Komenti

Lutfi Coka: Ligji i zbatuar shoqëri në zhvillim

Në vendin ku ka dhe zbatohen ligjet,  shtetin e ruan një xhandar, qeverinë një hyzmeqar, arkën një llogaritar, mbretërinë një atdhetar!…

Asnjë fis, asnjë familje, asnjë krahinë, asnjë etni e popoull nuk përparon duke shkel ligjet e veta!… Ligji është “polici“ nën kësulë për këdo, pavarsisht çfar grade e posti ka. Mbreti mbretëron në prehrin e ligjit,në krahët e pasurisë dhe në besën e moralit!… Në këtë formë Atdheu nuk bëhet çiflik, por një truall i fortë bashkimi…..

Shqiptari nuk ka qenë luftëtar, por mejdani i një qëndrese të gjatë dhe shekuj me radhë, gjatë shekujve plot nder!…

Heronjtë e mbretëritë nuk vetëshpallen, por zgjidhen, vlerësohen apo krijohen për të lidhur moralin e një populli me gurthemelin e vet!..

Mosha e një kombi nuk matet kurrë me shpatën e pushtuesit, duke djegur kalendarët, për të ribërë betejat, për të gjallëruar traditën historike plot lavdi….

Shqipëria po rënkon nga plagët e hapura nga cilësia e lapsusit, heronjtë e rremë, perandorët e mundur.

Edhe varret janë kunder taborreve e sulltanëve të ri e kralëve të vjetër.