shëndetsi ishin falas. Me punë dhe vetëm me punë u arrit në çdo cep të Shqipërisë edhe në zonat më të thella, elektrifikimi i tërë vendit…
E gjithë kjo punë kolosale, ky mund e kjo djersë e popullit për shkak te sabotimeve në marrëdheniet ekonomike e tregtare me shtetet fqinjë dhe më larg, që të vetmin synim kishin ta gjunjëzonin Shqipërinë, ndonjëhere ndodhte që edhe të mos arrinte objektivat e caktura. Nga sulmët e pandërprera dashtë e padashtë, për sigurimin e pavarsisë së vendit u dasht të shpenzohen shuma marramendëse në ndertimin e bunkerëve si dhe si mburojë e pavarësisë të zgjedhët formën e “vetizolimit”.
Enver Hoxha përë Kosovën e Kosova për Enver Hoxhën!
Nëse do të kishte ndodhur ndonjëhere që njeriu të ngelej me sy hapur kur të vdiste, sepse nuk kishte mundur të realizonte një plan, synim apo dëshirë në jetën e tij, e nëse në kombin tonë prej shtatë milionë tash e 3000 vjet të shkuara do të ishte një njeri i tillë ai, padyshim, eshtë Enver Hoxha, i cili në momentët e fundit të jetës së tij i tha shoqës së tij Nexhmie Hoxha se, “po iki nga kjo jetë pa mundur të realizoj një dëshirë që ishte domosdoshmëri historike, për ta parë Shqipërinë të bashkuar me të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm”.
Me 2 shtator1949, Enver Hoxha i dërgoi letër pësonalisht Josif Stalinit, ku thuhej: “Ne mendojmë se çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e me gjak. Tjetër rrugë s‘ka. Është e domosdoshme të pëmbyset e të asgjesohet klika e Titos. Lufta e Jugosllavisë duhet të zhvillohet e ashpër, deri në kryengritje të armatosur kundër fashistëve dhe shërbëtorëve të tyre të brendshëm me agjentin Tito në krye… Populli shqiptar në Kosovë duhet të luftojë nën flamurin shqiptar, kurse parimi i vetvendosjes duhet përcaktuar saktë dhe të jetë rrjedhojë e luftës së ashpër të shqiptarëve“.
Detyra e vënë nga shteti shqiptar,përsonalisht nga Enver Hoxha, për një ndërhyrje tjetër të mundshme në Kosovë në vitet 1980-1981 ku autor i këtij plani kam qenë unë Veli Llakaj, dhe bashkëpuntori tjetër, Maliq Sadushi, nën drejtimin direkt të Kryeministrit Shqiptar, Mehmet Shehu, është poashtu një fakt tjetër i preokupimit të Enver Hoxhës për ribashkimin e trojeve shqiptare.(V.Llakaj faqe 303).
Ky preokupim vazhdoi pa ndërprerje deri sa kushtet dhe rrethanat në terren ishin më të favorshme për një luftë të armatosur. Kështu, në konsultim me Ramiz Alinë në fund të viteve 1990 dhe fillim te viteve 1991, shkuan për t’u stervitur në Shqipëri të rinjte nga Kosova, nën drejtimin, tani të heronjëve të pavdekshëm të Atdheut, Adem Jasharit e Sali Çekut. Më pas shkuan edhe grupe te tjere, ndërsa kur filloi lufta frontale në Kosovë, prap se prap në llogore shkrepnin mbi armikun serbë ato armë që i kishte vënë në dispozicion me kohë, Enver Hoxha për një ditë të tillë…
Në këte luftë për jetë a vdekje nuk munguan oficerët e karrieres nga Shqipëria që ishin edukuar dhe specializuar e stervitur në kohën dhe nga mësimet e Enver Hoxhës se si duhej Atdheu dhe Shqipëria. Ishin nga jugu e nga veriu, por më kryesore ishin shqiptarë e bij shqiptarësh, që Atdheun e donin më shume se jetën e tyre. Këta vullnetarisht u gjendën në front ballë për ballë me armikun serb për ta çliruar gjysmën e Shqipërisë, që ishte e okupuar nga Serbia. Për këta oficerë dhe ushtarë që u gjendën në mesin e luftëtarëve të UÇK-së çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare thirrej Shqipëri. Ata jane dhe do të ngelin Heronj te gjallë në historinë më te re të Shqipërisë.
Këta djem janë nga ata që nenat u kishin kënduar duke i perkundur në djep :“ Rritu biro e lufto për Atdheun e coptuar e po që se eshtë nevoja fale edhe jetën sikur me lindë .Këta djem me luftën e tyre heroike nderuan veten e tyre, nderuan varrin e Skënderbeut e të Enver Hoxhës, nderuan familjet e tyre, nderuan Atdheun tonë Shqipërinë natyrale dhe nderuan flamurin tonë me shqiponjën dykrenare!
Pesë të parët nga këta burra e trima ishin në luftë para konferencës së Rambujese!
1. Indrit Lulzim CARA nga Kavaja, komandant kompanie ne Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, Dëshmor i Atdheut.
2. Tahir Malë SINANI nga Gria e Tropojës, komandant i zonës së dytë operative të UÇK-së, Dëshmor i Atdheut
3. Dilaver Rezo GOXHAJ (Shpëtim Golemi) nga Gjirokastra zavendës-shef në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së,
4. Bardhyl Tahir TAHIRI nga Shkodra, antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
5. Adem Qerim SHEHI, nga Tirana, komandant i brigadës 153 në zonen operative të Llapit,
6. Dritan Dilaver GOXHAJ, nga Gjirokastra, në operacionin shigjeta si dhe në luftën e UÇPMB,
7. Ali Bajram CEKA nga Tropoja, komandant kompanie në brigadën 138, Koshare,
9. Adem DAHIRI nga Çamëria banues në Tiranë, shef operativ në brigadën 138 në Koshare,
10. Dritan Sefedin DURMISHI , nga Tepelena, kmandant batalioni në operacionin shigjeta,
11. Ermir Asqer BEGA, nga Tepelena, komandant batalioni në operacionin shigjeta,
12. Agim Ismail SALLAKU , nga Tirana , komandant batalioni në operacionin shigjeta,
13. Adem SHEHU, nga Bicaj-Kukës, komandant batalioni në operacionin shigjeta,
14. Maliq DOÇI nga Kukësi, komandant i qendrës stervitore Helashan,
15. Genci SEFA nga Lushnja, në operacionin shigjeta,
16. Meçan Isa ZORBAJ nga Mallakastra, në operacionin shigjeta.
Në UÇK-ë në Iliridë, morën pjesë ne vijën e parë tė frontit;
1. Shpëtim ALIRAJ nga Vlora, artileri,
2. Petrit MËNAJ nga Vlora, kėmbësori,
3. Agron AXHAMI nga Kukësi,ndërlidhës si dhe
4. Tahir Malë Sinani nga fshati Gri i Tropojës, i cili ra për të mos vdekur kurrë!
Pra 19 oficer karriere dhe 154 vullnetare ushtarë të UÇK-së e ndër ta 32 kan fituar pavdeksinë ndër shekuj ,duke u treguar armiqëve serb dhe tërë botës se nuk do lejojmë më qe të ketë kufi që ndan zemrat e shqiptarëve.
Mbasi gjysma e Shqipërisë, me ndihmën e fuqive të mëdha u pushtua ushtarakisht nga serbosllavia, çdo here dhe në çdo kohë Enver Hoxha i kishte caktuar vetës detyrë mbi detyrat mos të pushoje së vepruari me të gjitha mjetët dhe forcën që lejon etika revolucionare.
Më vonë kuptova se Enver Hoxha nga vitet 1950 kishte formuar Sektorin e Rëndësisë së Veçante për të ndihmuar dhe përkrahur vëllezërit e gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, dhe në krye të këtij sektori ishin venë e vepronin burra e djem nga krahinat e okupuara si Sali Shatri, Halit Kaçanolli, Shaban Braha e shumë të tjerë që sa here e kërkonte nevoja ishin pranë popullit të shtypur ditën e natën.
Udheheqësit kryesore të organizatave si Rexhep Mala, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Isa Zhel-Hasani, tani heronj të kombit, e shumë e shumë të tjerë kishin kontakte direkt me Enverin ose me shokë të caktuar nga Enveri, pra kishin kontakte pune të pandërprera me sektorin e veçant.
Përmes valëve të Radio Tiranës e radio Kukësit jepeshin programe kombëtare nga lufterat që zhvilloi populli ynë ndër shekuj për jetë a vdekje, Televizioni Shqiptar dhe shfaqja e filmave dhe dramave si; Epoka para gjygjit, I teti në bronz, Ballë për ballë, Flaka e maleve, Rruga e shkronjave,Toka e ndezur, Liri a vdekje, Nëntori i dytë e shumë e shumë tjerë, pastaj këngët rapsodike të kënduara nga Fatime Sokoli e Dervish Shaqa për Partinë dhe Enver Hoxhën, dhanë rezultate të konsiderushme në emancipimin dhe edukimin revolucionar e kombëtar sidomos të rinisë së gjysmës së Shqipërisë të okupuar nga Jugosllavia.
E them me pergjegjesi të plotë se kanceri kryesor i hyri Jugosllavisë me 10 qershor 1978, kur në Prizrenin historik u kremtua 100 vjetori i Lidhjës Shqiptare të Prizerenit. Aty, studiues nga mbarë hapsirat shqiptare dhe diaspora , elaboruan qëllimet kryesore dhe të fundit që kishte patur Lidhja Shqiptare e Prizerenit. Ku një gjendje e tillë ishte shume aktuale për kombin tonë të ndarë në dysh edhe në vitin 1978. Çdo celulë që organizohej kryente betimin para flamurit të kombit dhe fotografisë së Enver Hoxhës. Këtu më poshtë eshtë një fotografi e vitit 1979, në konviktin 3 të studentëve, dhoma 329 në Prishtinë, ku duket mbi flamur fotografia e Enver Hoxhës, pasi që kryen betimin dhe u formua një celulë nga studentë të kohës.
Ishte vjeshtë e vitit 1979 , në Kosovë vinte për vizitë gjakpirësi dhe krimineli me i madh i kombit tonë, i të gjitha kohrave, satrapi Tito, ndërsa rinia e Kosovës konsolidonte radhët duke bërë betimin para flamurit dhe fotografisë së Enver Hoxhës, për të luftuar e bashkuar trojet shqiptare.
Tani në Shqipëri, direkt të Enver Hoxha, i kishin dyertë të hapura kundershtarët e regjimit titist pavarësisht se as njeri nga këta nuk ishte komunist, si Demë Ali Pozhari, Hysen Trepeza, Nexhmedin Shurolli e patriote te tjerë që jetonin në mërgim. Dalëngadalë erdhi 11 marsi i vitit 1981, Prishtina dhe Kosova u lanë me gjak, por para tankeve e bajonetave serbe këndohej për Enver Hoxhën e thirrej Enver Hoxha.
Shtypi i ilegalës që redaktohej nga Kadri Zeka e Jusuf Gervalla, Lajmetari i Lirisë, Liria dhe Zëri i Kosovës në faqën e fundit porositnin; dëgjoni Radio Tiranën, zërin e së vërtetës, e në rrugën e Dibrës në Prishtinë në vitin 1982, çdo here nga ora 17:00 e deri në ora 17:30 lexohej në valet e radio Kukësit vepra Titistët. Për këte qëllim, një shok i organizatës ishte i caktuar të incizonte materialin në mënyre që kur të mblidheshin shokët nga ligjeratat ta dëgjonin bashkarisht.
Në shtypin ilegal të kohës lexonim:
Rini e Kosovës
Rini e maliherit
Rini syshqiponjë
Rini e Enverit.
Fjalimet e Enver Hoxhes qoftë në Kongrese qoftë në manifestime, direkt, degjoheshin me simpati te veçantë dhe perhapeshin menjëhere. Dua ta kujtoj fjalën para zonës 210 të zgjedhësve të kryeqytetit; „Shqipëria nuk eshtë shtet nga tre milion por eshtë komb prej gjashtë milion“. Fjalët e Tij: zotërinj Miniç,Vidiç, Stamboliç mos e zemroni shqiptarin se po u zemrua shqiptari në flakë do të kallet e tërë Jugosllavia.
Gazetat që botoheshin në Tiranë si, Shqipëria e Re, e të gjitha të tjerat lexoheshin dore pas dore. Librat ,sidomos Mërgata e qyqeve në dy pjesë lexohej dhe shpjegohej mes shokëve të organizatës.Vepra e Enver Hoxhës “Titistët“ e bërë si një libër i vogël xhepi, eshtë lexuar anë e kend gjysmës së Shqipërisë se okupuar nga Jugosllavia.
Jehona e qëndreses heroike te djemëve dhe vajzave nga gjysma e Shqipërisë së okupuar nga Jugosllavia, nuk pushoi deri diten e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vijat e frontit ushtarët liridashës e trima përshendetnin më grushtin lartë si një shembelltyre e grushtit të Enver Hoxhës, që simbolizon bashkimin dhe unitetin e popullit tonë në një front të përbashkët, e jo siç trumbetojnë „legenët e shqiptarisë“, se eshtë simbol i gjoja marksizëm leninizmit…
Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës kolosale në shërbim të trojeve shqiptare të pavdekshmit Enver Hoxha!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Atdheut të të gjitha kohrave!
Rroftë Shqipëria natyrale me shtatë milion shqiptarë!!!
Mehmet Musa, Isniq me 16 tetor 2021
P.S: Për ata legenë që kan vjellë e,vjellin vrerë kundër luanit Enver Hoxha unë, dua t‘ju kujtoj se Mali i Olimpit nuk luan nga vendi dhe nuk do t‘ia di për krrokatjet e sorrave të zeza dhe as për ulërimat e çakenjëve dhe lehjet e zagarëve të rrugës. Ata zagarë le të lehin ditën e natën, sepse për ata edhe shpërblehen me ndonjë kockë për ta lëpirë!!!