Do të jemi Shqipëri
“Ju gati se më ngjani, e më jeni sinonim,
me njeri-tjetrin, dhe binom pran njëri-tjetrit:
Me të mirat dhe me të këqijat, humane e njerëzore
Si të themi apo, si t’i quajmë anonim?
Ngase më ngjani, me të gjithë të tjerët; të mbështetur në mur.
Jeni ashtu sikurse vet ne; me këto vuajtje, brenga,
Dhe me halle e derte të përbashkëta, të jetës sonë,
që kishim dhe që kemi, sot dhe dikur”!…
Ju më ngjasoni mua njëjtë, si dikur edhe sot…
Në Kosovën tonë të përbashkët stoike e heroike
Kështu siç ishim, jemi të tundur e të shkundur, në shi e në borë !
Për këtë tonin atdhe, që shpeshherë, e lamë krejt në harresë,
Në çdo kohë, që siç duket haptazi, gati sa s’u bëmë horë…
Fatkeqësisht e mjerisht, asnjë herë në jetë, nuk na është bërë vonë
Megjithatë, ne kurrë nuk u mësuam dhe s’u vetëdijesuam,
për t’u çliruar, nga vetvetja e jonë!…
Kosova, unë, ti , dhe çdo tjetër njeri…
Bashkë me flamurin tonë kuq e zi;
Kur t’i lëmë inatet, hasmëritë, vëllavrasjet,
hajnitë, urrejtjet, jo dashuritë dhe xhelozit në mes veti;
Ne do të kemi unitet, vlera dhe hijeshi:
Atëherë kur këto njësime, epitete të përbashkëta,
Dhe të kultivuara, i bashkojmë në një;
Ne, Shqiptarët, gjithsesi e medoemos:
Do të kemi dhe do të jemi SHQIPËRI…