Komenti

Xh. Gjini: Koha që krerët e shtetit dhe të partive të kuptojnë se në Kosovën veriore kemi një gjendje krejtësisht të re

KRERËT E SHTETIT DHE TË PARTIVE DUHET TA KUPTOJNË SE NË VERI KEMI NJË GJENDJE KREJTËSISHT TË RE
UNMIK – u (qendrat e vendosjes)me përkrahjen e qeverive të Kosovës, Grupit negociator të bisedimeve të Vjenës dhe grupeve tjera negociatore në Bruksel, zgjodhi dhe ndoqi rrugën e pajtimit me Serbinë pa marrë parasysh dhunën, torturat, terrorin, dënimet me burg, dëbimin-shpërnguljen me dhunë shtetërore, shkatërrimin e pasurive dhe të ekonomisë, krimet, masakrat dhe gjenocidin që Serbia kishte kryer ndaj shqiptarëve dhe tokave të pushtuara të Shqipërisë… Rezultat i këtyre negociatave dy dekadëshe ishte krijimi i enklavave serbe në Kosovën shqiptare (bërthamat e “zajednicës” dhe ndarjes!)… Lufta e LPK – UÇK -së dhe e kombit shqiptar ishte bërë Kosova (me viset e saj) t’i bashkohejë shtetit të saj, Republikës së Shqipërisë, vullnet dhe e drejtë fundamentale e një populli të pushtuar… UNMIK-u dhe qendrat e vendosjes i kishin rezervuar Kosovës shqiptare një “autonomi substanciale”!! Për ta avancuar projektin e tyre antishqiptar qendrat e vendosjes dhe UNMIK-u toleruan organizimin e pushtetit (strukturave) paralele serbe (pushtet i Serbisë) në Kosovën e banuar 95% shqiptarë!! Koncentrimi i strukturave shtetërore të Serbisë u bë, me “bekimin” e pranisë ndërkombëtare, në Veri të Kosovës, duke vendosur kufirin (de fakto) në urën e Ibrit!!… Këto grupe dhe struktura shtetërore të Serbisë ushtruan terror e masakra ndaj popullsisë shqiptare andej Ibrit dhe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre! E gjithë veprimtaria e tyre kriminale dhe terroriste ushtrohej nën ombrellën e pranisë ndërkombëtare!!…
Shpërthimi mbarëpopullor shqiptar, i Marsit 2004, i detyroi qendrat e vendosjes të hiqnin dorë nga projekti i një “autonomie substanciale” dhe të kërkonin një zgjidhje më të pranueshme për popullin shqiptar, që kishte luftuar për liri e bashkim kombëtar… Kështu nisën bisedimet e Vjenës për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe nga Serbia !! Këtu edhe ishte hileja e qendrave të vendosjes: zgjidhja për Kosovën TËRËSISHT të çliruar kërkohej duke negociuar me Serbinë!! Këtë hile nuk e kuptuan a nuk deshtën ta kuptonin krerët e politikës në Prishtinë… Të gjithë bashkuar (patriotë- Çlirimtarë dhe pacifiste- kolaboracionistë) zunë hotelet e Vjenës dhe u shtruan në tavolinë me Serbinë për ta “definuar” statusin e Kosovës!! Turp i madh! Serbia që kishte humbur luftën pas një mali me krime, masakra e gjenocid diktonte kushte dhe përcaktonte statusin e Kosovës shqiptare!! Këtu i ka rrënjët fatkeqësia jonë! Në vend se klasa politike e Kosovës të bëhejë grusht e ta shpallte badhkimin me shtetin e saj menjëherë pas Luftës (më së largu 2 – 3 vite pas luftës) ajo po negocionte statusin e Kosovës me Serbinë vrastare!!…
Me këto negociata vetëposhtëruese enklavat “serbe” u ngritën në “komuna serbe”, Mitrovica shqiptare u nda, Kosova veriore u nda, kisha ortodokse e Kosovës u bë “kisha ortodokse serbe” dhe fitoi status eksterritorialiteti midis Kosove!!… Kosova (kupto “përfaqësuesit” e saj të korruptuar e të mercenarizuar, edhe kolaboracionistë…) hoqi dorë nga bashkimi me shtetin e saj (“kompromisi i dhimbshëm”)!! Turp i madh! Megjithatë, Serbia refuzoi ta pranonte “planin e Ahtisarit”… Pse ta pranonte? Kosova e shpalli pavarësinë me “planin”, jo që nuk lejonte bashkimin e Kosovës me shtetin e saj, por edhe shkëputjen-pavarësimin nga Serbia e bënte të diskutueshēm dhe problematik!… Serbisë i ishte lënë në dorë karta-Kosova veriore (edhe komuna tjera…) për ta shantazhuar dhe degraduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!!… Hile e madhe, që bënte muuu…, vetëm krerët e dalldisur e të harlisur me “pavarësinë” nuk kishin veshë e nuk kishin sy për ta dëgjuar e për ta parë! Fakti që Serbia refuzoi ta pranonte “planin e Ahtisarit” i jepte të drejtë qeverisë së Kosovës të mos e zbatone këtë “plan” në pikat që kërkonin krijimin e “komunave serbe”, kishës ortodokse, vendet e rezervuara në Kuvend, Qeveri, etj. Mirëpo, jo… Këta të djegurit për kompromise, dialog, mirëkuptim e pajtim me Serbinë jo vetëm e zbatuan “planin e Ahtisarit”, por e tejkaluan atë, duke i bërë nga pesë “komuna serbe”, sa parashikonte “plani”, në dhjetë “komuna serbe” në Kosovën shqiptare dhe koncesione tjera, që e çuan Kosovën në prehrin e Brukselit, edhe pse ndërkohë patëm OPINIONIN e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i jepte të drejtë Kosovës!! Negociatat e Brukselit i sollën Serbisë koncesione të reja, tragjike për Kosovën!! Qëndrimi i “grupit negociator” në hotelet e ngrohta dhe me dysheqe të buta ua zgjeroi më tej negociatorëve të Prishtinës sensin dhe shpirtin koncesionist (kuptohet në dëm të Kosovës dhe në të mirën e llogarive të tyre bankare dhe përfitimeve tjera…)!! Në Bruksel Serbia fitoi në tavolinë “zajednicën – republika serpsken” me shtrirje në 30 % të territorit!! Nuk thonë kot se oreksi rritet duke ngrënë… Pas këtyre marrëveshjeve të Brukselit komunat “serbe”, “rojet e urës” dhe struktura tjetër e Serbisë në Kosovë veshi “kostumin” e Republikës së Kosovës” dhe po bënte përgatitjet (nën drejtimin dhe urdhërat e Beogradit) për konstituimin e “zajednicës”, sipas marrëveshjes së 19 prillit 2013, e cila, për turpin partive dhe institucioneve tona të kapura nga matrapazët, sharlatanët dhe kolaboracionistët ishte miratuar nga Kuvendi i Republikës me dy të tretat e deputetëve kosmopolitë!!…
Pengimi i zbatimit të asaj marrëveshjeje antishqiptare deri sot, pjesërisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe pjesërisht nga presioni i opozitës dhe popullit shqiptar, nga njëra anë, dhe presioni i botës perëndimore – SHBA – ve (pas luftës që shpërtheu në Ukrainë) për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi (plani franko-gjerman), nga ana tjetër, e shtrënguan Beogradin të luajë me letrën e fundit… urdhëroi strukturën (pushtetin) e tij në Republikën e Kosovës të dorëhiqet… Kusht për t’u kthyer (kurrë mos u kthefshin!) është konstituimi (themelimi) i “zajednicës”, siç thotë Beogradi: “as më pak dhe as më shumë se marrëveshja e 19 prillit 2019”!! Ja, ky është produkti final i një politike të pa tru e të pa bosht kombëtar!! Dhe, janë këta që edhe sot zgjidhjen e kërkojnë te këto marrëveshje, te dialogu e kapitullimi pa kushte para Serbisë!!… Natyrisht, duke u fshehur pas deklaratave e thirrjeve të “ndërkombëtarëve”!! Turp i madh për atë besë dhe atë zot! Nderi i tyre (nëse u ka mbetur edhe pak?), i familjeve, i partive dhe i kombit të tyre e kërkonte që të reflektonin… ta thonin botërisht se “strategjia që ndoqëm me Serbinë ishte e gabuar, dështoi”… Kjo nuk është ligësi, por burrëri dhe mençuri. Largimi i gjithë asaj strukture nga detyra dhe përgjegjësia që kishte marrë me një urdhër të Beogradit është prova më e saktë se “strategjia” e ndjekur këto 23 vite paska qenë e gabuar… Nga dita e ikjes – dorëheqjes së tyre “vullnetare” (me urdhër të Beogradit…) gjendja është kthyer në “zero” dhe kemi një situatë krejtësisht të re… Prandaj, nga institucionet shtetërore, nga të gjitha partitë parlamentare dhe nga kombi shqiptar kërkohet një strategji e re, konform situatës së krijuar me dashjen dhe këmbënguljen e Serbisë… Serioziteti i gjendjes së krijuar kërkon paraqitje, qasje, sjellje dhe veprime të matura e të studiuara mirë… Situata e krijuar mund të kthehet në favor të unifikimit territorial, administrativ, politik e nacional… Në thelb të strategjisë dhe angazhimit shtetëror e politik duhet të jetë vendosja e kontrollit të plotë në Kosovën veriore… të tjerat vijnë pastaj dhe me shumë lehtësi… Por, që të bëhet kjo duhet konsensus politik dhe institucional, duhet qartësi, bindje, guxim dhe vendosmëri… duhet bashkërendim i plotë me Tiranën dhe me miqtë tanë (SHBA-të)… të tjerët, po të jetë e bashkuar klasa jonë politike dhe shtetërore, nuk do të pengojnë… duhet që partitë politike, sidomos Tirana zyrtare, t’i bëjnë presion Qeverisë të mos i bëjë asnjë lëshim Serbisë në dëm të Kosovës… asnjë kompromis që cenon lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe tokën e Kosovës! Krahas kësaj duhet “hapur” me forcë çështja e Kosovës Lindore, e Sanxhakut (pjesa e okupuar nga Serbia…). Situata e re nga klasa politike dhe shtetërore duhet të kuptohet edhe si një shans historik për t’i kopsitur (mbyllur) mirë e mirë hesapet me Serbinë dhe praninë e saj në tokën tonë…