Tregtarët e lirisë së Kosovës shqiptare!
Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: Fillimet e dialogut për Kosovën shqiptare

Fillimet e dialogut për Kosovën (Ripublikim)

 POPULLI DUHET TA DIJ KUSH VENDOS PËR KOSOVËN

            Që prej kohësh, me qëllim të krijimit të veprimit institucional në opinioni, nuk ishte i qartë për mënyrën e zgjedhjes apo emrërimit të Grupit të Unitetit, kishte parregullësi e pa qartësi të përgjegjësisë politike ndaj arbitrit dhe të zgjedhurëve. Përkundër pozitës faktike, rrjedhojë e takimeve ndërkombëtare, lidhur me Kosovën dhe njësive të tjera të ish-Jugosllavisë, konferencës së Rambujes dhe nënshkrimeve të Parisit. Marrëvshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244. nga kur kishte filluar dialogu. Një pjesë e lidershipi shqiptar vazhdonte të “bejë qejfin popullit” Se Kosova pret vetëm njohjen formale të pavarësisë. Përkundër gjendjes praktike, politike e ligjore se Kosova, që në Marrëveshjen e Kumanovës, pa pjesmarrjen tonë, dhe me insistimin serb, u vendos në pretektorat ndërkombëtar. Faktor që  në vazhdimësi shfrytëzon veprimin politik të ndar, kur i nevitet mosfunkcionimi unik i faktorit shqiptar në Kosovë, siç ndodhi me Qeverinë e Përkohshme gjatë dhe pas luftës, dhe të kundërtën e kësaj, krijoi unitet politik, kur ishte i nevojitesh  vendimarrja adekuate e interesit ndërkombëtar për Kosovën, siç u veprua me Grupin e Unitetit, Ekipin Negocues e nëngrupet të tjera për lëmi të caktuara për dialogun e Vjenës.

            Fillimi e zhvillimi i dialogun nisi me parakushtin e kompromisit minimal, shqiptarët bënë atë që dikur iu kishin imponuar qendrat e vendosjes ndërkombëtare, kompromisin heqjen e kriterit të kushtëzimit, në opinionin shqiptar të Kosovës doli se po bisedohet për çështjet teknike dhe me askend e as me Serbinë, nuk dialogohet për pavarësinë e Kosovës, se pavarësia është e pa dialogushme. Përkundër ndarjeve në qëndrimet politike, disa grupime u formësuan nga friga që prap mos të dalin “planprishës e trazovaq të rehative”, më në fund pranuan të heqin atributin e opozitës dhe të jenë pjesëmarrës në dialog e të behen hisedar për vendosjen e çështjeve jo vetëm teknike, por tash edhe të vendosjes së statusit të Kosovës. Cili është praktikisht statusi i pjesmarrësve të Grupit të Unitetit, dhe kompleksi i strukturave të tjera të këtij procesi? Praktikisht këtë dialog e prijnë dhe e zhvillojnë personalitete të emruara apo të zgjedhura nga institucionet e Kosovës me marrëveshje të grupeve politike, por jo edhe të zgjedhura nga vota e popullit. Kjo del kështu, se në Kosovë kishte zgjedhje me lista të mbyllura  të cilët nuk kanë marr drejtpërdrejt nga populli as votën e as përgjegjëasinë dhe nuk janë të përgjegjëshëm për veprimet politike e nuk ndiejnë përgjegjësi dhe obligim ndaj zgjedhësve. Megjithate, delegacionet shqiptare bartin vullnetin e popullit, me ndonjë përfaqësues nga minoritetet, shkojnë në dialogim me ndërkombtarët dhe serbët në Vjenë  me ngarkesë morale e politike  apo përgjegjësi historike e kombëtare për veprimet e tyre politike me opsionin e prer,  Kosova e pavarur dhe sovrane, karshi kërkesës serbë për statusin e Kosovës në kuadër të Serbisë me më shumë autonomi, por jo pavarësi, Mu për atë përfaqësuesit tanë kanë përvojen nga praktika e kaluar historike, për obligime kaq të mëdha, ata kanë ngarkesë morale, njerëzore e kombëtare kur flasin e vendosin për vlerat materiale e shpirtërore, më vonë edhe për vlerat dhe përgjegjësitë vitale politike shtetërore e kombëtare. Në këtë pikëpamje faktori ndërkombëtar ka versione lidhur me pavarësinë e Kosovës. Lobi rus me kinezët që janë edhe anëtarë të Grupit të kontaktit, kanë lëshime për pavarësinë e Kosovës, ai Amerikan e anglzë përkrah pavarësi për Kosovën në afatin e përcaktuar. Për çështje të pavarësisë që nga fillimi kishte versione për pavarësi të kushtëzuar apo edhe të mbikqyrur. Ditëve të fundit, përveç mundësisë së shtyerjes së vendimit përfundimtar për statusin e Kosovës, ka edhe subjekte partiake kosovare që prejudikojnë shqetësime lidhur me nivelin e statusit të Kosovës. Për këto vendimarrje këta kuvendarë me veprmet e tyre politike dhe ecurinë e zhvillimeve të bisedimeve me deklartata shtypi pak sa kanë bërë lëshime duke fshehur nga populli të vërtetën, ”çdo takim një hap më afër pavarësisë së Kosovës”. Çka dhe për çka u bisedua deri tash në dialogun e Vjenës? Në Vjenë u shtruan shumë tema për bisedime teknike liria, komodimi dhe integrimi i komuniteteve pakicë, decentralizimi dhe trashigimia kulturore, kryesisht kishta ortodokse dhe eksteritoret në pronësi të tyre, për të cilat opinoni shqiptarë, madje edhe Kuvendi i Kosovës për shkak të thirrjeve për urrëti e dëgjueshmëri, rrijnë të qetë në pritje që mos të shkaktojnë revoltë e pakënaqësie deri sa të merren vendimi përfundimtar për zgjedhjen e çështjes së Kosovës. Praktikish, deri tash ky popull nga shtypjet robëruese në asnjë nivel a mjedis, nga këta dialogues drejtpërdrejt nuk është informuar me esencën dhe përmbajtjen reale të kuvendimeve në Vjenë. Atje përkundër mospajtimeve është biseduar e vendosur për eksteritoret e kishave ortodokase, të cilat padrejtësisht e me “tapi të shqiptarëve” quhen serbe, për disa nga çështjet teknike. Me të cilat veprime Serbia synon qëllimin të dominojë në territore dhe të vije në pikën e caktuar, që në preambulën e Kushtetutës së re, të mbajë Kosovën pjesë e territorit të shtetit serb.

            Kush vendos për statusin e Kosovës faktori ndërkombëtar, Grupi i Kontaktit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ose deklarimi i Populli shumicë të Kosovës, apo Grupi i Unitetetit? Në të parë, personalitetet e Grupit negocues, asnjëherë dhe në asnjë nivel, përveç Kuvendit të Kosovës, nuk dolen me shpegime transparente për bisedimet e Vjenës. Ky Grup negocues, asnjëherë dhe në asnjë nivel nuk folën hapur, se nga bisedimet e Vjenës, merret  qëndrimi i Grupit të Kontaktit dhe vendimi i KS i OKB-së për statusin e Kosovës dhe se këto nivele ndërkombëtare pa ndikim të theksuar të palëve biseduese në Vjenë, shqiptarëve dhe serbëve, definitivisht vendosin për këtë çështje madhore për Kosovën. Liderët tanë është dashur ti shpjegojnë popullit  se, vullneti i popullit të Kosovës dhe qëndrimet e Grupit të Unitetit, nuk janë faktor vendimarrës për statusin e Kosovës. Por, nga ky grup negocues, përherë dhe në vazhdimësi populli ka dëgjuar fjalë se për statusin e Kosovës, përveç vullnetit dhe deklarimit të popullit shumicë në Kosovë nuk negocohet, dhe se për këtë çështje monumentale historike për asnjë kusht, nuk ngecohet me rrënimtaren e Kosovës Serbinë dhe me askend tjetër. Grupi i Negocues, apo i “elefandëve”, tash kur del hapur se Vjena, dhe propozimi i Altisarit për Grupin e Kontaktit dhe KS të OKB-së do të vendoset statusi i Kosovës, Grupi Negocues dhe nëngrupet palë buiseduese në Vjenë, sikur kanë “shtij vesht në lesh” dëgjojnë frymarrjen e popullit dhe frikën e tij, apo janë në pritje të revoltës së arsyeshme spontane. Ndaj kujt do të shpreh revoltë  ky popull që vazhdimisht e historikisht pëson. Sigurisht ndaj vendimarrjes jo të drejtë të qendrave të vendosjes, por edhe ndaj, shtrusllëkut të Grupit negocues dhe politik të Kosovës, përfaqësuesve tanë të cilët përkundër qëndrimeve në pozicion të kërkesave të popullit për pavarësi e sovranitet të Kosovës, nuk mund të çfajësohen se nuk ishin në vazhdimësi transparent e të sinqert ndaj  popullit. Një çështje dihet e njihet prej motesh. Zotin dhe popullin askush nuk mund ta gënjejë. Popullin ka raste, momente e kohëra të ndryshme historike, mund ta kenë mashktruar për një kohë, por jo edhe ta gënjejë përgjithmonë. Andaj, gjithë lidershipi politik në Kosovë, ka obligim moral, ngarkesë kombëtare e historike, të dal hapur para këtij arbitri, ti thot shtruet e shpluet, se ata, liderët e grupeve e nëngrupeve negocuese, përkundër kërkesave të arsyeshme dhe tolerancës maksimale ndaj joshqiptarëve në Kosovë. Ata nuk vendosin për statusin e Kosovës, se faktori ndërkombëtar i garton ata se nuk do të jenë as përgjegjës e as të përgjegjshëm para askujt, përveç ndërgjegjës e sinqeritetit korrekt të tyre njerëzore kombëtare. Sepse, ndoshta as nuk do të jenë të obliguar të firmosin për pajtueshmërinë apo mospajtueshmërinë e tyre lidhur më këtë ngjarje të madhe historike të kësaj toke të djegur dhe fatit të këtij populli të ndjekur.

 Autori ripostim me shkas. Shrimi është botuar më 2006 kur filluan paqartësitë e bisedimet për dhe rreth Kosovës.

/ Është botuar në javën e dytë të tetorit 2006 në Revistën “Nacional” të Shkupit/