DITË FESTASH SA PËR T’U TALLUR ME SHOQËRINË
Festat në botën e qytetëruar marrin kuptim nga vendi dhe populli, marrin kuptim, seriozitet e dinjitet nga historia, tradita dhe kultura shpirtērore e materiale e popullit dhe vendit… Festat dhe festimi i tyre në vendet e civilizuara janë burim frymëzimi dhe edukimi për brezin e ri dhe për popullin…
Po ne, shqiptarët, ç’festa kemi dhe si i festojmë ato? Në Kosovēn e Shqipërisë janë rreth 13 festa shtetërore, numër i madh për një vend të vockël, që nuk u lejua t’i bashkohej shtetit të vet!! Ç’përfaqësojnë këto festa?! Mē së paku janë shprehje e historisë dhe kulturës sonë shqiptare! Dy festa janë për krishtlinjen (thua se Krishti ka lindur dy herë!!): krishtlindja katolike dhe krishtlindja ortodokse! Dy festa (ditë pushimi) janë pēr pashkët: katolike dhe ortodokse!! Dy festa janë për bajramin: bajrami i vogël dhe bajrami i madh!! Një festë është për kushtetutēn që “ndalon” bashkimin e Kosoves shqiptare me shtetin dhe Atdheun e saj!! Absurditet dhe hajvanllëk i padegjuar! Nje festë (ditë pushimi) është edhe “dita e Evropes”!! Ec e mos qesh?! Dy ditë pushimi janë për Vitin e Ri, që kudo festohet një ditë!… Ditë feste – pushimi është edhe 17 shkurti dhe dy – tri festa tjera. Nuk punohet edhe për Kryefestën e kombit, 28 Nëntorin e Pavarësisë e të Flamurit tonë, por kjo Kryefestë nuk është në kalendarin e festave zyrtare-shtetërore!! Ultra fyese për ndjenjat dhe krenarinë e popullit tonë shqiptar në Kosovë e më gjerë… Dhe, më e çuditshmja, të gjitha këto festa duhet të bien në ditë pune! Ndryshe, nese festa bie në dite pushimi (e shtune ose e diel), Kosovës dhe popullit të saj duhet t’i merret dita e punës për ta bërë ditë pushimi!! Festa bie të shtunën ose të dielën, kurse nuk punohet të hënën, bëhet pushim!! Populli “detyrohet” nga shteti t’i festoj edhe festat që s’kanë të bëjnë fare me te, jane te huaja!! E padëgjuar në vendet normale !! Tallja nuk është me brirë!
add a comment