Komenti

Xh. Gjini: Fjalimi që trazoi dhe tmerroi komunitetin (jugo)kosovar

SA SHUMË I TRAZOI E “TMERROI” MENDJET E SHPIRTËRAT E KOMUNITETIT (JUGO)KOSOVAR FJALIMI I KRYEMINISTRIT TONË SHQIPTAR NË ASAMBLEN E KËSHILLIT TË EVROPËS
   Në Kosovën e Shqipërisë (për gati një shekull e pushtuar nga Jugoserbia…) ende jeton një komunitet (jugo)kosovarësh që mendon se për Kosovën shqiptare mund të flas e të shkruajë cilido vend e cilido qeveritar a diplomat i botës veç jo shteti – Trungu i saj, Republika e Shqipërisë dhe përfaqësuesit e saj!!?? Ky rod – soj komuniteti, që flasin shqip e mendojnë serbisht, mendojnë dhe besojnë që Kosova e Shqipërisë është feud apo plaçkë e tyre dhe jo tokë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve e çliruar nga USHTRIA që në ballë e në krah mbante SHQIPONJËN dhe Flamurin tonë kuqezi e jo flamurin e LDK-së e të Vjosa Osmanit, – përfaqësuese e denj e këtij komuniteti me mendje, shpirt e botëkuptim të deformuar kombëtar. Ky komunitet (jugo)kosovarësh shtetin e Kosovës e kupton dhe propagandon paturpësisht si shkëputje dhe pavarësi nga shteti AMË dhe si zgjidhje – mbyllje përfundimtare të çështjes shqiptare, siç do të dëshironin edhe kundërshtarët dhe armiqtë e (ri)bashkimit të Shqipërisë në kufijtë ku bukës i thuhet bukë dhe ujit ujë… Gaboheni ju komunitarë jugokosovarë që historikisht ishit dhe mbetët në anën e gabuar të historisë! Kombi shqiptar nuk mund të nxirret nga rruga e të largohet nga qëllimi i bashkimit kombëtar në një shtet e në një Shqipëri kuqezi… Shteti i Kosovës (zgjidhje kompromisi e imponuar për t’u përdorur si digë kundër bashkimit të Shqipërisë në kufijtë e saj natyror e kombëtar) nga shqiptarët kuptohet si mundësi për t’u shkëputur dhe pavarësuar plotësisht nga Serbia dhe prania e saj, si mundësi e madhe për t’i çliruar dhe bashkuar edhe krahinat tjera të Shqipërisë që mbahen të pushtuara dhe zaptuara nga shtetet shoviniste fqinje… Populli shqiptar i Kosovës dhe i të gjitha krahinave tjera jashtë kufijve të shtetit tonë AMË angazhohet dhe kërkon që Republika e Shqipërisë të jetë edhe më unike, më e zhvilluar, më e fuqishme që t’i përfaqësojë, mbrojë dhe bashkërendojë para gjithë botës kërkesat dhe interesat jetike të shqiptarëve për t’u bashkuar në një shtet dhe me një Flamur kuqezi…Tirana është Kryeqendra e kombit shqiptar dhe e çdo shqiptari në botë dhe ka detyrim moral, kombëtar e kushtetues-shtetëror t’i mbrojë dhe t’i përfaqësojë e bashkërendojë interesat e kombit… Propaganda dhe përpjekjet për ta “pavarësuar” Kosovën nga shteti i saj janë antishqiptare, antinjerëzore, anticivilizuese dhe antidemokratike, janë të dështuara sot e përgjithmonë…