Arkiv / RipublikimUncategorised

Xh. Gjini: Provokimet, dhuna, vrasjet, plagosjet dhe terrori në Kosovën veriore e kanë burimin në Beograd

Prishtinë, më 11 nëntor 2011 (ripublikim)

Provokimet e vazhdueshme, dhuna, incidentet, vrasjet, plagosjet dhe terrori ne Veri te Kosoves e kane burimin ne Beograd (po them diçka qe tashme e kane kuptuar dhe e dine te gjithe…). Edhe plagosjet dhe vdekja e nje te riu serb te Kroi i Vitakut kane per autor Beogradin. Serbia me “formacionet” e saj politike dhe shteterore, e perkrahur nga UNMIK-u dhe disa segmente tjera nderkombetare, spastroi Veriun me dhune, persekutime dhe vrasje nga shqiptaret, te cilet edhe sot e kesaj dite nuk po mund te kthehen ne shtepite e tyre. Per kete gjendje eshte fajtore ose nuk eshte pa faj edhe klasa politike dhe institucionale e Kosoves (shqiptare), e cila u “pajtua” me kete gjendje ne Veri plote dymbedhjete vite, sipas logjikes se gomarit, te cilin po e hante ujku, kurse ai thoshte uroj te jem ne enderr… Serbia, e trimeruar per vite nga perkrahja e UNMIK-ut dhe nga heshtja dhe “pajtueshmeria” e shqiptareve (krereve te tyre) tash po e “terrorizon” edhe KFOR-in… Tolerimi i “terrorit” shteteror serb ne Veri nga ana e NATO-s (KFOR-it) dhe Brukselit ne emer te “ruajtjes” se Tadiçit nga “nacionalistet” serbe dhe humbja e tij ne zgjedhje eshte vertete e pakuptimte dhe veç sa i ka trimeruar dhe i trimerone “nacionalistet” (shovinizmin) serbe dhe kupolen “demokratike” shtetrore serbe per veprime shoviniste ndaj Kosoves dhe shqiptareve pergjithsishte… Sjellje te ketilla te “buta” me Serbine mund te prodhojne vetem tensione dhe konflikte te reja, nuk e zgjidhin problemin, por e ushqejne ate, ia zgjasin jeten… Serbia gjithmone “pajtohet” qe te mos pajtohet… Krahina te tera shqiptare jane pushtuar dhe spastruar etnikisht nga Serbia, kurse shqiptaret e Kosoves Lindore (Presheva, Medvexha dhe Bujanoci) edhe sot e kesaj dite nuk gezojne asnje te drejte kombetare, politike e demokratike, nuk gezojne te drejten e tyre per vetevendosje dhe liri nga Serbia… Madje, Medvexha pothuaj se eshte spastruar plotesisht… Nga dhuna, shtypja dhe trysnia shteterore e organizuar dhe konstante e Serbise po shperngulen shqiptaret e atyre komunave dhe po vijne e po vendosen ne kete Kosoven e mbetur pas copetimeve e ricopetimeve ose po ikin jashte, si dikur ata shqiptare te Nishit, Leskocit, Prokuples, Vrajes, Kurshumlise, Toplices… qe edhe sot quhen “muhaxhire” ne Kosove, pa mundur te kthehen ne trojet e tyre…