DIALOGU DHE MARRËVESHJET QË CENUAN SUBSTANCËN E LIRISË, PAVARESISE DHE SOVRANITETIT TË KOSOVËS SHQIPTARE
Përpjekja dhe lufta gati një shekullore e kombit shqiptar për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë rezultoi me çlirimin e njërës prej krahinave të mëdha të Shqipërisë, Kosovës, me rreth 11 000 km katrore. Mbeten edhe rreth 50 000 km katrore tokë e pushtuar e Shqipërisë (më shumë se gjysma e Shqiperise!)… Lufta Çlirimtare përmirësoi shumë pozitën e popullit shqiptar në Maqedoninë tonë, por mbetet kerkesë minimale e drejta e popullit shtetformues per shqiptaret ne kete shtet…
Vetem çlirimi i Kosoves (pa vise) ishte i plote. Lufta e kombit shqiptar, qe fitoi edhe perkrahjen e Amerikes-NATO-s, e detyroi Serbine pushtuese te terhiqet teresisht nga keto 11 000 km katrore. Mungesa e nje klase politike te afte dhe te vendosur brenda pak vitesh e solli Kosoven shqiptare (me trysnine edhe te “nderkombetareve”) ne nje pozite inferioriteti me Serbine e mundur ne fushen e luftes !! Klasa e saj politike (e kapur dhe me hipoteka…) e shpuri Kosoven e Shqiperise ne tavolinen e dialogut dhe koncesioneve me Serbine !! Klasa politike (kombinim i nje grupi “patriotik” dhe nje grupi kolaboracionistesh!) fillimisht hoqi dore nga e drejta hyjnore, historike dhe nderkombetare per t’u bashkuar me Trungun-shtetin e saj!!… Pas ketij “kompromisi” vetëposhtërues, klasa politike, qe pretendonte se po jepte “te dhimbshmen per te fituar te këndshmën”, eci “vendosmërisht” në rrugën e koncesioneve vetëposhtëruese! Në kete rrugetim (proces) kjo klase e tredhur politike hoqi dore edhe nga sovraniteti dhe e drejta per ta organizuar territorin, sistemin politik, arsimin, shendetesine, sistemin e drejtesise, policine, mbrojtjen, etj. pavaresisht nga Serbia! Madje, kjo klasë politike e kapur nga “nderkombetaret” fëtefët, si pa të keq, ne nje dite te bukur me diell hoqi dorë edhe nga pavaresia dhe sovraniteti, duke i shtuar Republikes se Kosoves nje fusnote qe e rihapte statusin e vendosur te Kosoves dhe poziten e saj te pranuar ne bote si shtet i pavarur e sovran e bente te diskutueshme!! Klasa e kapur politike, bashke me “nderkombetaret”, e beri Serbine partnere ne Kosoven tone !! Për te gjitha çeshtjet qe do te duheshin te ishin ekskluzivisht te Kosoves “sovrane” duhet te dialogohet me Serbine, duhet pelqimi i Serbise, duhet bere marreveshje me Serbine !! Me kete “logjike” Kosoven e Shqiperise e bene çeshtje te Serbise!! Se per Kosoven dhe popullin e saj shqiptar po ndertohet nje shtet me sovranitet te dyfishte deshmon edhe marreveshja per energjine elektrike (perveç shume marreveshjeve tjera)!! Pakicen serbe ne Republiken e Kosoves do ta furnizoje me energji elektrike Serbia (nje ndermarrje e saj!)! Edhe faturimi i energjise se shpenzuar dhe sherbime tjera per keta qytetare te Kosoves shqiptare do t’i beje kjo ndermarrje e Serbise e licencuar nga Kosova!! Te pakten, nese nuk beheje ndryshe, te ishte nje ndermarrje nderkombetare, e nje shteti te BE – se… Zbatimi i kesaj marreveshjeje kercenon serozisht edhe pavaresine energjetike te Republikes se Kosoves! Hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje te arritur vite me pare e entuziazmoi opoziten ne Kosove !! Partite opozitare i thane Kryeministrit Kurti me tone ngadhnjimtar : “A pate qare pa e miratuar dhe pranuar edhe ti marreveshjen qe e kemi arritur me Serbine”!! Kurse Kryeministri Kurti u arsyetua se “marreveshjen e kishte trasheguar”, prandaj e gelltiti pa menduar se e kishte kundershtuar dikur, me te drejte!! Kosova dhe populli i saj shqiptar do te “perjetoje” edhe koncesione dhe marreveshje tjera ne kurrizin e tij… Te njejtin reagim do te kemi nga keto parti dhe “boset” e tyre edhe kur te miratohet “zajednica”!! Njera pale do te ngazlleje nga kenaqesia se u jetesua marreveshja e saj per “zajednicen”, kurse pala, qe atehere me te drejte e kundershtonte, tash nga pozita e pushtetit do te “arsyetohet” se edhe marreveshjen per “zajednicen” e kishin trasheguar! Ja kjo eshte loja me lirine, me pavaresine dhe me interesat jetike te popullit shqiptar ne Kosove dhe te kombit shqiptar ne Iliri e ne bote… Keto jane partite politike qe gjithe luften e bejne per te ardhur ne pushtet ose per te qendruar ne pushtet, qofte edhe ne kurriz te Kosoves shqiptare!! Ja kjo eshte klasa politike qe i bene “karshillek” Trungut te saj, kurse me Serbine dialogon e bene marreveshje veteposhteruese tash 23 vite!!…
add a comment