MONOLOG NË BRIGJET E JEZRECIT
(Gurselit dhe Bajramit)
Këmishë e përgjakur peisazhi
I veshur
Brigjeve të Jezercit
Ku re ti vëlla Bajram
Ku re vëllau im
Pikturë ideale mbi majat e Sharrit
Ndrinë mbi suprinë vesa e mëngjesit
E shoh kulmin e shtëpisë sonë të fëmijërisë
Mes fushës së plagosur të Kosovës
Të bardha këmishat tona të përgjakura
Valëviten në erë kumt globit
Mes krismave të pushkëve të lirisë
Buzëqeshja jote oj nënë
Puhizë mbi dhembjet tua mbi plagët
Mbi pikturën time dhembjet e shekullit
Ah! Mbi pikturën time të quajtur Kosovë
Shtator,1998
NË SADOVINË*
Mbi një bar të kositur
Mbi pikën e verës
Ulur mbi mendimet
Sikur mbi krahët e erës
Në Sadovinë
N’sa do vinë?
*) Emri i katundit të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani
add a comment