Shqiptaret ngjallen edhe nga hiri i tyre
Prishtine, 7 shtator 2012 (Ripublikim)
Pas veprimtarise se Shoqerise “Josif Bageri” (e themeluar nga shqiptaret e “vrare” dhe djegur nga sllavet), sonte pash dhe degjova ne kanalet televizive te Tiranes (24 News…) edhe nje ngjarje shpresedhenese per ringjalljen e popullit shqiptar edhe aty e atje ku ishte “vrare” – asimiluar e djegur nga pushtuesit sllave… Banoret e fshatit Podgorcë (nese e shkrova sakte emrin e fshatit) te Struges te “vrare”-asimiluar dhe djegur nga pushtuesit sllave (te cilet kane pervetesuar edhe emrin iliro-shqiptar “maqedon” dhe historine e trashegimine e tyre ilire) sot protestonin para Komunes se Struges pse Ministria shoviniste e arsimit nuk i lejonte femijet e tyre te mesonin dhe te arsimoheshin ne gjuhen shqipe… Çudia e çudirave eshte se vete prinderit nuk flisnin gjuhen shqipe, por e kishin ruajtur ndergjegjen kombetare edhe pas asimilimit… Kjo me bindi perfundimisht se populli shqiptar eshte (ndoshta) i vetmi popull qe ringjallet nga hiri i tij edhe pas “vrasjes” dhe djegies qe mund t’ua beje nje pushtues… Kjo shpjegohet dhe deshmohet e vertetohet edhe me mbijetesen e tij gjate mijera vitesh… Ky fenomen, kjo ringjallje nga hiri po ndodhe edhe me shqiptaret (arvanitasit) ne vendin e tyre qe sot padrejtesisht quhet “Greqi”, kjo po ndodhe edhe ne Mal te Zi, ne Turqi… Ringjallja e popullit shqiptar (pjeseve te “djegura”) do te ndodhe deri sa te kete jete mbi dhe… Prandaj, thuhet se populli shqiptar eshte AMA e popujve tjere, eshte popull i ZOTIT…
add a comment