SI U BE PDK-JA SI LDK-JA
Prishtinë, 26 gusht 2014 (ripublikim)
Kemi bere shume shkrime per rreshqitjen e PDK-se nga programi i saj politik, ekonomik, kombetar e social… E kemi thene e shkruar shume here se PDK-ja e Hashimit dhe grupit te tij nen hije (jashte organeve te Partise…!) po behet nje LDK e dyte ne Kosove… Rreshqitja e madhe dhe ldkizimi u finalizua me “djathtezimin” e PDK-se… Por shkakun pse nje parti politike rreshqet nga ideologjia e saj e ka dhene dhe shpjeguar me pak fjale studiuesi i njohur i partive politike dhe i demokracise, Anthony Downs:”Partite politike, shkruan ai, zakonisht vazhdojne t’i ruajne pozicionet e tyre ideologjike, kur nuk pesojne humbje drastike. Kur humbasin, ia pershtatin ideologjine e tyre asaj partie qe ua ka shkaktuar humbjen”. (Manfred G. Schmidt, Teorite e Demokracise, 2012, f.206) Si shembull per kete “rreshqitje” Downs merr Partine Socialdemokrate te Gjermanise dhe parti tjera. Por shembulli me adekuat eshte PDK-ja, e cila pas humbjes drsatike te kater pale zgjedhjeve nga LDK-ja (per fajin e Hashim Thacit dhe te grupit te tij jolegal) iu pershtate plotesisht, madje ne disa drejtime ia kaloi, LDK-se. Ndersa Hashim Thaci iu pershtate dhe ia kaloi udheheqesit politik e shpirteror te LDK-se, Rugoves, te cilit edhe pas vdekjes shkon dhe i perulet me nderime te varri i tij…! Kjo pershtatje-ldkizim i PDK-se u be, sepse Hashim Thaci, edhe pas humbjes se kater pale zgjedhjeve nuk jepte doreheqjen, nuk hapte krahun dhe nuk i hapte rruge PDK-se, te cilen e beri nje LDK te dyte vetem e vetem qe te qendronte ne krye te saj, qofte edhe me nje ekip te “huazuar” nga LDK-ja dhe titizmi… Prandaj, edhe tash qe humbi zgjedhjet nuk po mund te gjeje force qe te terhiqet ne menyre demokratike nga pushteti… Dhe nuk ka faj: ai dhe grupi i tij nuk humbin vetem nga nje rroge… Humbin shume, shume, shume…
Mirepo, kjo nuk i ka bere mire demokracise dhe as Kosoves…! Republika e Kosoves eshte shume e vogel per dy LDK… I mjaftonte nje…!
add a comment