KOHA QË KOSOVA SHQIPTARE TË SHKËPUTET – PAVARËSOHET TËRËSISHT NGA SERBIA SHOVINISTE
(TË MOS SHTYHET ZBATIMI I VENDIMEVE PËR RECIPROCITET!)
Shpikja e “Veriut serb” u bë me qëllim që të mbaheshin peng dhe të shantazhoheshin liria, pavarësia dhe sovraniteti (shkëputja e plotë nga Serbia shoviniste) i Kosovës shqiptare nga Serbia. Shpikja e “Veriut serb” pati edhe miratimin dhe përkrahjen e pranisë ndërkombëtare! Fuqitë e Mëdha dhe qendrat e tyre të vendosjes nuk ishin për shkëputjen e plotë të Kosovës shqiptare nga Serbia pushtuese. Ato ishin “përcaktuar” për një gjysmëzgjidhje – për një Kosovë të lidhur pas qerres së Serbisë!! Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK – së dhe e kombit shqiptar i hodhi në erë këto “zgjidhje” për Kosovën dhe popullin e pushtuar shqiptar. Lufta e UÇK – së për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë i lëvizi nga “istikami” Fuqitë e Mëdha perëndimore dhe organizatën e tyre ushtarake, – NATO -n. Lufta Çlirimtare e kombit shqiptar po kërcënonte “zgjidhjet” që ishin bërë në shekujt e XIX dhe XX në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë! Me dhunë, terror e gjenocid të shteteve shoviniste fqinje dhe me vendime të Fuqive të Mëdha ishin grabitur dhe përvetësuar dy të tretat e tokave të Shqipërisë! Kryesisht në toka të Shqipërisë ishin krijuar Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe më vonë edhe Maqedonia! Nishi, Prokupla, Kurshumlia, Leskoci, Vranja, Toplica, Podgorica, Tivari, Budva, Cetinja, Kotorri, Novi Pazari, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Athina, Janina, Peloponezi, Preveza, Arta, etj. ishin qytete shqiptare të Shqipërisë. Prandaj, fqinjët tanë shovinistë e pushtues të tokave tona dhe aleatët e tyre u tronditën nga Lufta jonë Çlirimtare, flakët e së cilës rrezikonin edhe paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës, që ishte bashkëpjesëmarrëse e vendimeve antishqiptare, antihistorike dhe antinjerëzore për copëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Prandaj, Fuqitë e Mëdha u “pajtuan” që të ndërhynin ushtarakisht (me bombardime) që të ndalejë Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK – së, që kishte qëllim dhe BETIM çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Këto Fuqi dhe qendrat e tyre të vendosjes i dhanë fund Luftës me një rezolutë të OKB – së e cila i mohonte popullit të pushtuar shqiptar lirinë dhe të drejtën themelore për t’u bashkuar me shtetin e tij, me Republikën e Shqipërisë!! Rezoluta 1244 Kosovën shqiptare e reduktonte në kufijtë krahinor të imponuar nga Beogradi pas Luftës së Dytë Botërore! Shqiptarët dhe çështja e tyre e pazgjidhur edhe njëherë po vendosej në shtratin e prokustit!! Tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia po “trajtoheshin” sipas kufijve që i kishin copëtuar e ndarë ato në disa republika jugosllave!! Një gjysmëzgjidhje ofrohejë vetëm për Kosovën me kufijtë e përcaktuar – imponuar nga Jugoserbia pushtuese!! Shpërthimi mbarëpopullor i marsit 2004 i detyroi qendrat e vendosjes të lëviznin nga qëndrimet e tyre. Kosovës së cunguar i ofrohejë një “pavarësi e kushtëzuar dhe e mbikëqyrur”!! Kosova shqiptare duhej të bëhejë “multietnike” dhe të hiqte dorë nga e drejta e saj fundamentale për t’u bashkuar me shtetin e saj, Republikën e Shqipërisë!! Për ta përjetësuar këtë “zgjidhje” Fuqitë e Mëdha dhe prania e tyre në “Kosovën krahinore” shpikën dhe imponuan “komunat serbe”, “kishën serbe”, “zonat e mbrojtura serbe”, “veriun serb” dhe “zajenicën serbe” (minishtetin serb në Kosovën shqiptare)!! Të gjitha keto “zgjidhje” antishqiptare, antidemokratike dhe anticivilizuese për Kosovën e Shqipërisë u bënë me përkrahjen dhe miratimin e klasës së vjetër politike (kolaboracioniste) dhe klasës së re politike (“patriotike”) në Prishtinë!! Shteti që ishte dhe është i vetmi pronar legjitim i tokave shqiptare, Republika e Shqipërisë, ishte (vetë)përjashtuar nga “zgjidhja” e çështjes shqiptare!! Tiranës zyrtare i kërkohejë nga Fuqitë e Mëdha të miratonte dhe të përshëndeste apriori çdo “zgjidhje” që shpikej për Kosovën dhe popullin e saj shqiptar!! Ky qëndrim në “aut” shtetit tonë i imponohejë nga gjendja e rëndë ekonomike dhe nga problemet e dobësitë e shumta që kishte prodhuar viti i zezonës – viti 1990 – në emër të demokracisë kapitaliste dhe në emër të një mirëqenieje dhe lumturie imagjinare!!
Projekti monstruoz i qendrave antishqiptare e tërhoqi zvarrë tash e 23 vite Kosovën në një “dialog” pa fillim e pa mbarim me Serbinë shoviniste! Në themele të këtij “dialogu” me Serbinë ishin vënë koncesionet që duhejë të bënte Kosova shqiptare në dëm të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe në dëm të vetë qenies së saj kombëtare e të interesave të saja jetike!!
Fuqitë e Mëdha, edhe “miqtë” tanë, udhëhiqeshin nga dëshira dhe interesat e tyre për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus dhe nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë. Për arritjen e këtij qëllimi gjeostrategjik “miqtë” tanë u treguan të gatshëm t’i sakrifikonin interesat tona dhe vetë çështjen shqiptare! Me “zgjidhjet” që po ofronin dhe po shpiknin për Kosovën në kufijtë krahinor synonin t’i vinin “PIKË” çështjes së pazgjidhur shqiptare në Iliri dhe t’i lanin hesapet njëherë e mirë me shqiptarët dhe me Shqipërinë e copëtuar si asnjë vend e komb tjetër në Evropë!?
Lufta në Ukrainë dhe qëndrimi që po mban Serbia i bindën edhe “miqtë” tanë se Serbia nuk zbutet dhe nuk “blihet” me koncesione e lajka… Koncesionet që i janë bërë Serbisë në kurriz të popullit boshnjak dhe në kurriz të popullit shqiptar edhe pas luftërave shkatërimtare dhe pas gjenocidit të kryer nga Serbia edhe në fund të shek. XX veç sa e kanë trimëruar, egërsuar dhe rritur oreksin e Serbisë ekspansioniste. Serbia zbutet dhe e ulë bishtin vetëm kur përballet me vendosmërinë, forcën dhe guximin për t’ia vendosur kufirin te thana. Prandaj, në rrethanat e krijuara pas luftës ruso – ukrainase dhe me qartësimet që po prodhon kjo luftë për popujt e shtypur dhe për vendet demokratike, Kosova shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë dhe të përditshëm me shtetin e saj AMË dhe me partnerët e saj ndërkombëtarë (kryesisht me amerikanët), duhet t’i jap fund lojës “maca dhe miu” (dialogut poshtërues dhe kërcënues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia). Qeveria e Kosovës, të gjitha institucionet dhe organet e shtetit, partitë politike dhe gjithë populli shqiptar i Kosovës duhet të jenë unik dhe të vendosur për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë që nga 1 shtatori. Shtyrja e zbatimit të reciprocitetit do të ishte dobsim i mëtejshëm i pozitave të Kosovës në raport me Serbinë shoviniste dhe aleatët e saj. Shtyrja e zbatimit të reciprocitetit (shkëputjes së plotë nga Serbia dhe pranisë së saj në Kosovë) do të ishte edhe dobësim i pozitave dhe ndikimit amerikan në Iliri, do të ishte tërheqje në favor të ndikimit rus. Konteksti i krijuar gjeopolitik është i favorshëm për shporrjen e pranisë serbe nga Kosova shqiptare. Kjo “zgjidhje” do ta ketë edhe mbështetjen amerikane dhe të shumë aleatëve të saj. Por, vendimet dhe zbatimi i tyre (hapja e rrugës) i takojnë Republikës së Kosovës. Nuk mund të presim që të tjerët t’i kryejnë edhe detyrat që janë vetëm tonat…
Serbia me të gjitha mënyrat dhe mjetet po përpiqet ta mbajë për vete Veriun e Republikës së Kosovës (një të katërtën e territorit) dhe në një ditë të bukur t’ia bashkojë shtetit të saj!? Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe populli shqiptar duhet të jenë të vendosur që ta dëbojnë Serbinë (jo pakicën serbe) nga toka jonë me të gjitha mënyrat dhe mjetet… Sepse, Serbia nuk çan kokën për pakicën serbe në Kosovë, e cila gëzon super të drejta, por po angazhohet për ripushtimin e tokave tona. Prishtina, Tirana, Shkupi dhe i gjithë kombi shqiptar duhet të angazhohen për fatin dhe çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore e jo të angazhohen në “dialog” për “Veriun” e për çështje ekskluzivisht të brendshme të Kosovës shqiptare…
Xh. Gjini: Koha që Kosova shqiptare të shkëputet – pavarësohet plotësisht nga prania e Serbisë shoviniste (Të mos shtyhet zbatimi i vendimeve për reciprocitet!)
add a comment