Komenti

Xhevat Gjini: DIALOGU I KOSOVËS SHQIPTARE ME SERBINË SI DIALOGU I QINGJIT ME UJKUN

Nuk ka rast as ditë që kryetari i Serbisë dhe zyrtarët e saj të lartë nuk betohen e stërbetohen që “kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”!? Nuk lënë rast e paraqitje publike pa e shfrytëzuar për të shfaqur dhe paraqitur pretendimet e tyre për t’u kthyer në “Kosovën e tyre” me ushtri e polici ose, të paktën për ta mbajtur nën kontrollin e tyre Veriun e Kosovës me qëllim që një ditë t’ia aneksojnë Serbisë!?
Edhe keto tri – kater ditet e “krizes se targave”, Kryetari i Serbise, ka perseritur disa here qe “kurre nuk do ta njoh pavaresine e Kosoves “!? Atehere shtrohet pyetja: Cila eshte arsyeja dhe cili eshte interesi i Kosoves qe te dialogoje me Serbine ?! Serbia hapur kerkon dhe angazhohet qe te zhbehet pavaresia – shteti i Kosoves!… Serbia nuk i fsheh qellimet dhe pretendimet e saj per ripushtimin e Kosoves shqiptare (gllabrimin e Kosoves)!? Vazhdimi i dialogut – bisedimeve ne keto kushte do te thoshte te behemi aleat ne “procesin” e defunksionalizimit dhe zhberjes se pavaresise se Kosoves nga Serbia (siç, fatkeqesisht, eshte ber deri tash!…)!! Republika e Kosoves duhet t’ia bej te qarte Beogradit, aleateve te tij dhe gjithe botes qe te drejten themelore per kontrollin e territorit dhe te kufijve nuk do t’ia fale dhe as nuk do ta ndaj me strukturat e shtetit serb ne territorin e Kosoves dhe as me Serbine… Provokimet, kercenimet e Serbise dhe perzierja e saj ne Kosove duhet te marrin fund. Krijimi i nje miniserbie ne Kosove, nen petkun e nje “bashkesie te komunave serbe”, nuk duhet te pranohet as tolerohet. Pranimi i kushteve te Serbise (te parashtruara sot…) do te thote kapitullim pa kushte i Republikes se Kosoves… Dialogu me Serbine ne keto kushte dhe nga keto pozita nuk do te dallonte nga dialogu i qingjit me ujkun!?
Prandaj, Republika e Kosovës nuk duhet te kthehet ne tavolinen e Brukselit derisa Serbia te deklarohet boterisht se nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosoves dhe derisa t’i terheq ose “shuaj” celulat, strukturat dhe organet e ngritura, te financuar dhe “komanduara” prej saj ne territorin tone. Per momentin Kosoves dhe popullit te saj shqiptar me se paku u duhet “kerkimfalja” e nje Serbie qe edhe sot kercenon me lufte. Vetem pas plotesimit te ketyre kushteve Republika e Kosoves mund te kthehet ne tavolinen e Brukselit dhe te zhvilloje bisedime per kushtet e njohjes reciproke, per fqinjesi dhe marredhenie “normale” fqinjesore…
Qendrat e fuqishme te vendosjes duhet ta “lexojne” situaten drejt e sakte dhe te mos i bejne trysni Republikes se Kosoves, qe nuk po kercenon Serbine dhe nuk po nderhyn ne punet e saj, por po ushtron SOVRANITETIN shteteror ne kufijte dhe ne territorin e saj. Terheqja e Republikes se Kosoves nga kjo e drejte do te kishte pasoja te paparashikuara per rajonin… Ne kete situate te renduar, ne kete kohe kur Serbia po demonstron forcen ushtarake prane kufirit me Republiken e Kosoves dhe po rrite presionin per ta “gjunjezuar” Republiken e Kosoves, nga Tirana zyrtare (shteti yne Amë) kerkohet te mbaj qendrim pa ekuivoke dhe t’ia bej te qarte Serbise dhe botes se cenimi dhe kalimi i kufirit te Republikes se Kosovës do te kuptohet me automatizem si shpallje lufte Republikes se Shqiperise…
“Kriza” e targave dhe ditet qe po kalojme jane mjaft determinuese per pavaresine nga Serbia dhe sovranitetin e Republikes se Kosoves!

Postimet e fundit !