Vështrim/Analizë

Lutfi Coka: Lajmet, emisionet dhe kronikat televizive po rëndojnë në shpirtin e teleshikuesve më rëndë se vet ngjarjet tragjike

Lajmet, emisionet dhe kronikat televizive po rëndojnë në shpirtin e shikuesve më rëndë se vet ngjarja tragjike!?..

Mund të jem në rrugë të gabuar, por më falni për mendimet e mia, mund t’ju duken të gabuara si formë, por më të thella në përmbajtje.

Fjala gjuan, këtë nuk duhet harruar, edhe kur të ledhatosh, gjuan dhe kur është e ëmbël, pa kohën dhe vendin e duhur. Nëse nuk të vret dot, të vret veshin të errëson sytë dhe të ngrin buzëqeshjen!?…

Përdorimi i fjalës është gjëja më e vështirë në këtë botë. Mjeshtrat e fjalës janë mbretër të pashpallur të mëndimit dhe të kuvendit shqiptar! Televizionet tona trasmetojmë për të gjithë, fjalë e fakte, episode e video të stisura, si për të  plagosurit shpirtërisht, ashtu dhe për të marrin mendërisht, si për femijët ashtu dhe për pleqtë, si për të lumturit ashtu dhe për hallemëdhenjtë e kësaj bote. Si do t’i kuptojnë trasmetimet e tilla dhe si do i përjetojnë ato!?… Kësaj i thonë  të këndosh si në dasmë ashtu dhe në vdekje!?.. Ju perandorë të televizioneve, mendoni shumë të fitoni “para” me reklama pa e ditur se kë po vrisni me shpifjet tuaja me shumë të zeza që, ndodhin çdo ditë e orë… Paraja për ju është më e madhe se nevoja për të, por gjithëmonë më e vogël se morali i mirë, që sundon në zemrat dhe ndjenjat tona!…….

A ka më keq e më zi, më e trishtueshme pa dallim moshe, kur jepen kronika skandaloze, që të vrasin në shpirtë e në zemë, që të bëjnë të derdhin lot pakufi dhe të çojnë deri në çmenduri, jo vetëm atyre që ju dhemb zemra e shpirti por, kushdo që ka zemër e shpirt njeriu. Më e turpshme dhe tepër masakër, kur me fatkeqësinë e tjetrit bëjnë emisione, i persërisni here pas here,  duke trishtuar shikuesin dhe torturuar  njerëzit e fatkeqësisë, por edhe duke i dërguar deri në dyert e pavionit të psikiatrisë!?….

Nuk mund të shpjegohet dhe teper të urryera emisionet, që ndërtohen mbi fatkeqësinë e tjetrit… Sa do ndikoj kjo në rrethin familjar, fisnor dhe shoqëror. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që nuk janë njerëz, nuk kanë shpirt e gjak njeriu, nuk kanë prindër, nuk kanë femijë, grua apo motër… pra, mund të jenë “ufo” që vijnë nga kozmosi për të provokuar një botë gjoja të pa zhvilluar, të pa shpirt  ku mendjen ia rremben “Paraja”!?…

Ju të nderuar gazetarë, telekronist e televizione, me veprimet tuaja, më shumë prishni se sa ndreqni, ndoshta këtë e keni të planifikuar dhe qëllim në vete!?… Unë i kuptoj televizionet dhe i admiroj ato kur japin më të mirat e vendit tim, të kohës sonë e të popullit tim!…

Ju po i fryni prushit të konfliktit, shkatrrimit të superstrukturës shpirtërore dhe morale të popullit, ju jeni armë, armë e zëshme në duart e hileve të mëdha!?… Krismat do dëgjohen më vonë, përgjegjësia juaj një ditë do të peshohet!?..

A ju turpëron puna juaj,  juve që pergatitni keto kronika e lajme, kur shikoni  para televizionit kronikat tuaja, një aksident të përgjakur, një skelet viktime të coptuar dhe të shpërndarë në natyrë?! A ju bën përshtypje dhe a ju ndizet gjaku se çfarë servirni para njerëzve të viktimave!?.. Nëse jo, ju vetëm njerëz nuk mund të jeni!? Dhimbja është e jona turpi për ju e perandorët, që  paguajnë për skema të tilla misterioze e famëkeqe!?…

Një gjë më bën pershtypje!?..Ku janë institucionet fetare?!… Ku janë drejtuesit e tyre , që nuk regojnë, që e mbajnë veten dhe paguhen per qetesimin shpirteror të njerzëve !?.. Ndoshta askush nuk i degjon  por të flasin fort dhe populli ta dijë se predikuesit e fesë janë me popullin dhe jo me anen e zezë te mediave!?..\

Kur tellalli sfidon mbretin, mbretëria është mbytur në llumin e vet!?.. Kurrë lajmëtari nuk vritet, por ai që bën lajmëtarin fajtor ka vrarë dhe burgos shpirtin e lirë të fjalës së lirë!

Që të zbresim në tokë, pa u vrarë, duhet që sposorizuesit i tv-ve të kuptojnë vendin dhe kohën e jetës së vet…. Lajmësi të jep lajmin pa xhepat e sherbimit të fshehtë. Zhurma e lajmëtarit të lekut rëndon më shumë se vlera e ngjarjes që trumbetohet. Lajmtarët që bëhen zëdhënës bandash politike janë ushtarë të kazermave  e çorapeve të palara, të një lufte pa fitues!?..

Televizionet sot janë bërë qesharak per shikuesit që nuk kanë probleme… Ndersa per ato që kanë dhimbje, janë bombë në shpirtin dhe zemrën e tyre!?.. Në emër të fjalës së lirë sulmojnë nëpër studio personalitete, politikanë, historian, heronjë, deshmorë, diplomatë e deri te presidentet! Meqë, gazetarët hedhin  mbretërit për tokë, duke u kërkuar llogari, atëherë shteti dhe kreu i shtetit mbeten të punësuar tek gazetarët apo tek televizionet!?..

Ku japin llogari gazetarët për punën që bëjnë!?… Këto medja shpifse, me kronika të zeza, ku e kanë fundin e çmendurisë së veprës së tyre!?.. Arma e gazetarit është vetëm pyetja, lënda eshtë lajmi i saktë. Gazetari përfaqëson popullin vetëm për të pyetur dhe për të dhënë lajmin e vërtetë!…

Do t’u lutesha pronarëve të TV-ve, drejtuesve te emisioneve, telekronistve dhe kronikanëve, të mendojnë me qetësi, të respektojnë dhe përhapin respektin e ndërsjellt, ….vendin e pisllëqeve, kronikave të zeza, ta zejë fjala e gjetur, mendimi i gjallë, i mirë i kuptimit njerëzorë.

Ky nuk është zhvillim që na stisni ju në ekranet e plehëruara të tuajat kur: Kur importojmë teknologji dhe eksportojmë elita, importojmë shnjerezoren dhe eksportojmë njerëzinë, importojmë fenomenet negative dhe eksportojmë traditën shqiptare!?…

Ky nuk është zhvillim, edukim dhe kansideratë njerzore!?.. Nëse ju e quani zhvillim këtë , mos u bëftë kurrë!?.. Nëse ky quhet integrim, mos ardhtë kurrë!?. Nëse ekonomia e tregut është vjedhje e korrupsion mos u bëftë kurrë!?.. Nëse droga e prostitucioni janë jetike krizat i shfarosnin nga rrënjtë këtë sëmundje pa shërim të popullit tim!?.

Poshtë dëshira e padronëve të rinj të thesit të “ parasë” që blenë turpin e botes, historinë, kulturën, ekzistencen, autoktoninë….. dhe shet poshtërsisht, dramat, tragjeditë, gjenocidin, skllavërinë e butë e të lehtë “trgtarit” të zënë rob!