Shqipëria/Aktualitet

Konferenca e parë ndërqeveritare e Reoublikës së Shqipërisë me BE – në në Bruksel

Në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, Republika e Shqipërisë – BE, në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka vlerësuar angazhimin dhe rezultatet e Republikës së Shqipërisë në vite në procesin e integrimit evropian.

“Duke filluar procesin e negociatave, Republika e Shqipërisë do të bëhet anëtare e BE-së dhe me këtë Republika e Shqipërisë – BE po merr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është tejet i rëndësishëm për BE -në dhe ky është një moment që kjo rëndësi po tregohet, e rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, të gjithë rajonin dhe për BE në tërësi”, tha ai.

Borrell shtoi se, në këtë fazë të re Republika e Shqipërisë do të ketë avantazhe dhe mundësi për të shpejtuar reformat sa më afër BE-së, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke pasuruar standardet e BE-së nëpërmjet këtij procesi.

Ai shtoi se, “për sa i përket aspekteve të politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe harmonizimi juaj me politikat e BE dhe vendimmarrjen tuaj, ashtu sikurse puna juaj dhe bashkëpunimi që keni në KS, në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. E dimë që kjo vjen me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi të lartë është se jeni pjesë tashmë e një liste të disa vendeve  të padëshirueshme, por duke qenë pjesë e komunitetit më miqësor në botë, që është BE”.

“Siç e kemi thënë edhe në takimet tona me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në qershor, ju keni harmonizimin dhe politikën 100 % me sanksionet që ka vënë BE, dhe ky nuk është një ushtrim teknik. Në këto kohë gjeopolitikisht të paqarta, asgjë nuk është më e qartë se një politikë e jashtme e tillë. Është një politikë që vlerësohet nga ne dhe marrëdhëniet tona nuk janë thjeshtë transaksione interesi, por një marrëdhënie në bazë të vlerave, parimeve dhe qëllimeve që kemi”, tha ai.

Në vijim, Boreli tha se, “Shqipëria do të mbështetet nga BE për t’u përballur me ndikimet armiqësore me vendet e treta dhe për të ngritur pikërisht qëndrueshmërinë e vet në proceset që janë tashmë pjesë e agresionit rus dhe e dimë sa e vështirë ka qenë për Ju, zoti Kryeministër, të përballeni me pasojat e luftës sa i përket çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”.

“Për më tepër disa ditë më parë Qeveria shqiptare u shënjestrua nga një sulm i madh kibernetik, vetëm javën e kaluar. Pamë pikërisht një veprim për t’u përballur me këtë rrezik në të gjithë Ballkanin Perëndimor me partnerët tanë, veçanërisht me ata që janë shumë afër nesh në çështjet e politikës së jashtme”, tha ai. Boreli theksoi se, Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë modelues në një rajon të komplikuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë, dhe BE vazhdon të mbështetet tek ajo për këtë.

“Republika e Shqipërisë ka dhënë shembuj për fqinjësinë e mirë dhe ky rol do të jetë më i rëndësishëm teksa ju vazhdoni rrugën drejt anëtarësimit në BE. Me zor pres të vazhdoj të punoj në rrugën tonë evropiane, sepse ne kemi nevojë për ju, ne kemi nevojë për Republikën e Shqipërisë në mënyrë që të plotësojmë të gjithë kuadrin e BE-së. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, sepse do të jemi më të fortë bashkë”, tha ai.