Mërgatë

Xh. Gjini: Akademi nderimi dhe mirënjohjeje për krijimin e LPK – së e Heronjtë e saj dhe për veprimtarët, simpatizantët dhe drejtuesit e LPK – së ndër vite

Shoqëria LËVIZJA me mërgimtarët tanë atdhetarë e liridashës shënoi në Gjenevë (Zvicër) përvjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike shqiptare – krijimit të LPK – së dhe kujtoi e nderoi Heronjtë e këtij BASHKIMI, të cilët ashtu siç kishin premtuar: “në ballë të popullit dhe te këmbët e tij e pritën vdekjen si përjetimin më të bukur në lulen e rinisë së tyre”. Siç u bë Gjergj Kastrioti me bëmat e Tij, Kryhero dhe Kryeprofet i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, ashtu u bënë Heronjtë e Janarit referencë dhe burim i pashterrshëm frymëzimi, angazhimi dhe organizimi e bashkimi për LËVIZJEN që krijuan (LPK – në) dhe për përpjekjet dhe sakrificat e saj në rrugën Antipushtuese dhe çlirimtare. Heronjtë e Janarit dhe Dëshmorët e Lëvizjes Kombëtare u bënë themeli dhe çatia e LPK – UÇK – së në “ballë të popullit dhe te këmbët e tij”. Në Akademinë e mbajtur në Gjenevë morën pjesë rreth 200 veprimtarë, drejtues e simpatizantë të LPK – së dhe mërgimtarë patriotë. Para mërgimtarëve veprimtarë e patriotë folën Emrush Xhemajli e Ramadan Avdiu-veprimtarë e drejtues të LPK-së… Për mërgimtarët patriotë dhe për veprimtarët e LPK-së u dhanë mirënjohje nga Shoqëria LËVIZJA…
Rrethanat që po kalon atdheu dhe kombi ynë, por edhe bota, kërkojnë bashkimin, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe organizimin ndërshqiptar përtej kornizave partiake. Mërgata shqiptare ishte dhe mbeti pjesë organike e kombit dhe e përpjekjeve çlirimtare (me penë, me para dhe me pushkë), ishte dhe mbeti mbështetja më e fuqishme e Atdheut të copëtuar dhe popullit të saj në Iliri. Prandaj, falënderimi dhe mirënjohja për Mërgatën tonë patriotike janë gjithmonë në mendjen dhe në zemrën e kombit shqiptar!
P.S. Ndër më të merituarit për organizimin dhe mbajtjen e kësaj AKADEMIE janë: B. Misini, R. Avdiu, H. Hajrizi, E. Xhemajli dhe shokë të tjerë të Shoqërisë LËVIZJA…